Lajme ditore
Për 5 orë, policia gjobiti 147 këmbësorë

Policia ka shqiptuar 221 sanksione për kundërvajtje të këmbësorëve dhe drejtuesve të automjeteve gjatë një aksioni të përforcuar të realizuar në të gjithë vendin. Kontrolli është zhvilluar më 11 nëntor, nga ora 08:00 deri në 13:00, me fokus zbulimin e shkeljeve të rregullave të trafikut nga këmbësorët dhe shoferët ndaj tyre.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, nga gjithsej 221 kundërvajtjet e konstatuara, 147 janë shqiptuar për këmbësorët që kanë kaluar rrugën në mënyrë të pasigurt, jashtë vendkalimeve të shënuara për këmbësorë.
Ndërkaq, 25 shoferë janë sanksionuar për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve në vendkalimet e shënuara. Gjatë aksionit janë ndëshkuar edhe 179 drejtues automjetesh për lloje të tjera të shkeljeve në trafik.
Nga MPB-ja apelojnë që këmbësorët ta kalojnë rrugën vetëm në vendkalimet e shënuara, ndërsa shoferët të përshtatin shpejtësinë dhe t’u mundësojnë kalim të sigurt.
“Siguria e këmbësorëve është përgjegjësi e përbashkët. Vetëm me respektimin e vazhdueshëm të rregullave dhe dispozitave të trafikut nga të gjithë pjesëmarrësit mund të kontribuojmë për rrugë më të sigurta dhe uljen e numrit të aksidenteve”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
10:48
Rama në Manastir në Ditën e Alfabetit
10:44
Dramë familjare në Gostivar: 69-vjeçari sulmon vëllanë me mjet të mprehtë, përfundon me kallëzim penal
09:45
Toshkovski: Iva Mihailova nuk u ndihmua nga policia, nuk është kapur në asnjë nga kamerat në pikat kufitare
09:34
Kasami: Në Spitalin e Kumanovës do të punësohen 15 shqiptarë, 55 gjithsej në institucionet shëndetësore të Kumanovës
Të Gjitha Lajmet
Më të Lexuarat
01
Dhunë ndaj bashkëshortes në Çajle, kallëzim penal ndaj 33-vjeçarit
02
Sjellje agresive dhe fyerje ndaj një punonjëseje të Prokurorisë në Gostivar
03
Valbon Limani në terren: Inspekton ecurinë e punimeve në disa lokacione në qytet
04
Mickoski u mbyll derën zgjedhjeve të parakohshme
05
Gostivari shpallet “Qytet Mik i të Rinjve” për vitin 2026 në Rajonin e Pollogut

Lajme ditore
Dramë familjare në Gostivar: 69-vjeçari sulmon vëllanë me mjet të mprehtë, përfundon me kallëzim penal

Lajme ditore
Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Lajme ditore
Asnjë shqiptar në 80 punësimet e reja në Spitalin e Kumanovës

Lajme ditore
Gostivari shpallet “Qytet Mik i të Rinjve” për vitin 2026 në Rajonin e Pollogut

Lajme ditore
Komuna e Gostivarit nis pastrimin e kanaleve kulluese për parandalimin e përmbytjeve

Lajme ditore
Moti sot, temperaturat arrijnë deri në 17 gradë

Lajme ditore
Sjellje agresive dhe fyerje ndaj një punonjëseje të Prokurorisë në Gostivar





