Connect with us

Politika

Anketa e IRI-t: 22% e qytetarëve shqiptarë i besojnë Taravarit, për Ahmetin 59% kanë mendim negativ

Published

on

Nga analiza e IRI-it del që 22% e qytetarëve të anketuar kanë mendim pozitiv për Arben Taravarin ndërsa vetëm 19% për Ali Ahmetin, pra një dallim prej 3 pikë përqindje. Në anën tjetër, Ali Ahmeti është 8 pikë përqindje më para me mendimin shumë negativ nga ana e qytetarëve, gjë që tregon se Ali Ahmeti është shumë më i padëshirueshëm sesa Arben Taravari si politikanë.

Ndërkohë, sot BDI gënjeu duke pretenduar se IRI nxjerr hmetin politikanin e dytë më të besueshëm, megjithatë Instituti Ndërkombëtar Republikan Amerikan (IRI) nuk gënjen.

Në anketë janë vendosur tetë (8) lider politikë, prej tyre vetëm dy shqiptarë, pra Taravari dhe Ahmeti ku ky i fundit del me besueshmëri shumë më të ulët.

Kjo besueshmëri ndaj Taravarit, dëshmon edhe një herë se si politikan transparent dhe i hapur ndaj qytetarëve, në vijë të shërbimit dhe llogaridhënies së plotë, veprimet e tija në politikë gëzojnë mbështetje te popullata.

Ndryshe, anketa është realizuar prej 2 shkurt deri më 5 mars, përkatësisht në periudhën para mbajtjes së zgjedhjeve të prillit dhe majit.

Sondazhi më i fundit shumëkombësh në Ballkanin Perëndimor është kryer nga Qendra për Vështrime në Hulumtimet e Anketave (CISR) në kuadër të Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI).

Continue Reading

Lajme

Blerant Ramadani: Duhet ta vazhdojmë mesazhin e MO-së, të punojmë bashkë dhe pa ndasi

Published

on

By

Blerat Ramadani nga ASh ka folur në manifestimin për shënimin e 24-vjetorit të MO-së, njofton Top24

Ai tha se Marrëveshja e Ohrit ka pasur mesazhin kryesor barazinë dhe të drejtën dhe sipas tij kjo duhet të vazhdojë t’i udhëheq politikanët shqiptarë.

Continue Reading

Lajme

Nga deponia në park: Rrëfimi frymëzues i Bujar Osmanit për fëmijërinë dhe misionin e tij

Published

on

By

Kandidati i Besëlidhjes Aleanca Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani, përmes një video pronocimi në faqen e tij në rrjetin social Facebook ka ndarë një rrëfim personal nga fëmijëria e tij në Seravë, i cili sipas tij ka formësuar misionin e tij për t’i shërbyer komunitetit, përcjell PressOnline.al.

Ai kujton se në moshën 17 vjeçare, pranë shtëpisë së tij ndodhej një deponi me mbeturina dhe makina të vjetra të shkatërruara. Në vend që të priste ndihmën e dikujt tjetër, Osmani nisi vetë aksionin: trokiti derë më derë për të mbledhur mbështetje nga fqinjët, dhe së bashku arritën të ndërtonin parkun dhe fushën e parë të lagjes.

“Që si fëmijë e kuptova se ndryshimi fillon nga vetë ne. Kur kujdesesh për lagjen tënde, ajo mbetet për të gjitha brezat që do të vijnë,” u shpreh Osmani, duke theksuar se ky ka qenë parimi i tij gjatë gjithë jetës, qoftë si mjek, shërbyes publik apo funksionar.

Ai shton se tashmë është koha ta vazhdojë atë mision aty ku u rrit – në Çair, me synimin për të lënë pas “vepra e jo fjalë boshe”.

Në vazhdim, fjalimi i tij i plotë në video prononcimin e shpërndarë:

Kur isha fëmijë, këtu kishte një deponi, erë, mbeturina dhe vetura të vjetra, të shkatërruara. Isha vetëm 17 vjet kur vendosa që nga kjo deponi të bënim park dhe një fushë të vogël. Në vend që të prisnim dikë tjetër ta rregullonte, trokita në çdo derë, te çdo fqinj i lagjes për të kërkuar mbështetje. Secili dha aq sa mundi, të gjithë ndihmuan sa patën mundësi. Me atë që mblodhëm dhe me shumë punë të përbashkët, bëmë parkun e parë dhe fushën e parë në lagjen tonë. Që si fëmijë e kuptova se ndryshimi fillon nga vetë ne, kur kujdesesh për lagjen tënde dhe për komunitetin tënd, ajo mbetet për të gjitha brezat që do të vijnë. Unë besoj se nuk ka asgjë më fisnike se sa të shërbesh dhe të ndihmosh, që nga ajo kohë e deri më sot ky ka qenë misioni im, të lë pas vepra e jo fjalë boshe. Gjithë jetën ia kam kushtuar shërbimit ndaj qytetarëve, si mjek, si shërbyes publik dhe si funksionar. Tani ka ardhur koha të ndihmoj aty ku jam rritur, në Çair dhe të vazhdoj atë që e fillova si fëmijë.

Video materiali: https://www.facebook.com/share/v/1GXam5XuK6/

Continue Reading

Lajme

ASH: Aliut i kanë mbaruar gënjeshtrat – mashtrimi më i madh në histori me punësimet në Spitalin e Tetovës doli zbuluar

Published

on

By

Në një konferencë për media, Genc Selmani, nga Departamenti i Shëndetësisë në Aleancën për Shqiptarët, akuzoi ministrin e Shëndetësisë, Azir Aliu, për mashtrim publik dhe përdorim politik të stafit shëndetësor.

Selmani tha se edhe pse Fondi i Sigurimit Shëndetësor kishte refuzuar kërkesën për punësime, Aliu vazhdoi të deklaronte se punonjësit do të merrnin vendet e punës, duke përfshirë edhe militantë të VLEN-it. “Ministrit të Shëndetësisë i kanë mbaruar gënjeshtrat. Kjo është një nga manipulimet më të mëdha të bëra ndonjëherë me personelin shëndetësor,” tha ai.

Ai theksoi se procesi i punësimeve është në kundërshtim me Ligjin për Zgjedhje, neni 8A, i cili ndalon çdo punësim të ri pas shpalljes së zgjedhjeve, përveç rasteve urgjente dhe të pashmangshme. “Punësimi i stafit mjekësor nuk përbën urgjencë ligjore, pasi personeli aktual ka kontrata aktive,” deklaroi Selmani.

Selmani gjithashtu akuzoi ministrin për marketing politik: “Ky proces nuk kishte për qëllim përmirësimin e shëndetësisë, por marketingun politik të ministrit. Lista përfshinte edhe militantë të VLEN-it, gjë që e bën të qartë shfrytëzimin elektoral të dinjitetit të mjekëve dhe infermierëve,” tha ai.

Në përmbyllje të konferencës për media, Selmani njoftoi se Aleanca për Shqiptarët do të dorëzojë ankesë në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe kërkoi fundin e praktikës së listave partiake. “Vendet e punës duhet t’u takojnë kandidatëve meritorë dhe jo militantëve partiakë. Do të kërkojmë hetim të plotë dhe do të mbrojmë dinjitetin dhe mirëqenien e çdo qytetari,” përfundoi ai.

Continue Reading

TOP Lajme