Connect with us

Lajme

Kaba: Ndalesa e përbashkët në Bllacë bëhet realitet

Published

on

 

Në pikën kufitare Bllacë – Hani i Elezit, që lidh Maqedoninë e Veriut me Republikën e Kosovës, është vendosur koncepti i ndalesës së përbashkët, një hap ky drejt rritjes së bashkëpunimit dhe lehtësimit të qarkullimit ndërkufitar.

Bllaca është një nga pikat kufitare më të frekuentuara në vend, ku çdo vit kalojnë mbi 4 milionë pasagjerë. Me këtë mënyrë të re menaxhimi, pritet të rritet efikasiteti dhe të përforcohen lidhjet ndërshtetërore.

Zëvendësdrejtori i Doganave të Maqedonisë së Veriut, Garip Kaba, përmes një postimi në Facebook ka përgëzuar të gjithë aktorët ndërqeveritarë që kontribuan në realizimin e këtij projekti, duke veçuar Drejtorinë e Doganave për angazhimin efektiv. “Vendoset koncepti i një ndalese në pikën kufitare Bllacë – Hani Elezit me Republikën e Kosovës. Bllaca është një nga pikat kufitare më të frekuentuara, ku kalojnë mbi 4 milionë pasagjerë në vit, dhe presim që kjo mënyrë menaxhimi të kontribuojë në lidhjen dhe bashkëpunimin më të madh mes dy shteteve. Përgëzoj gjithë faktorët ndërqeveritar, posaçërisht Drejtorinë e Doganave të RMV për kontributin efektiv që të realizohet ky projekt”, ka shkruar ai.

Ky zhvillim pritet të ketë ndikim të ndjeshëm në përmirësimin e shërbimeve dhe në shkurtimin e pritjeve për qytetarët dhe bizneset që përdorin këtë pikë kufitare.

Continue Reading

Lajme

Ramadani: VLEN në Likovë pa pritje, kandidati i tyre po garon për postin e drejtorit, jo për kryetar komune

Published

on

By

Aktivisti i Aleancës për Shqiptarët, Liridon Ramadani, ka reaguar pas vizitës së koalicionit VLEN në komunën e Likovës, duke thënë se aktiviteti i tyre nuk është pritur nga qytetarët.

“Sot zbarkoi VLEN në Likovë, ama si paska prit askush, ndoshta sepse janë mësuar me sallat e mbushura nga Taravari,” ka shkruar Ramadani.

Ai është ndalur edhe te kandidati i VLEN-it për Likovë, të cilin e ka vlerësuar në aspektin profesional si profesor, por jo si menaxher dhe politikan.

“Nuk ka aftësi menaxheriale dhe nuk njeh as strukturën e as aktivistin. Aktivizohet vetëm kur ka përfitime personale, dhe në mbledhjen e fundit ishte nga të vetmit që duartrokisnin koalicionin me BDI, me ‘interes kombëtar’ si justifikim,” thekson Ramadani.

Sipas tij, kandidati në fjalë kishte kërkuar mbështetjen e BDI-së për të garuar për kryetar komune, por pasi i ishte refuzuar, vendosi të mbajë postin aktual dhe të luajë rolin e “anti-BDI”.

“Me sa e njoh unë, ai nuk po bën garë për kryetar komune, në fakt gara e tij është ta ruajë postin e drejtorit,” përfundon reagimi i Ramadanit.

Ramadani: VLEN në Likovë pa pritje, kandidati i tyre po garon për postin e drejtorit, jo për kryetar komune

Continue Reading

Lajme

Rami Mislimi: Deputetja e VLEN-it ishte kundër mediave shqiptare, por mbeti me gishtat në gojë

Published

on

By

Analisti dhe pronari i portalit Tetovasot, Rami Mislimi, ka reaguar ndaj veprimeve të një deputeteje të VLEN-it, Saranda Imeri , ish-këngëtare, e cila me një propozim ligjor të nënshkruar nga dora e saj, synonte të votonte kundër mediave shqiptare dhe për një ligj tjetër që mund të ndikonte në manipulimin zgjedhor.

Sipas Mislimit, deputetja nuk kishte njohuri të mjaftueshme për ligjin që po inicionte dhe nuk e kuptonte pasojën e votës së saj. Falë ndërhyrjes së deputetëve shqiptarë, veçanërisht të Aleancës Kombëtare dhe Ali Ahmetit, ligji për mediat nuk kaloi, duke e lënë deputeten në situatë të vështirë dhe “me gishtat në gojë”.

Mislimi e cilëson këtë si mungesë përgjegjësie dhe njohurie për legjislacionin që ajo vetë po propozonte.
Turp! Nuk di as vetë çfarë inicon, e lëre më të mbrojë shqiptarët shprehet Mislimi.

Ja postimi i plotë:

”Deputetja e VLEN-it ishte kundër mediave shqiptare, por mbeti me gishtat në gojē”

Kjo është deputetja e LD-së apo e VLEN, me emrin Saranda përdryshe ish këngëtare!

Me propozimin e një ligji të nënshkruar nga dora e saj, ajo sot dëshironte të votonte kundër mediave shqiptare, si dhe për një ligj tjetër që synonte manipulimin zgjedhor.

Vetë kjo deputete ka pranuar se nuk e ka ditur as se çfarë ligji ka inicuar për t’u votuar sot.

Falë deputetëve të tjerë shqiptarë, gjegjësisht të Aleancës Kombëtare që ishte edhe Ali Ahmeti ligji për mediat nuk kaloi, dhe Saranda mbeti me gisht në gojë.

Turp! Nuk di as vetë çfarë inicon, e lëre më të mbrojë shqiptarët”, ka përfunduar Mislimi

Continue Reading

Lajme

Snopçe: Qeveria nuk pranoi kompromisin tonë, nuk e mbështesim ndryshimin e Kodit Zgjedhor

Published

on

By

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, ka reaguar pas seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit ku në rend dite ishin ndryshimet në Ligjin për Kodin Zgjedhor, të cilat kërkojnë shumicë të Badinterit, përcjell PressOnline.al

Snopçe ka deklaruar se opozita, megjithëse nuk ishte e konsultuar siç ka qenë praktikë historike për ligje që prekin Kodin Zgjedhor, i ka ofruar kompromis qeverisë.

“Ne ishim të gatshëm ta përkrahim ligjin me kusht që qeveria ta shfuqizojë vendimin për uljen e numrit të këshilltarëve në komuna, një vendim që në fakt duhej të pasohej pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila konstatoi se metodologjia për ndarjen e qytetarëve në rezidentë dhe jorezidentë është kundërkushtetuese,” ka shkruar Snopçe.

Sipas tij, pasi pushteti nuk tregoi gatishmëri për të pranuar këtë kompromis, opozita vendosi të mos e mbështesë ligjin.(PressOnline.al)

Continue Reading

TOP Lajme