Connect with us

Lajme

Lloga ka kërkuar me kohë nga Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli i Prokurorëve të mos lejojnë vjetrimin e lëndës së Mijallkovit (Dokument)

Published

on

Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga menjëherë sapo ka marë detyrë e Ministrit të Drejtësisë, i ka shkruar Këshillit Gjyqësor, Këshillit të Prokurorëve Publikë dhe Prokurorisë Publike më 14 mars 2023, ku paralajmëroi dhe kërkoi të ndërmerren masa më efektive dhe në kohë për të parandaluar situata të tilla dhe të ngjashme të vjetërsimit të lëndëve gjyqësore përmes zvarritjes së proceseve gjyqësore. Për fat të keq ky paralajmërim nuk është marë parasysh dhe sot ndodhi edhe një vjetrim i rastit gjyqësor ndaj ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov.

Lloga ka reaguar me revoltë të theksuar ndaj kësaj.

“Më vjen keq që u lejua të përfundonte një rast tjetër, “Titanik 2” dhe atë për të njëjtin të pandehur. Pavarësisht zotimit tim për të mos ndërhyrë në pavarësinë e gjyqësorit, jam i detyruar të reagoj, t’u bëj thirrje të gjitha institucioneve dhe organizatave që urgjentisht të marrin masa për reforma të shpejta”, thotë ministri Lloga, shkruan Lideri.mk.

Porosia e tij është se raste të tilla nuk kontribuojnë në zhvillimin e shoqërisë, por përkundrazi, me dëmet që do të shkaktojnë edhe më shumë do të cenojnë besimin e qytetarëve në të gjithë sistemin.

Continue Reading

Lajme

ASH: Vlenizmi i Hiseve të Kazinove (Pjesa VI) – Lojërat e Fatit Online jo vetëm që nuk u ndaluan, por po legalizohen me Ligj

Published

on

By

Pavarësisht premtimeve të bujshme të grupimit VLEN dhe të qeverisë se do të ndalojnë 100% lojërat e fatit online, kjo nuk ndodhi gjatë vitit të parë të qeverisjes dhe, në bazë të projektligjit aktual, nuk do të ndodhë as në të ardhmen. E vërteta është se projektligji i ri për Lojërat e Fatit, i cili po përgatitet nga Ministria e Financave me miratim të VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it, jo vetëm që nuk synon ndalimin, por e garanton funksionimin dhe legalizimin e tyre, duke u shndërruar në një mbështetje ligjore për operatorët ekzistues dhe të rinj.

Sipas dispozitave të përgjithshme të projektligjit, licencat për lojërat online do të jepen për një periudhë 6-vjeçare, njëjtë si më parë – duke dëshmuar qartë se, përkundër retorikës publike, nuk ka vullnet për ndalim të këtyre aktiviteteve.

Për më tepër, ligji nuk përmban masa të forta mbrojtëse për qytetarët: nuk ka mekanizma të pavarur ankimi për vendimet e autoriteteve, nuk ka afat të përcaktuar për shqyrtimin e aplikimeve për licencë, lejohet revokimi arbitrar i licencave pa të drejtë për rishqyrtim të drejtë, si dhe mungojnë masa të qarta për verifikimin efektiv të moshës dhe për përjashtimin e personave me varësi të diagnostikuar.

Nuk ka garanci për mbrojtjen e të dhënave personale, përfshirë afatin e ruajtjes së tyre, të drejtën për fshirje apo transferim të të dhënave, si dhe ndalimin e ndarjes së të dhënave me palë të treta.

Në vend të ndalimit, po krijohet një sistem që monopolizon tregun dhe favorizon kompani të lidhura me pushtetin, në shumë raste në pronësi të fshehur të njerëzve të afërt me qeveritarët, dhe kjo është dhurata e VLEN-it për shqiptarët.

Aleanca për Shqiptarët shpreh zhgënjim të thellë për këtë dështim të VLEN-it për të përmbushur një nga zotimet më të rëndësishme ndaj qytetarëve. Në vend të ndalimit të lojërave të fatit online – siç u premtua publikisht – qytetarët sot përballen me rrezik më të madh të ekspozimit të fëmijëve, mungesë transparence dhe rritje të varësisë sociale e ekonomike përmes një sektori që po mbrohet me ligj, dhe që duket se VLEN-i po merr hisen e vet.

Premtimi i VLEN-it për ndalimin e këtyre lojërave ka rezultuar të jetë një mashtrim elektoral, dhe qytetarët kanë të drejtë të ndihen të tradhtuar dhe të zhgënjyer.

Aleanca për Shqiptarët

Continue Reading

Lajme

FRASH fuqizon rrjetin rinor në të gjitha zonat zgjedhore

Published

on

By

Forumi Rinor i Aleancës për Shqiptarët (FRASH) ka mbajtur mbledhje të rëndësishme, ku është formuar zyrtarisht Shtabi Rinor Qendror dhe janë zgjedhur përfaqësuesit e rinj të Këshillit të Përgjithshëm, të përbërë nga përfaqësuesit e degëve të FRASH, informon PressOnline.al

Viola Ramadani nga FRASH, ka njoftuar se gjatë mbledhjes janë zgjedhur edhe shefat e shtabit për zonat zgjedhore, duke e konsideruar këtë hap si një sinjal të qartë për organizimin dhe angazhimin e të rinjve në skenën politike shqiptare.

