Connect with us

Lajme

Aggeler e zhgënjyer me gjyqësorin në Maqedoni: Nuk dha rezulatatet e pritshme

Published

on

Fatkeqësisht, ‘investimi’ ynë në progresin e gjyqësorit nuk dha ‘kthimin’ e pritshëm”, thotë ambasadorja e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler, në një intervistë për gazetën Kapital.

“Kur bëhet fjalë për progresin në gjyqësor jemi të zhgënjyer. Gjatë tridhjetë viteve të fundit, ne kemi investuar gjysmë miliardë dollarë në programet e sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë, por nuk po shohim përmirësimet dhe reformat që mund të presim me një investim kaq të madh. Megjithatë, në fund të fundit, korrupsioni sistematik në të gjithë vendin në të gjithë sektorët i dëmton njerëzit e Maqedonisë së Veriut më drejtpërdrejt se ne. Ju të gjithë meritoni një shoqëri, një gjyqësor, një qeveri, veprimet e së cilës janë transparente dhe ju shërbejnë juve – qytetarëve. Është një gur themeli i një demokracie të drejtë dhe funksionale. Kjo është ajo ku qeveria duhet të fokusohet, pavarësisht se cila parti është në pushtet. Gjyqësori duhet të jetë një degë e pavarur, plotësisht e financuar dhe jopolitike e qeverisë. Udhëheqësit politikë duhet ta duan dhe ju qytetarët duhet ta kërkoni”, thotë Aggeler në intervistë.

Lidhur me pretendimet e opozitës për korrupsion rreth korridoreve 8 dhe 10d, ambasadorja amerikane thekson dhe përsërit: “nëse ka akuza për korrupsion rreth korridoreve 8 dhe 10d, hetoni! Nëse gjeni një krim, ndiqeni atë!”.

“Nëse hetimi konstaton korrupsion, le të ndiqet penalisht. Duhet të ketë përgjegjësi për të gjithë, kudo. Në të njëjtën kohë, politizimi i tepërt i gjërave ndonjëherë mund të jetë po aq i dëmshëm sa vetë korrupsioni duke penguar projektet e mira të ecin përpara dhe duke u dërguar një mesazh investitorëve të tjerë potencialë se të bërit biznes në Maqedoninë e Veriut është shumë e komplikuar dhe burokratike”, shtoi ambasadorja.

Projekti i korridoreve 8 dhe 10d, siç thekson ambasadorja amerikan, paraqet investimin më të madh në infrastrukturë në historinë e këtij vendi dhe përfitimet për qytetarët janë të mëdha: një numër i madh vendesh pune të mira, kontrata me kompani dhe furnitorë vendas si dhe partneritet me një nga kompanitë më të respektuara amerikane që punojnë në Ballkan dhe në mbarë botën. Kur të përfundojnë, rrugët do të reduktojnë kohën e udhëtimit në të gjithë vendin, do të përmirësojnë sigurinë dhe aksesin për partnerët e tjerë të NATO-s, do të rrisin tregtinë dhe do ta bëjnë vendin një qendër jetike transporti në të gjithë Ballkanin, përcjell KlanM.

Në intervistë, ambasadorja amerikane Aggeler, siç përcjell KlanM, flet për nevojën për efikasitet dhe siguri energjetike, të cilat sipas saj janë çështje kritike në mbarë botën dhe pushtimi brutal dhe i paligjshëm i Rusisë në Ukrainë e ka theksuar edhe më shumë këtë nevojë. Në afat të shkurtër, theksoi ajo, shpresoj që vendi të bëjë të gjitha përpjekjet për të siguruar gazin natyror që nuk vjen nga Gazprom dhe për të përfunduar interkonektori me Greqinë.

“Duhet të jetë prioritet mbipartiak dhe të marrë pëlqimin e plotë nga Kuvendi. Por të kesh një burim të qëndrueshëm dhe të besueshëm të gazit nuk duhet të jetë qëllimi i vetëm përfundimtar. Të gjithë duhet të punojmë për zgjerimin dhe përmirësimin e tregjeve të energjisë me alternativa. Kjo është një zonë që kërkon vëmendje të menjëhershme. I inkurajoj zyrtarët që të marrin vendime të koordinuara strategjike për investimet në energji dhe të punojnë për ta larguar Maqedoninë e Veriut nga varësia e saj nga qymyri. Projektet si HEC Çebren janë thelbësore për balancimin e rrjetit dhe reduktimin e varësisë nga karburantet fosile”, thotë Aggeler në një intervistë për Kapital./KlanMacedonia

Continue Reading

Lajme

Bajram Rexhepi: Më vjen keq që kryetari aktual se dallon vizionin nga iluzioni

Published

on

By

Kandidati për kryetar komune nga radhët e AKI-së për komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi gjatë një reagimi ka theksuar se kryetari aktual i komunës së Tetovës nuk di ta dalloj Vizionin nga Iluzioni, shkruan Top24

Bajram Rexhepi

Më vjen mirë që udhëheqësia aktuale nuk identifikohet dhe nuk di të dallojë vizionin tonë, sepse deri më sot shpesh e kanë dëshmuar se nuk dijnë ta dallojnë vizionin nga iluzioni.

