Connect with us

Lajme

ASH: VLEN nuk mund të fshihet pas gënjeshtrave: Diskriminimi etnik vazhdon edhe në drejtoritë që vetë i udhëheq

Published

on

Pavarësisht përpjekjeve për të krijuar iluzionin e barazisë dhe përfaqësimit, të dhënat konkrete zbulojnë të vërtetën e hidhur për qeverisjen e VLEN-it. Vetë drejtuesit e tyre krenohen me faktin se në Shoqërinë Aksionare për Ushtrimin e Veprimtarisë Energjetike – NOMAGAS Shkup, në konkursin e fundit publik janë punësuar 8 shqiptarë nga 18 vende pune.

Nëse kësaj i shtojmë edhe statistikat e mëparshme – nga 84 punësime, vetëm 11 shqiptarë, rezulton se tani janë 102 punësime, prej të cilave vetëm 19 shqiptarë. Kjo do të thotë jo më shumë se 18.6% përfaqësim shqiptar, një përqindje që nuk e përmbush as minimumin e garantuar me ligj, e jo më të jetë sukses.

Ndërkohë, VLEN mashtron publikisht duke pretenduar se ka arritur përfaqësim 44.4%. Në të vërtetë, ka dështuar të korrigjojë padrejtësinë shumëvjeçare dhe diskriminimin etnik në këtë ndërmarrje shtetërore, edhe pse kishte mundësinë dhe kompetencën ta bënte.

Ky është realiteti: edhe aty ku VLEN është në krye, nuk guxon të sfidojë strukturat e vërteta të pushtetit, pasi kufijtë e veprimit i ka të përcaktuar nga patronët e tyre politikë – Hristijan Mickoski dhe Stojançe Angelov.

VLEN nuk është qeveri e shqiptarëve, por është vegël në duart e politikave që i shohin shqiptarët si numra për vota dhe jo si qytetarë me të drejta të barabarta.

Për këtë arsye, Aleanca për Shqiptarët ka braktisur këtë qeveri diskriminuese, sepse nuk mund të jetë pjesë e një pushteti që simbolikisht emëron shqiptarë drejtorë, por realisht ua mohon të drejtën për të barazuar përfaqësimin në institucionet që drejtojnë.

Ne do të vazhdojmë të denoncojmë çdo shkelje të barazisë, çdo manipulim me opinionin, dhe çdo përpjekje për ta shitur padrejtësinë si sukses.

Barazi nuk ka, kur shqiptarët nuk përfaqësohen denjësisht. Barazi nuk është shifër false, por standard real, që me VLEN nuk përkon as për së afërmi.

Aleanca për Shqiptarët

Continue Reading

Lajme

Ramadani: Shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut ju duhet një platformë kombëtare

Published

on

By

Kandidati për kryetar komune në Saraj, nga radhët AKI gjatë debatit në Rubikon ka folur se Aleanca për Shqiptarët u largua nga qeveria sepse ishte e pamundur të veproj aty dhe kështu si të tillë ne braktisëm qeverinë dhe po bëjmë bashkimin për një platformë kombëtare. Vetëm një faktor politik shqiptar i fuqishëm në Maqedoni është garantues i rrugës europiane, shkruan Top24

Continue Reading

Lajme

Taipi dhe Neziri bashkë për një Teracë më të bashkuar më afër qytetarit

Published

on

By

Kryetari i komunës së Tearcsë, Nuhi Neziri sot ka pritur në takim kandidatin e Frontit Kombëtare për Integrim, Nazim Taipin me të cilin bashkëbiseduan për zgjedhjet lokale, priortietet e banorëve sidhe angazhimin e përbashkët për një Tearcë pranë qytetarit, shkruan Top24

Bashkë me Kryetarin Nuhi Neziri, po hedhim themelet e një bashkëpunimi të sinqertë, strategjik dhe afatgjatë të Aleancës Kombëtare për Integrim në funksion të zgjedhjeve të ardhshme lokale, me synim të qartë: një Tearcë më të bashkuar, më të fortë dhe më pranë qytetarit.

Continue Reading

Lajme

ASHSHAM reagon dhe dënon ashpër thirrjet antishqiptare në Kumanovë

Published

on

By

Akademia Shqiptare e Shkencave dhe Arteve në Maqedoni reagon dhe dënon ashpër thirrjet antishqiptare të shfaqura gjatë ndeshjes ndërkombëtare të basketbollit midis Maqedonisë dhe Rumanisë. Këto thirrje nuk përbëjnë një fenomen të ri, pasi ato janë përsëritur vazhdimisht që nga viti 1990.

Sipas mendimit tonë, përsëritja e këtyre thirrjeve në ngjarje sportive, madje edhe në momente kur shqiptarët japin një kontribut të madh në arritjet sportive,për shembull në përfaqësuesen e futbollit të Maqedonisë , është një shprehje e qartë e racizmit dhe nacionalizmit të rrënjosur në një pjesë të shoqërisë maqedonase. Ky disponim antishqiptar është i trashëguar dhe i nxitur prej kohësh nga qarqe fashiste serbe, komunistë dhe akademikë të strukturave të vjetra .

Akademia rithekson se këto ngjarje dhe kjo gjuhë e urrejtjes, në mënyrë indirekte, mbështeten nga shteti përmes mosndëshkueshmërisë. Praktika e deritanishme tregon se autorët shpesh paraqiten nga MPB me iniciale, si të mitur ose si të panjohur -një metodë e njohur që është përsëritur shumë herë.
Nacionalistëve maqedonas duam t’u kujtojmë një fakt të thjeshtë: gjatë komunizmit nuk kishte vend për kësi shfaqjesh publike, pasi shteti i përjashtonte nga puna, i burgoste dhe i diskriminonte Shqiptarët. Populli nuk kishte nevojë të shprehej në stadiume apo rrugë. Sot, kjo gjuhë urrejtjeje është vetëm një shprehje e frustrimit dhe dëshpërimit të atyre që kanë humbur mekanizmat e represionit shtetëror dhe nuk dinë si të përballen me realitetin demokratik.

Akademia Shqiptare apelon për qetësi, gjakftohtësi dhe përgjegjësi. Shoqëria e lirë dhe demokracia liberale kërkojnë respekt të ndërsjellë, mësimin e gjuhës së tjetrit dhe ndërtimin e një shteti ligjor. Shqiptarët e Maqedonisë sot përbëjnë një forcë progresive në Ballkanin Perëndimor, të njohur për vlerat e tyre, dhe nuk kanë nevojë të bien pre e provokimeve.
Gjuha e urrejtjes është armë e atyre që e kanë humbur rrugën dhe që, në thelb, urrejnë vetveten.

Continue Reading

TOP Lajme