Connect with us

Lajme

A po humb Kosova qindra milionë euro nga BE-ja si pasojë e masave ndëshkuese?

Published

on

Kosova ka humbur rreth 218 milionë euro nga fondet e Bashkimit Evropian, përmes Instrumentit për Para-Anëtarësim (IPA 3), si pasojë e pezullimit të fondeve që nga qershori i vitit 2023, kur masat ndëshkuese të BE-së u vendosen ndaj Kosovës pas rritjes së tensioneve në veri të vendit nën qeverisjen Kurti. Derisa, vendi ka përfituar mbi 1.2 miliardë euro nga Bashkimi Evropian që nga viti 2007 përmes Instrumentit për Para-Anëtarësim (IPA), një mekanizëm thelbësor për mbështetjen e reformave dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Mirëpo, sipas një studimi të publikuar në qershor, që nga hyrja në fuqi e IPA III, Kosova ka humbur rreth 218 milionë euro. Ndryshe nga vendet fqinje që vazhdojnë të përfitojnë qindra miliona euro çdo vit nga ky instrument, Kosova ndodhet aktualisht në një pauzë të thellë financiare, kjo për shkak se masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës, të cilat përfshijnë edhe pezullimin e fondeve të IPA-s.

Hulumtuesja nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Arbëresha Loxha Stublla në emisionin e fundit “Shtylla”, prodhim i KosovaPress shpjegon se fondet IPA-s kanë qenë thelbësore për sektorë si sundimi i ligjit, qeverisja e mirë dhe zhvillimi ekonomik.

Loxha-Stublla: Instrumenti i IPA-s, është një ndër instrumentet më të rëndësishme financiare

“Instrumenti i IPA-s, është një ndër instrumentet më të rëndësishme financiare përmes së cilave Kosova ka përfituar nga fondet e Bashkimit Evropian dhe kanë qenë shuma, të cilat vërtet kanë kontribuar në shumë projekte dhe në shumë fusha të cilat lidhen me sundimin e ligjit, qeverisjen e mirë, me zhvillimin ekonomik dhe gjithashtu rrugën e Integrimit Evropian për Kosovën. Qysh prej vitit 2007, pra kur ka filluar Kosova me pas përfitime nga IPA I Kosova ka përfituar më konkretisht më shumë se 1.2 miliardë euro. Në kuadër të IPA I, Kosova ka fituar ka përfituar 636 milionë euro, ndërsa në IPA 2 për aq sa kemi të dhëna zyrtare, Kosova ka përfituar rreth 562 milionë euro… Mirëpo, siç edhe të gjithë e dimë, që nga qershori i vitit 2023 BE-ja ka vendos masa ndaj Kosovës (si pasojë e tensioneve në veri) dhe, në të njëjtën kohë, janë afektuar, pra janë ndikuar edhe fondet e IPA-s, të cilat janë pezulluar që nga ajo kohë. Pra, që nga qershori i vitit 2023, Kosova nuk ka pasë mundësi të përfitojë nga fondet e IPA, sepse të njëjtat janë pezulluar apo suspenduar për momentin. Dhe deri më tani nuk është që ka ndonjë ri-inicim apo ndonjë hap nga ana e BE-së për të rifilluar ose rioferuar mundësinë për Kosovën për të përfituar nga instrumenti i IPA III”, shprehet Loxha-Stublla.

Për dallim nga IPA I dhe IPA II, në IPA III fondet ndahen sipas performancës, porse Kosova nuk arriti ende të marr fonde nga kjo e fundit.

Loxha-Stublla tregon nëse ka kohë ende për t’i rikthyer ato.