Përderisa unë kam qenë pjesë e menaxhmentit të një korporate të suksesshme multinacionale, dikush tjetër mundohej të gjente veten në politikë duke ndërruar parti dhe duke bërë pazare.

Përderisa unë menaxhoja projekte strategjike për shtetin, si gazifikimi me 180 km rrjet të ndërtuar për vetëm 2 vite e gjysmë, dikush tjetër shtrëngonte duart herë me LSDM-në e herë me VMRO-në, vetëm për të mbijetuar politikisht.

Dhe jo, nuk e kam zakon e as vizion që dikush të vijë të më poshtërojë në shtëpinë time, ndërsa unë të rri i heshtur e të mos guxoj të flas.

E vërtetë është se nuk ndajmë të njëjtin vizion, dhe për këtë jam krenar. Unë nuk besoj në mashtrime, manipulime apo pazare të ulta politike.

Për vizionin tim për Tetovën jam i gatshëm të flas hapur dhe ballë për ballë, jo duke u fshehur pas hijes së kryeministrit, por duke u përballur me dinjitet përpara tetovarëve.

Besëlidhja Aleanca Kombëtare për Integrim është koalicioni më i madh historik i shqiptarëve dhe i të gjithë qytetarëve që ia duan të mirën këtij vendi

Vizioni ynë është një Tetovë funksionale, ku mbrohet e mira e përbashkët dhe ku çdo qytetar, përfshirë edhe kryetarin aktual, do të jetojë më mirë dhe më me dinjitet.

#Besëlidhja

#AleancaKombëtarePërIntegrim

#AKI

Continue Reading

Lajme

Mesazhi i Josep Borrellit shuajti pretendimet e VLEN ndaj Bujar Osmanit: Përvoja me BE-në, një aset i çmuar

Published

on

By

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, njëherësh ish-nënkryetar i Komisionit Evropian, Josep Borrell, përmes një videomesazhi ka dhënë mbështetje të fortë për kandidatin e Aleancës Kombëtare për Integrim për Komunën e Çairit, Bujar Osmani, shkruan Flaka Media

Duke iu drejtuar banorëve të Çairit, Borrell theksoi se ka pasur privilegjin të bashkëpunojë me Osmanin në periudha të rëndësishme ndërkombëtare.

“Është kënaqësi e madhe për mua të flas për një njeri me të cilin kam bashkëpunuar ngushtë për shumë vite. Si ministër i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut dhe si kryesues i OSBE-së, ai tregoi lidership, vizion dhe përkushtim të thellë ndaj dialogut dhe bashkëpunimit”, tha Borrell.

Ai shtoi se ishte veçanërisht i impresionuar nga aftësia e Osmanit për të dëgjuar, për të ndërtuar ura dhe për të gjetur zgjidhje. “Cilësi këto që janë kyçe jo vetëm në diplomaci, por edhe në qeverisjen lokale”, theksoi ish-shefi i diplomacisë evropiane.

Borrell përmendi se përvoja e Osmanit me institucionet e BE-së është një aset i çmuar për Çairin. “E di sa shumë beson ai në zbatimin e premtimeve të Evropës në nivel lokal. Përvoja e tij me institucionet evropiane do t’i ndihmojë Çairit të përfitojë nga fondet dhe mundësitë evropiane, për infrastrukturë më të mirë, sistem arsimor më cilësor, më shumë vende pune dhe shërbime më të mira.”

Duke e cilësuar Osmanin si lider që realizon, Borrell përfundoi: “Besoj se banorët e Çairit do ta njohin si kryetar komune që dëgjon, që bashkon dhe që sjell përparim për çdo banor. Ai e ngriti zërin e popullit të tij në skenën ndërkombëtare. Tani është i gatshëm ta sjellë të njëjtin përkushtim në rrugët dhe lagjet e Çairit. Përshëndetje nga Santander dhe shumë suksese në këtë mision të rëndësishëm.”

Mesazhi i Borrellit praktikisht ka hedhur poshtë akuzat e VLEN-it ndaj Osmanit për periudhën e kryesimit të OSBE-së. Pretendimet e këtij grupimi se ish-ministri i Jashtëm ka mbajtur qëndrime të përafërta me interesat e Beogradit, si dhe akuzat për keqpërdorime gjatë organizimit të Samitit të OSBE-së në Shkup, janë rrëzuar edhe institucionalisht.

