Connect with us

Lajme

Taravari njofton vendimet e Kuvendit partiak: Të bashkuar dhe të lumtur për vendimet tona!

Published

on

 

Aleanca për Shqiptarët ka mbajtur sot Kuvendin e saj të tretë në qytetin e Gostivarit, ku janë marrë disa vendime të rëndësishme rreth pozicionimit të saj në skenën politike.

Kreu i ASH-së, Arben Taravari, përmes një postimi në rrjete sociale, bëri të ditur vendimet kyçe të Kuvendit.
“Isen Shabani dhe Arben Halili u emëruan anëtar të ri të Kuvendit të Partisë; Dr. Idriz Orana u zgjodh Nënkryetar i Partisë; Votuam Rezolutën për tragjedinë e Koçanit”, njoftoi Taravari.
Një tjetër pikë me rëndësi ishte vendimi që Këshilli Drejtues të vazhdojë negociatat me koalicionin opozitar VLEN për të gjetur një marrëveshje për të dal së bashku në zgjedhje.
Taravari përmes një fotografie të publikuar e përshkroi partinë si të bashkuar dhe të lumtur për vendimet.
“Një Kuvend prej të cilit del një grup i tillë njerëzish do të thotë se jemi të gjithë të bashkuar dhe të lumtur për vendimet tona!”, shkroi Taravari.
Kuvendi u zhvillua në një atmosferë që Taravari e përshkroi si “frymëzuese”, duke theksuar se ASH është më e vendosur se kurrë për të ecur “Drejt më t’Mirës”

Continue Reading

Lajme

ASH: “Vlenizmi” i hiseve të kazionove (Pjesa katër) – Premtuan ndalim të lojërave të fatit, po krijojnë monopol shtetëror

Published

on

By

Me ligjin e ri për lojërat e fatit, i cili pritet të miratohet ditëve në vijim, grupimi VLEN nuk ka arritur të përfshijë asnjë nga premtimet e tij elektorale që lidhen me këtë sektor. Përkundrazi, në vend që të frenohet ky fenomen – siç u tha me zë të lartë gjatë fushatës – qeveria përmes këtij ligji po merr në duart e saj kontrollin e plotë dhe të drejtpërdrejtë të licencimit të operatorëve të lojërave të fatit.

Në nenin 116 të ligjit thuhet qartë se: “Lojërat e fatit nëpërmjet internetit organizohen në bazë të licencës për organizimin e lojërave të fatit në internet, e cila jepet nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në bazë të një kërkese të dorëzuar pranë Ministrisë së Financave, pas marrjes paraprake të mendimit nga Ministria për Transformim Digjital, brenda 90 ditëve nga dorëzimi i kërkesës, në përputhje me ligjin.”

Neni 27 thotë “Reputacioni është ndershmëria, kompetenca, punëtorësia dhe posedimi i integritetit personal, të cilat japin siguri se personi nuk do të ndikojë në mënyrë që të rrezikojë ose dëmtojë reputacionin dhe besimin e publikut ndaj shoqërisë për organizimin e lojërave të fatit”. Pyesim grupacionin “VLEN”, nëse patën rast të shprehin mendimin e tyre për nenin kur flitet për moral në lojërat e fatit online.

Kjo do të thotë vetëm një gjë: VLEN, në vend që të ndalë lojërat e fatit, ia ka dorëzuar gjithë kontrollin qeverisë për t’i shpërndarë licencat sipas interesave të saj.

Deklaratat pompoze të Izet Mexhitit për “mbylljen e lojërave të fatit në internet” po rezultojnë një bllof i madh politik. E vërteta është se janë mbyllur disa platforma që vepronin ilegalisht, ndërkohë që me këtë ligj po krijohet hapësira për të ndërtuar një monopol të pastër shtetëror, përmes një kompanie ku Mexhiti tashmë ka pozicionuar njerëzit e tij të besuar.

Aleanca për Shqiptarët pyet nëse VLEN është në dijeni të përmbajtjes së ligjit që po gatuhet nga VMRO-DPMNE dhe që këto ditë pritet të miratohet nga qeveria?
Apo VLEN nuk pyetet për asgjë dhe thjesht voton për kuorum, duke ndjekur urdhrat e partnerëve të saj maqedonas?

Nëse fushata për “shuarjen e lojërave të fatit” ka përfunduar në një qeverisje me monopol shtetëror të kontrolluar politikisht, atëherë qytetarët shqiptarë kanë të drejtë të ndihen të mashtruar.

VLEN nuk është duke qeverisur – thjesht është duke zbatuar urdhra nga patronët. Ky është realiteti, dhe qytetarët nuk mund të manipulohen më me propagandë boshe.

Aleanca për Shqiptarët

Continue Reading

Lajme

Qindra falënderime për Ambasadorin Meidani: Nerova i bashkohet në mirënjohje

Published

on

By

Rrjetet sociale janë mbushur me dhjetëra mesazhe falënderimi nga prindër, nxënës dhe banorë të fshatit Nerovë, pas lajmit të mirë për zgjidhjen e problemit shumëvjeçar të legalizimit të objektit shkollor në këtë lokalitet, shkruan Flaka

Në fokus të falënderimeve është Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, z. Denion Meidani, për angazhimin e tij të drejtpërdrejtë dhe të paekuilibruar në favor të të drejtave të komunitetit shqiptar.

“Urime për Nerovën! Faleminderit të gjithëve, veçanërisht Ambasadorit të Shqipërisë, z. Denion Meidani”, shkruan Ferdi Jusufi në një reagim publik.

Edhe mësimdhënësi Faton Izeiri nuk i fsheh emocionet: “Urime për banorët e Nerovës! Falënderim të veçantë për Ambasadorin Meidani, që na qëndroi pranë në këtë betejë.”

“Merita të posaçme i takojnë edhe Ambasadorit të Shqipërisë për përkrahjen dhe vizitën që na bëri në këtë shkollë, vizitë që dha edhe rezultatet e para konkrete,” – u shpreh Bexhet Babloku nga Bashkësia Lokale e Nerovës.

Përmes një angazhimi të dukshëm në terren dhe lobimit të vazhdueshëm, ambasadori Meidani luajti një rol kyç në finalizimin e procedurave për legalizimin e shkollës – një çështje që prej kohësh i kishte penguar fëmijët e Nerovës të ndjekin mësimin në kushte të dinjitetshme. Flaka

Continue Reading

Lajme

Edhe bashkëpunëtori i Arben Fetaut fyen ambasadorin Denion Meidani (FOTO)

Published

on

By

Bashkëpunëtori i ngushtë dhe analisti Latif Arifi përmes një postimi ka fyer ambasadorin Shqiptarë në Shkup Denion Meidani duke e linçuar ate. Arifi në postimin e tij shkruan:

Shqiponjat s’fluturojnë nëpër ceremoni të BDI-së, z. ambasador. Ato nuk zbresin në katin e propagandës.
Krahët e tu, sado që i hap në foto, nuk të shpëtojnë nga e vërteta!
Je kthyer në sorrë politike që imiton shqiponjën.
Dhe kur thua “ju dua shumë”, ndoshta e ke fjalën për strukturat e BDI-së, jo për shqiptarët./Top24.mk/

Continue Reading

TOP Lajme