Loxha-Stublla: 218 milionë euro Kosova ka humbur si rezultat i masave të BE-së nga fondet e IPA-së

“Një studim i cili është publiku në qershor vlerëson që gjithsej 218 milionë euro Kosova ka humbur si rezultat i masave të BE-së nga fondet e IPA-së, fonde të cilat potencialisht Kosova ka mund t’i përfitojë në kuadër të këtij instrumenti. Natyrisht, është për të ardhë keq që e humbim këtë mundësi, sepse gjitha shtetet e tjera aktualisht edhe vazhdojnë të përfitojnë nga ky instrument që ka rëndësi të lartë,… 2/3 që janë fusha shumë të rëndësishme të zhvillimit të vendit, pra duke e përfshirë qeverisjen e mirë, zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit…Në qoftë se nuk do të ketë takime dhe nuk do të ketë negocim në njëfarë mënyre Vështirë me e pritë që mund të presim ri-inicim të implementimit të IPA III… Kosova mund të përfitojë nga fondet e IPA III nëse ka performancës dhe implementim të mirëfilltë të reformave që lidhen me sundimin e ligjit, demokratizimin, zhvillimin ekonomik dhe rrugën e integrimit evropian. Për IPA III në 2021 kur është miratuar edhe plani i parë vjetor BE dhe Kosova ka nënshkruar një marrëveshje që rreth 64 milionë euro të destinohen për Kosovën, pra të jenë të parapara dhe varësisht nga performanca e Kosovës, të mund të përfitojë nga të njëjtat”, shton Loxha-Stublla.

Emisioni “Shtylla” ka drejtuar pyetje edhe Komisionit Evropian, për të kuptuar më mirë se ku qëndron Kosova me fondet e IPA-s dhe sa është humbja e mundshme për vendin. Deri më tani, nuk kemi marrë përgjigje.

Në kohën kur Kosova përballet me bllokadë financiare, vendet e rajonit vazhdojnë të përfitojnë qindra miliona euro nga IPA 3. Ekspertja e ekonomisë në Shqipëri, Teuta Nunaj tregon se si ky vend i ka përdorur këto fonde për zhvillim të vendit.

Nunaj flet edhe implementimin e fondeve të IPA III.

Nunaj: Për IPA 3, është diku në një vlerë rreth 525 së milionë euro

“Fondet që ka përfituar Shqipëria për IPA I kanë qenë në një vlerë mbi 594 milionë euro. Këto fonde, kanë shërbyer si mbështetje e nevojshme financiare nga ana e BE-së për të forcuar institucionet në Shqipëri, por njëkohësisht për të kaluar edhe procesin e tranzicionit. IPA II është fondi i dytë i para anëtarësimit, dhe periudha e IPA II ka konsistuar nga 2014 deri në 2020. Fondet e lëvruar kanë qenë mbi 645 milionë euro dhe, në ndryshim nga IPA I , IPA II në këtë rast kishte si qëllim financimin e projekteve të ndryshme të cilat përfshinin ambientin, përfshijnë forcimin e qeverisjes, institucione, investime në inovacione, transporte…Nëse po flasim për IPA III, është diku në një vlerë rreth 525 së milionë euro”, thotë Nunaj.

Edhe Maqedonia e Veriut ka vazhduar të përfitojë nga fondet e IPA III. Drejtori i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-perëndimore (OEMVP) Durim Zeqiri tregon për rëndësinë e këtyre fondeve.

Zeqiri: Maqedonia e Veriut ka marrë mbi 300 milionë euro vetëm në vitin 2024

“Përgjatë pesë viteve të fundit Maqedonia e Veriut ka marrë mbi 300 milionë euro vetëm në vitin 2024, ndërkaq janë miratuar vetëm 58.6 milionë euro nga programi vjetor i veprimit…12:25 IPA III, në kuadër të kësaj është projekti për grumbullimin, mbledhjen e ujërave të zeza dhe trajtimin e tyre për komunat rurale gjegjësisht”, thotë ai.

Edhe Rrezarta Krasniqi, ish-kryetare e Komisionit parlamentar për Integrim Evropian, tregon se miliona euro të desitnuara për energji nga IPA III janë të ngrira për shkak të masave të BE-së.

