Connect with us

Lajme

Ageler: Koalicioni VLEN ka legjitimitet, nuk ka detyrim ligjor që BDI të përfshihet në Qeveri

Published

on

Ambasadorja amerikane Angela Ageler në një intervistë eksluzive për emisionin 360 Shkallë ka vënë në dukje opinionin e saj dhe të ambasadës amerikane se koalicioni VLEN ka legjitimitet të jetë pjesë e Qeverisë dhe të përfaqësoj shqiptarët. Ageler gjithashtu deklaron se nuk ka asnjë detyrim ligjor që BDI të jetë pjesë e Qeverisë.

Ageler u përgjigj: “VMRO-DPMNE zgjodhi partnerin – “VLEN”, i cili gjithashtu është koalicion, si “Fronti Evropian” me në krye BDI. Për këtë kam pasur biseda me një sërë zyrtarësh të BDI-së dhe të tjerë dhe nuk ka asnjë detyrim ligjor se me kë VMRO do të bëj koalicion. Partia që fitoi zgjedhjet pati mundësi dhe zgjodhi të bënte koalicion me koalicionin VLEN. Është me rëndësi të madhe që diversiteti, grupet dhe komunitetet e ndryshme etnike t’i bëjnë dy vendet tona kaq të pasura dhe t’i sjellin ato në demokracinë tonë. Prandaj, jam e kënaqur që qeveria përbëhet nga grupe të ndryshme dhe nuk ka detyrim ligjor që BDI të përfshihet në qeveri. E di që ka çështje të drejtë kundrejt legjitimitetit, por fakti është se VMRO-DPMNE zgjodhi partnerë nga komunitete të ndryshme në shtet dhe kjo është e drejtë e tyre. Ata zgjodhën ta bëjnë këtë dhe ne do të shohim se si do të funksionojë ky partneritet”.

Continue Reading

Lajme

Banorët falënderojnë Valbon Limanin për asfaltimin e rrugës “Mara Ugrinova” në Gostivar

Published

on

By

 

Rruga Mara Ugrinuva në Gostivar tanimë duket krejtësisht ndryshe nga ajo që ishte. Kryetari i komunës së Gostivarit, Valbon Limani ka promovuar asfaltimin e kësaj rruge e cila është njëra nga disa projektet mbi infrastrukturën rrugore që po realizon kohët e fundit në Gostivar. Në promovimin e kësaj rruga e cila ndodhet pas stacionit të autobusëve merrnin pjesë edhe banorët e kësaj zone të cilën u shprehën falënderues ndaj pushtetit lokal për premtimet e mbajtura.

Kryetari Limani tha se rruga e asfaltuar ka gjatësi prej 350 metra, ndërsa kostoja financiare arrin në 4.9 milionë denarë. “Dolëm këtu pas përfundimit të punimeve në rrugën “Mara Ugrinova” me gjatësi prej 350 metrave, projekt i cili kushtoi diku afro 4.9 milionë denarë. Gjithashtu njëri prej projekteve të cilat i kishim planifikuar dhe i cili tanimë është realizuar. Do të vazhdojmë me realizimin e projekteve tjera ashtu siç kemi paralajmëruar, besoj se ky projekt do ti ndihmojë shumë kësaj pjese”, tha Limani.

Continue Reading

Lajme

Lleshi reagon ndaj deklaratës së Kasamit: Mos i përvetëso 107.000 votat e VLEN-it, se s’të takojnë vetëm ty

Published

on

By

 

Pas deklaratës së kryetarit të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, se “çdo subjekt që largohet nga VLEN nuk e ka përkrahjen e 107.000 votuesve”, ka ardhur një reagim i ashpër nga Valmir Lleshi, aktivist i Aleancës për Shqiptarët dhe moderator i tubimeve gjatë fushatës në kuadër të koalicionit VLEN.

