Connect with us

Lajme

Arben Fetai është në vijë me politikat e Arben Taravarit, thotë sekretari Ramadani

Published

on

Blerant Ramadani, në emisionin e sotëm në “Daily Click”, u pyet rreth statusit të fundit në Facebook nga ana e zëvendëskryeministrit Fetai. Ramadani theksoi se deri në këtë moment Arben Fetai është në një vijë me politikat e Arben Taravarit. Sa i përket postimit të tij, ai është një qëndrim personal, sepse në ASH ka demokraci të brendshme dhe ato që ka thënë, besoj se do t’i sqarojë edhe në kuvend

Continue Reading

Lajme

Taravari: ASH më mirë të jetë në opozitë dhe të mundohet të bëjë garën sa më të mirë sa më të suksesshme

Published

on

By

Lideri i Aleancës për Shqiptarë, Arben Taravari, sonte në hapjen e selisë së re në Shkup theksoi se ASH më mirë të jetë në opozitë, duke parë situatën në të cilën ndodhen.

“Jo nuk kemi një vendim definitiv, por me shumë gjasa po e shofë që besimi mes nesh aty në koalicion qeverisës është në një situatë të mjerueshme dhe besoj se këto ditë ASh, duhet të takohemi me kryeministrin sepse është korrekte të takohemi dhe bisedojmë edhe një herë, besoj që ASH më mirë të jetë në opozitë dhe të mundohet të bëjë garën sa më të mirë sa më të suksesshme, të organizohet nëpër shtabe dhe degë dhe të tenton të fitojë sa më shumë komuna, por vendimin definitiv do e sjellë kryesia e partisë”, tha Taravari

Continue Reading

Lajme

Taravari: ASH është më shumë sesa VLEN-i, komplet bashkë

Published

on

By

“ASH është më shumë se sa VLEN-i, komplet bashkë”, kështu u shpreh lideri i Aleancës për Shqiptarë, Arben Taravari sonte në hapjen e selisë në Shkup, ku foli edhe për aktualitetin politik.

“Aleanca për Shqiptarë është më shumë se sa VLEN-i komplet, bashkë, dhe këtë fakt ata asnjëherë s’mundet ta pranojnë, sepse ne edhe kur vendosëm të shkojmë me VLEN-in dhe ta sjellim ndryshimin dhe e kemi bërë punën më të madhe të mundëshme dhe çdokush prej juve duhet të jetë krenarë se BDI, shkoi në opozitë, edhe duhet të shkonte në opozit edhe mirë bëri. I kemi dhënë shancë që ndalë ngadalë të reformohet. Pak gjykata e reformoi, pak vetë ata, pak faktorë të ndryshëm ndikuan të reformohen kështu që ne e bëmë pjesën tonë”, sqaroi Taravari.

Continue Reading

Lajme

Komuna e Gostivarit pjesë e aksionit “Fundjavë Gjenrale- Limani: Një qytet i pastër është një detyrim dhe një shërbim i domosdoshëm për shëndetin tonë

Published

on

By

 

Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me shoqatën “Men and Mountain”, Kryqin e Kuq, EVN, shoqatën “Pozitiva B2”, realizoni aksionin ekologjik “Pastrimi gjeneral në fundjavë”.

Aksioni kishte për qëllim ngritjen e vetëdijes publike për nevojën e grumbullimit dhe riciklimit të mbetjeve dhe u pastruan pjesët qendrore të qytetit.

“Komuna e Gostivarit realizoi një bashkëpunim të rëndësishëm me “Men and Mountain”, Kryqin e Kuq, EVN-në dhe shoqatën “Pozitiva B2” për pastrimin e qytetit. Një qytet i pastër është një detyrim dhe një shërbim i domosdoshëm për shëndetin tonë.”- u shpreh Limani.

Continue Reading

TOP Lajme