Krasniqi: Kosova ish dashtë të përfitojë 75 milionë euro, të cilat kanë qenë të dedikuar për energjinë elektrike

“Kosova ka përfituar shumë nga IPA, mirëpo për vitet ku kam përfaqësuar Komisionin për Integrim Evropian, vitin 2021-2027, për Kosovën janë paraparë 14.2 miliardë euro, mirëpo duke pas parasysh që më 28 qershor të këtij viti bëhen 2 vite që Kosova është në sanksione nga BE, Kosova ka humbur shumë. Për vitin 2023 Kosova ish dashtë të përfitojë 75 milionë euro, të cilat kanë qenë të dedikuar për energjinë elektrike, por ato fonde janë ngrirë tash e dy vite”, thotë Krasniqi.

Ndërsa, nga qeveria në detyre mohojnë se Kosova ka fonde të humbura. Klisman Kadiu, këshilltar i zëvendëskryeministrit në detyrë për Integrim Evropian, Besnik Bislim në një përgjigje me shkrim për emisionin “Shtylla”, thotë se Kosova ka fonde të pezulluara por jo të humbura si shkak i masave.

“Kosova ka fonde të pezulluara por jo të humbura si shkak i masave. Me heqjen graduale të masave të nisur që nga muaji korrik, hap pas hapi lirohen dhe fondet që lidhen me programet apo projektet IPA. Deri tani, ka filluar lirimi i fondeve të kornizës investuese për Ballkanin Perëndimor ËBIF si dhe kanë rifilluar të mbahen takimet e nënkomiteteve në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit. Puna drejt aprovimit final të programimit në kuadër të IPA 2025-2027 është drejt përfundimit. Me nisjen e heqjes graduale të masave, do të zhbllokohet dhe aprovimi final i saj“, thuhet në pergjigjen me shkrim.

Vetëm nga IPA I, Kosova ka përfituar mbi 573 milionë euro, nga IPA II ka përfituar mbi 633 milionë euro, ndërsa nga IPA III Kosova zero investime (nën qeverisjen Kurti).

Shqipëria nga IPA I ka përfituar mbi 468 milionë euro, nga IPA II ka përfituar mbi 645 milionë euro, derisa nga IPA III ka përfituar rreth 525 milionë euro.

Maqedonia e Veriut nga IPA I ka përfituar mbi 427 milionë euro, nga IPA II ka përfituar mbi 633 milionë euro, derisa vetëm në vitin 2024 ka përfituar mbi 300 milionë euro.

Mali i Zi nga IPA I ka përfituar rreth 22 milionë euro, nga IPA II ka përfituar rreth 116 milionë euro, ndërsa nga IPA III ka të përfshira rreth 80 milionë euro.

Derisa Serbia nga viti 2007 deri në vitin 2025 përfshirë fondet e alokuara deri ën vitin 2027 ka 3.35 miliardë euro.

Në fund të muajit qershor bëhen dy vjet nga vendosja e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, dhe deri më tani është raportuar se vendi ka pësuar rreth 300 milionë euro dëme, për shkak të bllokimit të projekteve të ndryshme.

Continue Reading

Lajme

Hapet shkolla e parë shqipe në Dublin

Published

on

By

Komuniteti shqiptar në Irlandë shënoi një moment historik me hapjen e shkollës së parë shqipe në Dublin, nismë e Albanian Book Lovers Club dhe themeluar nga zonjat Liljana Picari dhe Arjana Rama, transmeton albinfo.ch.

Shkolla nisi aktivitetin më 21 shtator 2025 në Blanchardstown Library, Dublin 15, ku morën pjesë prindër, nxënës dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar. Në mungesë të tij fizike, ambasadori i Shqipërisë në Irlandë, Sh.T.Z. Uran Ferizi, përshëndeti përmes një mesazhi zyrtar dhe konfirmoi mbështetjen e Ambasadës me paketa mësimore.

