Connect with us

Lajme

Më në fund kthjellet Alternativa, pranon paaftësinë gjatë qeverisjes edhe publikisht

Published

on

Sot ka ndodhur nje precedent që nuk ka ndodhur më heret ne skenen politike në RMV, partia Alternativa duke dashur të adresojë kritika Qeverisë duket sikur ia adreson vetes.

Nuk ka më shumë se një muaj që kur Alternativa doli nga Qeveria, por duhet të kujtojmë se premtimet e mëdha të kësaj partie në marveshjen për hyrje në Qeveri.Kjo parti përdori çdo plagë shqiptare për të mbuluar turpin e ndarjes nga koaliioni me ASh-në.Arritën deri në atë masë saqë premtuan regullimin e sistemit gjygjësor në Maqedoni, deri në atë pikë sa premtuan zgjidhjen e rasteve të montuara, si dhe gjykimin e drejtë të keqpërdoruesve të pushtetit.Pikërisht në mandatin e tyre janë shënuar skandalet më të medha të në gjyqësor siç janë vjetrimi i lëndëve Titanik” ku protagonist eshte Mijallkov.

Vlen të theksohet se partia Alternativa nuk realizoi asnjë premtim të dhëne qytetarëve.Redaksia jone i fton të përmendin një premtim të realizuar.

Continue Reading

Lajme

Ahmeti: Ne duam një shtet unitar, nëse do të donim ta ndanim Maqedoninë, do ta kishim bërë në vitin 2001 me 15 mijë ushtarë

Published

on

By

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, gjatë një fjalimi të mbajtur mbrëmë në Çair, iu përgjigj pretendimeve të disa politikanëve dhe forcave politike, të cilët – siç tha ai – përhapin lajme të rreme se shqiptarët duan ta ndajnë Maqedoninë.

Ahmeti theksoi se nëse shqiptarët do të kishin dashur ndarjen e shtetit, atëherë do ta kishin bërë këtë në vitin 2001, kur kishin në dispozicion 15 mijë ushtarë të armatosur.

“Ne duam një shtet unitar dhe të barabartë për të gjithë, e jo një shtet tiranik për disa”, deklaroi Ahmeti, sipas mediave në gjuhën shqipe në vend.

Ai gjithashtu bëri të ditur se mbrëmë, gjatë aktivitetit partiak në Çair, së bashku me kandidatët për kryetarë komunash, Bujar Osmani dhe Skender Rexhepi – Zejd, kanë nënshkruar të ashtuquajturin “Ligji për Çairin”, që sipas tij, përfaqëson një bashkim kombëtar më të madh që nga viti 2001.

“Të gjithë janë të bashkuar, si më parë, për të rikthyer dinjitetin, për të rikthyer nderin, për të mbrojtur arritjet. Atëherë lufta ishte për të fituar barazi, sot është për ta mbrojtur atë. Bashkë për të ndalur diskriminimin, poshtërimin dhe keqqeverisjen. Lëvizja gjithëpopullore e rezistencës dhe shpresës po bëhet çdo ditë më e fuqishme dhe më gjithëpërfshirëse! Të gjithë në këmbë, të gatshëm për referendumin e tetorit!”, ishte mesazhi i Ahmetit nga komuna e Çairit në Shkup.(INA)

Continue Reading

Lajme

Mbështetje nga Ukraina për Osmanin – Mirënjohje për përkrahjen në kauzën anti-ruse

Published

on

By

Ish-Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba, dërgoi një mesazh të fuqishëm dhe emocional me video, në mbështetje të Bujar Osmanit dhe kandidaturës së tij për kryetar të Komunës së Çairit.

Në mesazh, Kuleba i falënderoi popullit maqedonas për përkrahjen ndaj Ukrainës gjatë pushtimit rus, por njëkohësisht u ndal posaçërisht edhe te roli i Osmanit si ministër i jashtëm i Maqedonisë së Veriut dhe kryesues i OSBE-së.

„Ne, ukrainasit, jemi mirënjohës për përkrahjen tuaj. Përgjithmonë do ta kujtojmë me mirënjohje që gjatë tri viteve të fundit kombi juaj krenar qëndroi pranë Ukrainës“, tha Kuleba, duke theksuar se Maqedonia dhe institucionet e saj treguan solidaritet të vërtetë në momentet më të vështira.

Më tej, Kuleba foli personalisht për Osmanin:

„Bujar Osmani është miku im që e drejtoi diplomacinë tuaj dhe e udhëhoqi OSBE-në gjatë kryesimit nga RMV. Ai është politikan i njohur dhe jam i sigurt se e respektoni po aq sa e respektoj edhe unë.“

Ministri nga Ukraina shprehu mbështetje të fortë për kandidaturën e Osmanit, duke e vlerësuar si njeri jashtëzakonisht të përkushtuar dhe të ndershëm:

„Jam i bindur se do t’ju shërbejë me cilësi të lartë, integritet dhe përkushtim. Ai e do Maqedoninë, ju do juve, i do qytetet dhe fshatrat tuaja. Ai është njeri që meriton besim. Këtë e mësova në momentet më të vështira të pushtimit.“

Kuleba theksoi gjithashtu se përvoja dhe rrjeti i kontakteve ndërkombëtare që Osmani ka fituar gjatë viteve të fundit janë burim i paçmuar për çdo vetëqeverisje lokale që dëshiron të përparojë dhe të shfrytëzojë fondet dhe përkrahjen evropiane.

Në fund, Kuleba përcolli përshëndetje të ngrohta për qytetarët e Çairit, duke iu dëshiruar fat dhe stabilitet, me mesazhin se miqësia mes popujve ndërtohet edhe përmes liderëve që e dinë se çfarë do të thotë përgjegjësi dhe solidaritet në politikën ndërkombëtare. /Flaka/

Continue Reading

Lajme

Limani–Taravari telefonatë ‘live’ në emision: Kthim prapa s’ka, fitore që në raundin e parë në Gostivar

Published

on

By

Paralajmërimi i emisionit të ri “Puls”, me mysafir Valbon Limanin, ka sjellë një moment interesant politik në skenë: një komunikim i drejtpërdrejtë mes kandidatit për kryetar të Gostivarit, Valbon Limanit, dhe liderit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravarit, shkruan Flaka

Moderatorët Fatime Koka dhe Tiron Alili e shtynë Limanin që gjatë emisionit të bënte një telefonatë me Taravarin, duke e vendosur në një situatë të papritur. Ata i kërkuan që t’i komunikonte kryetarit të partisë tërheqjen nga gara.

“Kryetar, e kam menduar gjatë këto ditë dhe kam menduar të tërhiqem nga gara”, tha Limani në bisedën telefonike me Taravarin.

Përgjigja e liderit të ASH-së ishte e prerë dhe motivuese:

“Kthim prapa s’ka. Atë që s’e arrita unë, do ta bësh ti – fitore që në raundin e parë në Gostivar.”

Ky komunikim i sinqertë mes dy figurave të Aleancës për Shqiptarët jo vetëm që i dha emisionit një moment kulmor, por edhe përforcoi mesazhin se gara për Gostivarin shihet si e fituar që në raundin e parë. /Flaka/

Continue Reading

TOP Lajme