“Rinia është forca që ndërton të ardhmen. Sa më shumë dije, guxim e dashuri të ketë në zemrën e saj, aq më i ndritur bëhet nesërmi,” ka deklaruar Ramadani, duke theksuar rolin kyç të të rinjve në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe më të përparuar.

Ajo ka shtuar se rinia nuk është thjesht një periudhë e jetës, por një energji që kur ndizet me ideal, bëhet dritë për gjithë kombin.

Me këtë strukturim të ri, FRASH synon një mobilizim më të madh të të rinjve për zgjedhjet lokale, si dhe në funksion të sfidave politike dhe shoqërore që i presin shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Continue Reading

Lajme

Pse dhe si u krijua “Lëvizja Arbëria”?

Published

on

By

Shkruan: Rami Mislimi

Krijimi i partive apo lëvizjeve të reja shqiptare në Maqedoninë e Veriut nuk është më një risi, por shpesh një pjesë e skenarëve të vjetëra të projektuara nga sistemi maqedonas dhe shërbimet maqedonase. Që nga shpallja e pavarësisë, në këtë shtet janë krijuar dhjetëra parti të vogla shqiptare me qëllimin e vetëm, copëtimin e votës shqiptare dhe defaktorizimin e ndikimit politik të shqiptarëve.

Por a është edhe “Lëvizja Arbëria” pjesë e këtij skenari?

Nëse e shikojmë vetëm në planin politik dhe strategjik, ka vend për dyshim. Por kur në skenë dalin figura të harxhuara dhe të njohura për publikun, dyshimet shtohen edhe më shumë dhe mund ta betonizojnë se kjo lëvizje është krijuar pikërisht nga shteti, shërbimi dhe mund ta them me gojën plot nga Mickovski.

Megjithatë, historia e”Lëvizjes Arbëria” nuk fillon me ndonjë platformë madhore, ideologji apo kërkesë për reformë tek partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Kjo lëvizje ka nisur nga 3-4 persona me ego private dhe personale, për të përfituar ndonjë pozitë në qeverinë e tashme.

Krijimi i “Lëvizjes Arbëria” është diskutuar për herë të parë në tavolinat e VLEN-it, vetëm disa muaj pas hyrjes në Qeveri. Dy figurat kryesore të saj, Orhan Ibrahimi dhe Bekim Fazliu, së bashku me një rreth të ngushtë njerëzish, kërkuan poste të vogla në administratë: ndonjë zëvendësdrejtor, shef sektori apo funksione periferike pa kaluar përmes votës së popullit dhe pa qenë pjesë formale e koalicionit.

Në një periudhë prej rreth 6-7 muajsh, Orhani dhe Bekimi shëtitën zyrave të liderëve të VLEN-it duke bërë presion të heshtur dhe ndonjëherë edhe publik për përfshirje. Herë te Arbeni e herë te Izeti.

Dhe në përpjekje për të fituar vëmendje, Orhan Ibrahimi filloi të publikonte kritika ndaj opozitës, pra ndaj BDI-së, edhe në disa intervista. Ndërsa Bekimi Fazliu përdori rrjetet sociale për të treguar “forcën” e tij virtuale, duke u përpjekur të joshë liderët e VLEN-it që t’i marrin në pushtet, vetëm që të kenë ndonjë rrogë.

Por, duke hapur e mbyllur dyert e liderëve të VLEN-it, në fund vendosën mos të dalin nga zyra e Izet Mexhitit pa fituar ndonjë rrogë apo punësim personal.

Izet Mexhiti ndodhi para një beteje të vështirë: as t’i largojë nga zyra, e as t’iu japë nga hisja e LD-së.

Izeti përdori një strategji të vogël, ua tregoi rrugën më të shpejtë të përfitimit duke i larguar nga barra që kishte i drejtoi drejt rrugës së Mickovskit.

Shteti dhe shërbimi maqedonas, në krye me Mickovskin, për t’u dukur më “patriot”, Orhani dhe Bekimi ua propozuan krijimin e një “lëvizje shqiptare” me emrin “Lëvizja Arbëria”, që shqiptarët më pas të bashkoheshin tek “ideja e madhe kombëtare” e tyre, një strategji që e ka përdorur UDB-ja jugosllave për dekada.

Deri tani, “Lëvizja Arbëria” nuk ka ofruar ndonjë program të qartë politik, vizion zhvillimor apo strategji për përfaqësimin e shqiptarëve.

“Lëvizja Arbëria” është krijuar për të marrë 1-2 drejtori dhe për t’u punësuar Orhani dhe Bekimi, ndërsa kryeministri Mickovski të paraqitet si “i miri i shtetit” me shumë “parti shqiptare” në vend.

Këto “fora” jo që janë bërë bajat, por as nuk i joshin shqiptarët.

Dhe për ta përmbyllur gjithë këtë muhabet, vetëm Menduh Thaçi mund ta tregojë me një fjalë ” Lëvizjen Arbëria”

Continue Reading

TOP Lajme