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit që në vitin 2024 kishin konstatuar qartë se nuk ka pasur shkelje apo elemente të korrupsionit gjatë përgatitjeve për samitin. Rasti është mbyllur juridikisht dhe nuk ekzistojnë fakte të reja që do të justifikonin rihapjen e tij.

Me këtë mesazh publik nga një prej figurave më të larta të diplomacisë evropiane, dy kartat kryesore që VLEN tentoi të përdorte kundër kandidaturës së Bujar Osmanit janë djegur. /Flaka Media/

Continue Reading

Lajme

Aleanca për Shqiptarët: Shpifjet e VMRO-DPMNE-së nuk pijnë më ujë

Published

on

By

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ndaj deklaratave të VMRO-DPMNE-së dhe liderit të saj Hristijan Mickoski, duke i cilësuar si “shpifje të radhës” dhe përpjekje të dëshpëruara për të devijuar vëmendjen e opinionit nga dështimet e qeverisë aktuale.

“Kur VMRO-DPMNE dhe Hristijan Mickoski hedhin vrer, bëhet e qartë një e vërtetë e pamohueshme: janë kampionë të shpifjes dhe asgjë nga ajo që thonë nuk qëndron. Shpifjet e radhës që na servir “Pallati i Bardhë” janë vetëm përpjekje të dëshpëruara për të devijuar vëmendjen e opinionit nga dështimet e njëpasnjëshme.

VMRO-DPMNE ka qenë në bashkëqeverisje lokale me Aleancën për Shqiptarët dhe deri dje edhe në nivel qendror. Është e çuditshme pse deri më tani nuk kanë pasur asnjë vërejtje ndaj ASH-së dhe kryetarit Arben Taravari, ndërsa sot, pasi ua kemi prishur planet ogurzeza ndaj shqiptarëve të Maqedonisë Veriut, tentojnë mjerisht të thurin gënjeshtra e përralla.

I kujtojmë VMRO-së korrupsionin masiv që kishin në kohën e Gruevskit dhe akoma i mban rreth vetes me krenari funksionarë të korruptuar dhe me vepra penale. Bashkë me eksperimentin e tij VLEN akuzojnë për një parking që s’u bë kurrë dhe nuk nxorën asnjë fakt keqpërdorimi, ndërsa sot e kësaj dite gërmadhat e tyre të korrupsionit qëndrojnë në Vardar, në qendër të Shkupit, dhe nuk i lan dot as uji i lumit e as ai liqenit e as i ndonjë oqeani.

Arben Taravari dhe Aleanca për Shqiptarët nuk janë të kapur nga askush dhe nuk janë rezervë e askujt. Vendimet tona janë autonome dhe të pandikuara nga faktorë të jashtëm. Për këtë arsye vendosëm të largohemi pa asnje pishman a hezitim nga kjo qeveri antishqiptare e antieuropiane, duke treguar se ASH nuk shantazhohet, nuk blihet dhe nuk shitet.

Shpifjet e ulëta të VMRO-DPMNE-së ndaj ASH-së dhe liderit të saj, Arben Taravari, nuk janë gjë tjetër veçse mashtrim i vetvetes dhe i opinionit publik.

Sa i përket deklaratave të mohuara publikisht, vetë Mickoski ka thënë: “Nuk bëhet asnjëherë anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.” Nëse ka menduar se këto fjalë të dhëna në rreth të mbyllur do të shërbenin si ushqim nacionalist për anëtarësinë, ka gabuar rëndë.

Qëndrimet antishqiptare dhe antievropiane të Mickoskit nuk janë më sekret publik. Ai shpesh tradhton vetëdijen duke përsëritur publikisht atë që thotë në zyrat partiake. Deklarata e tij e fundit se “Ndryshimet Kushtetuese nuk do të ndodhin as para e as pas zgjedhjeve lokale” është dëshmi e qartë e sabotimit të rrugës evropiane, ashtu si veprimet e tij të përditshme për të cenuar të drejtat e shqiptarëve dhe për të zhbërë Marrëveshjen e Ohrit.

Mickoski bën mirë të ndërpresë lidhjet me Moskën, Budapestin dhe Beogradin dhe të ndalojë së qeni promotor i “Botës Serbe”. Shqiptarët nuk do të lejojnë kurrë që Maqedonia e Veriut të shndërrohet në armike të Bashkimit Evropian, NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, përfundojnë nga Aleanca për Shqiptarët.

Continue Reading

TOP Lajme