Përmes një postimi publik, Lleshi ka akuzuar Kasamin se po tenton të përvetësojë meritën e votave të koalicionit, duke i kujtuar se nuk ka qenë i pranishëm as në hapjen e fushatës në Dibër për shkak të mungesës së strukturave të Besës në atë zonë. “Le t’i tregojë be dikush këtij Bilall Kasamit se 107.000 votat e VLEN-it nuk mund t’i përvetësojë ky. A don ta dish sa peshë ke be o gjalo?! Po mos be, se e dimë en si ke qenë, en si je…”, shkruan Lleshi, duke shtuar se për mungesën e Kasamit në hapjen e fushatës ka dëshmitarë dhe madje edhe incizime.

Sipas tij, prezenca e Kasamit në terren ka qenë e dobët, dhe madje vetë këshilltarët e tij i kanë kërkuar që të arsyetojë mungesën e tij me një “udhëtim në Tiranë”. “Jo se këta të tjerët janë më të mirë… po barem ato nuk flasin, se e dinë të gjithë se si është puna, o Billo. Testi më i mirë është vota… zgjedhjet afrohen… ta shohim njer kandarin kah shkon”, vijon më tej Lleshi.

Në fund, Lleshi i sugjeron Kasamit të “mos merret me politika të mëdha”, duke ironizuar me situatën aktuale në Tetovë dhe duke aluduar për një izolim politik të mundshëm të tij në të ardhmen.

Continue Reading

Lajme

Saliu: Absurde të kërkohet largimi i Taravarit nga Qeveria, botërisht dihet se Izet Mexhiti ka qenë kokë e krye BDI për dekada rresht!

Published

on

By

 

“Partitë e koalicionit VLEN, për momentin de facto janë që të gjitha jashtë qeverisë”, thotë analisti politik Urim Saliu, duke shtuar se në Qeveri ka një padron maqedonas që vetëm kryeministër i gjithë qytetarëve nuk është, që dikton, sipas tij, çdo segment në mënyrë prefekte duke rritur akoma më shumë ndikimin te maqedonasit.

“Liderët e VLEN-it duhet ti kërkojnë llogari Mickoskit në qeveri dhe jo kush duhet të jetë aty nga partitë shqiptare. Është shumë absurde për shembull kur Izet Mexhiti i kërkon Taravarit të largohet nga Qeveria nëse bashkëpunon me BDI-në kur dihet botërisht se vetë kreu i Lidhjes Demokratike ka qenë kokë e krye BDI për dekada rresht. Qëllimi parësor duhet të jetë unifikimi i partive tona në një front të përbashkët për kauzën shqiptare dhe jo kush do zë një copë vend në një qeveri që diktohet fund e krye nga Mickoski, e cila që po realizon në përpikëshmëri qëllimet maqedonase dhe lufton po për kauzën maqedonase”, analizon Saliu.

Izet Mexhiti për gati 20 vite ishte njeriu më i afërt i Ali Ahmetit dhe ishte njëri nga personat që promovonte kauzën e BDI-së. Izet Mexhiti u largua nga BDI-ja pasi ai nuk arriti të bëhet zëvendëskryeministër pasi për shumë vite kishte mbajtur poste të ndryshme.
Izet Mexhiti ka mbajtur pozita të rëndësishme si nënkryetar i BDI-së dhe shef i grupit parlamentar. Ai ka shërbyer si nënkryetar i BDI-së, deputet dhe kryetar i Komunës së Çairit në Shkup për disa mandate.

Nga BDI e akuzojnë Mexhitin për keqpërdorimin e besimit të Ali Ahmetit dhe për krijimin e një imazhi negativ të BDI-së, duke përmendur ndërtimet pa leje në Çair si një shembull të veprimtarisë së tij.

Saliu: Absurde të kërkohet largimi i Taravarit nga Qeveria, botërisht dihet se Izet Mexhiti ka qenë kokë e krye BDI për dekada rresht!

Continue Reading

TOP Lajme