Connect with us

Lajme

Snopçe: S’ka vendim për grupin parlamentar të VLEN-it, ende veprojmë bashkë

Published

on

Nuk ka ende një vendim zyrtar se si do të veprojnë deputetët e koalicionit VLEN në Kuvend, pas largimit të Aleancës për Shqiptarët nga Koalicioni VLEN. Shefi i grupit parlamentar, Halil Snopçe, i cili vjen nga radhët e ASH-së së Arben Taravarit thekson se tani për tani nuk ka ndonjë paralajmërim se koalicioni do të veprojë ndaras në Kuvend.

“Për momentin nuk ka paralajmërim as nga ana jonë e as nga ana e partnerëve tanë se do të veprohet me grupe të veçanta parlamentare. Kjo i bie se ende po veprojmë si grup i përbashkët parlamentar. Fundja, këto vendime qoftë të njërës, qoftë të palës tjetër kanë të bëjnë për zgjedhjet e ardhshme lokale”, deklaroi Halil Snopçe, deputet i ASH.

Kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, sot theksoi se ende nuk është biseduar se si do të funksionojë grupi parlamentar, megjithatë tha se çdo deputet do të jetë i mirëseardhur në grupin parlamentar të VLEN-it, nëse është i gatshëm të jetë pjesë e transformimit të koalicionit në një parti politike.

Grupin parlamentar të koalicionit VLEN tani për tani e përbëjnë 14 deputetë. Pesë deputetë janë të Aleancës për Shqiptarët, nga 3 të Lëvizjes Demokratike dhe Alternativës, 2 të Lëvizjes BESA dhe 1 deputet i pavarur, respektivisht Bekim Qoku.

Sipas rregullores së Kuvendit për të formuar grup parlamentar, duhet pasur së paku pesë deputetë, që do të thotë se Taravari ka mundësi të formojë grupin e vet parlamentar nëse janë të pajtimit deputetët Halil Snopçe, Rijad Shaqiri, Mimoza Musa, Sadik Sulejmani dhe Salim Sulejmani./Alsat

Continue Reading

Lajme

Mesazhi i Taravarit për ish-partnerët në VLEN: Qetësi dhe reflektim

Published

on

By

Pas ndarjes nga qeveria dhe koalicioni VLEN, Taravari u dërgon një mesazh të shkurtër por domethënës ish-partnerëve politikë.

“Qetësi dhe reflektim,” tha ai.

Ndërkohë, për zgjedhjet lokale që po afrohen, Taravari shfaqi bindje për fitore. “Pres dhe e di që do të kemi fitore. Jam gati të bashkëpunoj me çdo parti shqiptare që punon për shqiptarët e jo kundër tyre,” theksoi ai.

Continue Reading

Lajme

Isen Shabani: Me intensitet të lartë po punohet për ndërtimin e furnizimit me ujë për fshatin Vrapçisht

Published

on

By

Kryetari i komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani njëherit dhe kandidat për kryetar komune nga BAKI, përmes një postimi nga ndarë pamje nga punimet me intestiet të shtuar në ndërtimin e ri të ujësjellësit të fshatit Vrapçisht, ku do të ketë burim të ri të ujit dhe rrjetë tërësisht të rij, shkruan Top24

Continue Reading

Lajme

Taravari për Vox Media: Albin Kurti ishte kumbari i VLEN-it, por edhe i SVLEN-it

Published

on

By

Arben Taravari kujtoi rolin e kryeministrit të Kosovës në lindjen e koalicionit shqiptar, por nuk fshehu zhgënjimin e tij me Albin Kurtin.

“Albin Kurti ishte kumbari i VLEN-it, ashtu siç ishte edhe kumbari i SVLEN-it,” tha Taravari.

Ai shtoi se Kurti dikur ishte figurë frymëzuese, por sot duket i lodhur nga pushteti dhe kjo po dëmton Kosovën.

Për Qeverinë e Shkupit, Taravari tha se Kurti nuk ka qëndrim serioz: “Nuk e di sa kohë e interes ka të merret me ne, kur vetë Kosovën e mban peng me kokëfortësinë e tij.”

Continue Reading

TOP Lajme