Connect with us

Lajme

Taravari viziton Spitalin e Gostivarit: Promovohen repartet e rinovuara dhe pajisjet kirurgjikale

Published

on

 

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka realizuar një vizitë në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit, ku ka promovuar disa reparte të rinovuara dhe ka inspektuar investimet në përmirësimin e kushteve për pacientët dhe stafin mjekësor.

Taravari ka theksuar rëndësinë e rinovimit të sallave kirurgjikale dhe pajisjeve moderne. Ai ka vlerësuar arritjet e drejtorit të spitalit, i cili ka arritur të krijojë një hapësirë me tre salla kirurgjikale nga dy që ishin më parë, duke mundësuar kështu që pacientët të presin më pak dhe të trajtohen më shpejt. Ministri gjithashtu ka vizituar një tavolinë kirurgjike të pajisur me të gjitha elementët e nevojshëm për realizimin e operacioneve të ndryshme.

“Spitali i Përgjithshëm i Gostivarit vazhdon të mbetet lider në promovimin e punëve që janë bërë. Me mjete vetanake dhe sponsorizime, po punohet intensivisht për të përmirësuar kushte dhe për të ofruar shërbime mjekësore cilësore për qytetarët”, tha Taravari.

Ai ka nënvizuar gjithashtu se një pjesë e repartit internistik është plotësisht e rinovuar dhe ka marrë informacione nga drejtori i spitalit për progresin në renovimin e repartit oftalmologjik. Taravari shprehu shpresën se punimet në këtë repart do të përfundojnë së shpejti, duke ofruar shërbime më të mira për pacientët.

Kjo vizitë e ministrit u realizua në kuadër të përpjekjeve për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe ofrimin e kushteve më të mira për trajtimin e pacientëve në gjithë vendin.

Continue Reading

Lajme

Ilaz Leskovica shuan dilemat: Jam krah për krah me Bujar Osmanin mos bini pre e shpifjeve të s’VLENI-t

Published

on

By

Pas përhapjes së lajmit nga mediat e afërta me VLEN-in përmes një positmi ka reaguar Ilaz Leskovica i cili qartazi ka shprehur vendimin e tij për të qenë krah për krah me Bujar Osmanin për fitoren e madhe të Çairit, shkruan Top24

Në postimin e tij Leskovica shkruan:

Mos e mashtroni veten o ju të S’vlenit. Unë do të jem krah për krah me Bujar Osmani deri në fitoren e radhës në Çair Nëse unë kërkoj hapësirë për të rinjtë, kjo nuk do të thotë se jam kundër. Por aq poshtë keni rënë, sa nuk dini më me çka të merreni.
@inprimopiano

Continue Reading

Lajme

Ramadani në Svillare: Jam këtu për të dëgjuar dhe për të sjellë projekte konkrete për Sarajin

Published

on

By

Kandidati për komunën e Sarajit, Blerant Ramadani, së bashku me kryetarin aktual të komunës, Iljas Veseli, vizitoi fshatin Svillare ku u takua me banorë dhe familje të shumta.

Ramadani theksoi se pritja dhe mikpritja e banorëve të Svillarës e dëshmojnë forcën e komunitetit dhe gatishmërinë e tij për të ecur përpara.

“Çdo buzëqeshje dhe çdo fjalë mirëpritëse më rikujtoi se forca e një komuniteti qëndron te njerëzit e tij, tek bujaria, solidariteti dhe dëshira për të ecur përpara,” tha Ramadani.

Continue Reading

Lajme

Loja e Izet Mexhitit: Bekim Salit i premton post, ndërkohë përgatit kushëririn Burim Latifi

Published

on

By

Izet Mexhiti sërish shihet duke përdorur recetën e vjetër politike: premtime për poste dhe privilegje për të mbajtur në kontroll strukturat e VLEN-it dhe për të forcuar kandidaturën e tij në Çair.

Siç dihet,Mexhiti i ka ofruar Bekim Salit pozitën që mban aktualisht në ekzekutiv, vetëm e vetëm që të sigurojë përkrahjen e tij. Bekim Sali këtë premtim e ka marrë si të kryer.

Por skema nuk ndalet këtu. Postin e ministrit të Ekologjisë, Mexhiti tashmë ia ka premtuar kushëririt të tij, Burim Latifi – duke treguar se posti publik përdoret si monedhë pazari për interesa familjare dhe politike.

Njohësit e karrierës së tij nuk habiten.

“Mexhiti gjithmonë ka manipuluar në këtë formë me bashkëpunëtorët e tij – u premton pushtet, i përdor, dhe pastaj i hedh”, thotë njëri prej tyre.

Kjo lojë e rrezikshme po shihet nga shumë si tentativë e Mexhitit për të kapur Çairin duke blerë besnikëri, jo me ide apo projekte, por me pazare të ulëta politike.

Continue Reading

TOP Lajme