Nxënësit e parë zhvilluan mësime mbi alfabetin shqip, flamurin kombëtar dhe historinë e shkollës së parë shqipe në Korçë. Mësimi u bazua në materiale nga Qendra e Botimeve për Diasporën, ndërsa pritet të mbërrijnë edhe paketa të tjera nga Ambasada në Londër.

Kjo shkollë konsiderohet një hap i rëndësishëm për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare ndër brezat e rinj në diasporë./Albinfo.ch/

Continue Reading

Lajme

Aktori Xhevdet Jashari shpërthen ndaj Arben Fetaut e quan shpijun të shekullit

Published

on

By

Aktori i njohur nga Tetova, Xhevdet Jashari i njohur si Arifikmeti ka shpërthyer ndaj zëvendëskryeministrit Arben Fetau pasi ky i fundit tha se Osmani ska pasur asnjë takim bilateral me Kosovë. Në postimin e tij Jashari e quan shpifës dhe shpijun të shekullit zëvendëskryeministrin Fetau, shkruan Top24

Xhevdet Jashari

Arben Fetau, a ti treguan oponentet sa takime ka pat Bujar Osmani me qeverine e Kosoves?

Tani na trego kush eshte MASHTRUES, se tu ka bo teper tu mashtru ooo Shpijun i shekullit o shpifes se ska dal politikan qe ma kagerdit si ti.

Arben Fetauhu populli shqiptar nuk eshte gomar qe ta mashtrosh ti injorat hajdut mashtrues ordiner!

Continue Reading

Lajme

Deri në 40% shkurtim i administratës publike!

Published

on

By

Si të zbatohen reformat me qëllim që të hiqet partizimi të cilin çdo pushtet në mënyrën e vet e fut në administratë. Ministri Goran Minçev në nënshkrimin e sotëm të memorandumit me ambasadorin francez Kristof Le Rigoler, tha se punësimet e tilla çuan në administratë të ngarkuar por të dobët. Prandaj mendon se duhet të ketë heqje të disa nga bordet mbikëqyrëse dhe udhëheqëse, respektivisht shkurtim prej 40 për qind të administratës.

“Pasojnë një funksionalitet i përgjithshëm, respektivisht bashkim i institucioneve të caktuara në të tjera me të cilat praktikisht do të hyjmë në një proces i cili është obligim nga Bashkimi Evropian dhe kjo është shkurtimi prej 40 për qind i përdoruesve buxhetorë. Jemi dëshmitarë se kemi numër të madh institucionesh të cilat kanë nga një, nga dy të punësuar ose të them se ato në të kaluarën janë bërë për të plotësuar disa nevoja politike apo partiake”, tha Goran Minçev – ministër për Administratë Publike.

Edhe Franca do të përfshihet në trajnimin e administratorëve të Maqedonisë me qëllim punë më efikase dhe përmirësim i cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve. Nëpunësit publikë duhet të menaxhojnë me aftësi me punën, porositi ambasadori francez Le Rigoler.

“Në lidhje me trajnimin e nëpunësve publikë ekzistojnë numër i madh sfidash sepse duhet që nëpunësit publikë të jenë profesionistë sepse bëhet fjalë për menaxhimin e shtetit, njohuri nga fushat juridike dhe gjithashtu edhe menaxhim. Një nëpunës shtetëror duhet të jetë njëfarë menaxheri, respektivisht me aftësi të dijë të menaxhojë me të gjithë ekipin e tij por gjithashtu të mundet edhe t’i zbatojë vendimet që vijnë nga pushteti”, u shpreh Kristof le Rigoler – ambasador i Francës.

Rigoler njëkohësisht tha edhe se zbatimi i reformave në vend ndiqet nga afër nga Bashkimi Evropian dhe se së shpejti do të publikohet Raporti për progresin e të gjitha shteteve kandidate për anëtarësim. Reformat që i kërkon BE nuk duhet të shihen si obligim por si diçka që do ta përmirësojë jetën në vend, theksoi ai.

Continue Reading

TOP Lajme