Connect with us

Lajme

Angelov: Ligji për “Branitellat” pas zgjedhjeve lokale, për të mos i prishur punë VLEN-it

Published

on

Stojançe Angelov, lider i partisë “Dinjiteti” dhe drejtor aktual i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, ka deklaruar se miratimi i ndryshimeve të paralajmëruara në ligjin për “Branitellat” do të shtyhet pas zgjedhjeve lokale. Në një intervistë për emisionin “Vetëm e Vërteta” në TV Kanal5, Angelov ka shpjeguar qartë arsyet strategjike që qëndrojnë pas kësaj shtyrjeje, transmeton Flaka

“Pres që pas zgjedhjeve lokale, atë që kemi rënë dakord, në pjesën e Branitellave, të jetë e realizuar. Jo tani, sepse kjo do t’i prishte punë partnerit tonë VLEN-it,” – theksoi Angelov.

Ai pranoi se vendimi është i ndjeshëm dhe mund të ngjallë kritika, por sipas tij, është i nevojshëm për të ruajtur ekuilibrin politik dhe për të mos i dhënë hapësirë rikthimit të BDI-së.

“Unë mendoj strategjikisht, ato kritika i pranoj. Dobësimi i VLEN-it në këto momente do të hapte derën për BDI-në. A duhet ne këtë ta bëjmë?” – shtroi pyetjen Angelov.

Kjo deklaratë vjen në një moment kur tensionet politike mes koalicionit qeveritar dhe opozitës janë të larta, dhe tregon për marrëveshjet e brendshme në mes partive në pushtet për çështje të ndjeshme historike dhe politike siç është statusi i “Branitellave” të vitit 2001.

Deklarata e Angelovit është një konfirmim i qartë se çështjet e ndjeshme etnike dhe politike vazhdojnë të trajtohen me kujdes të veçantë nga qeveria aktuale, duke pasur parasysh balancat brenda koalicionit dhe reagimin e opinionit publik.

Prononcimi i tij, pritet të ngjallë reagime te opozita shqiptare.

Continue Reading

Lajme

Taipi: Mashtrim të thuash 2.500 punësime – asnjë të dhënë zyrtare!

Published

on

By

Kryetari i Kuvendit të Aleancës për Shqiptarët, Nazim Taipi, ka reaguar fuqishëm ndaj deklaratave të fundit të koalicionit VLEN lidhur me pretendimet për mijëra punësime dhe avancime në administratën shtetërore.

Sipas Taipit, pretendimet për “2’500 punësime dhe 800 avancime” janë të pabazuara, të paprovueshme dhe pjesë e një propagande të tejkaluar elektorale.

“Të thuash se ‘po realizohen 2’500 punësime dhe 800 avancime’, pa asnjë të dhënë zyrtare, pa asnjë raport të publikuar, dhe pa asnjë transparencë institucionale, nuk është diçka tjetër veçse një ofendim ndaj inteligjencës së qytetarëve, veçanërisht ndaj atyre që kanë realisht nevojë për punësim të ndershëm,” u shpreh Taipi.

Ai vlerëson se edhe nga pikëpamja procedurale, nuk ka kohë reale për punësime legjitime, pasi vetëm procedurat standarde për konkurse dhe testime zgjasin më shumë se periudha që ka mbetur deri në shpalljen e zgjedhjeve.

“E vetmja gjë që mund të bëhet në këtë kohë janë kontratat në vepër – të njëjtat skema të vjetra që janë përdorur gjithmonë për konsum elektoral. Asgjë e re për qytetarët, vetëm mashtrime të ricikluara,’’ shton ai.

Lidhur me ligjin për përfaqësim të drejtë, Taipi thekson se Qeveria po e shfrytëzon atë për manipulim mediatik, duke e paraqitur si arritje diçka që nuk ka kaluar ende në Kuvend.

“Kalimi në Qeveri nuk është arritje. Arritje është kur ligji miratohet në Kuvend dhe dërgohet në Komisionin e Venedikut për vlerësim ndërkombëtar. Gjithçka tjetër është teatër politik,’’ nënvizoi Taipi.

Ai vuri në dukje gjithashtu se shumë projekte zhvillimore në komunat shqiptare janë refuzuar nga ministritë dhe agjencitë shtetërore vetëm për arsye politike, duke shfaqur fytyrën e vërtetë të diskriminimit institucional që po thellohet.

“Të flasësh për ‘bollëk’, ndërkohë që në shumë vendbanime shqiptare ende mungojnë ujësjellësi, kanalizimi dhe infrastruktura më bazike, është një fyerje ndaj qytetarëve që jetojnë në kushte të vështira,” përfundoi Taipi.

Në fund, ai shprehu keqardhje për ish-bashkëpartiakët e tij, që sipas tij janë detyruar nën trysninë e lidershipit të VLEN-it të bëjnë deklarata të pavërteta “vetëm për të mos u qortuar nëpër restorantet e Tetovës”.

Continue Reading

Lajme

Ekskluzive: Azir Aliu emëron shef kabineti një mbështetës të LSDM-së

Published

on

By

Ministri i ri i shëndetësisë, Azir Aliu i cili njihet si ish këshilltarë i ish-kryeministrit Nikolla Gruevski ka përzgjedhur që shefi kabinetit të tij të mos jetë një simpatizant i flaktë i LSDM-së dhe jo një mbështetës dhe aktivist të Aleancës për Shqiptarët në të cilën thiret, shkruan Top24

Në një fotografi të siguruar nga portali Top24 shihet se si shefi i kabinetit të Azir Aliut ka qenë kativist i denjë i LSDM-së duke u fotografuar me Stevo Pendarovskin dhe në aktivitete të tjera të qeverisë Zaev-Kovaçevski.

Continue Reading

Lajme

12 maqedonas dhe 4 shqiptarë! Drejtori Muhamed Aliu lavdërohet me avansimet në QMK (VENDIMET/EMRAT)

Published

on

By

Dymbëdhjetë maqedonas dhe katër shqiptarë janë ngritur në detyrë në Qendrën për Menaxhim me Kriza. Avansimer sot janë nënshkruar nga drejtori i ri, kuadër i Lëvizjes Demokratike në Çair, Muhamed Aliu.

Ka qenë ky i fundit që, nëpërmjet rrjeteve sociale, është lavdëruar për avansimet e katër shqiptarëve, por pa i përmendur avansimet e 12 punonjësve maqedonas, shkruan gazeta KOHA.

“Sot bëhen tre javë nga marrja ime e detyrës si drejtor i Qendrës për Menaxhim me Kriza. Me kënaqësi njoftoj se pas tre jave, sot janë avancuar katër (4) shqiptarë, të cilët kanë dhënë kontribut të vazhdueshëm për mbi 20 vite si bashkëpunëtorë të ri. Së shpejti priten edhe 10 avancime të tjera, si dhe janë në proces dhjetëra punësime të reja. Procesi i avancimit dhe punësimit të shqiptarëve po vazhdon me intensitet – si asnjëherë më parë!”, ka shkruar në profilin e tij Aliu në Facebook, duke mos përmendur asnjë fjalë se, në mesin e 16 avansimeve, 12 janë maqedonas.

Gazeta KOHA ka arritur të sigurojë të gjitja vendimet e firmosura nga drejtori Muhaned Aliu, ndërkohë që më poshtë, i japim të gjitha me emër dhe mbiemër. Vlen të theksohet se, maqedonasit janë avancuar në këshilltarë shtetëror e udhëheqës sektori, ndërkohë që shqiptarët në “bashkëpunëtorë të lartë”.

Continue Reading

TOP Lajme