Connect with us

Lajme

Shaqiri-Dautit: Kadriu ishte profesioniste edhe para dy viteve, por atëherë propozonit ata që jepnin raporte në Livadhi të Strugës

Published

on

 

Deputeti i Koalicionit VLEN, Rijad Shaqiri, sot në Komisionin Parlamentar për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve, ku si rend dite ishte zgjedhja e drejtorit të Agjencisë për Cilësi në Arsimin e Lartë, ka deklaruar se ai si përfaqësues i Koalicionit VLEN, ka përkrahur dhe ka votuar kandidaten Besa Kadriu.

Shaqiri ka folur se në politikë kemi kompromise dhe marrëveshje politike, prandaj nuk duhet të ngritët pluhur pa nevojë. Shaqiri duke ju përgjigjur deputetes së Frontit Europian Ilire Dauti, tha se zonja Kadriu ka qenë profesioniste edhe para dy viteve kur ata si ASH kanë hyrë në Qeveri, por në atë kohë zonja Ilire Dauti nuk e propozoi në asnjë pozitë profesoreshën Besa Kadriu.

“Nuk dua të bëjë blof politik mirëpo dua ta përshkruaj një gjë reale, pasi në atë kohë ASH, nga krahu që tani është në Frontin Europian propozonin njerëzit më të besuar të strukturës së caktuar të ASH-së, të cilët jepnin raporte në Lidhavi të Strugës dhe jo në vendin te duhur. Askush nuk e ka të drejtën mua të më thotë se zonja Besa, pse paska dhënë një deklaratë kundër dikujt, unë të mos e mbështesë. Ajo ka votën dhe mbështetjen time morale në përzgjedhjen e këtij funksioni”, u shpreh Shaqiri.

Continue Reading

Lajme

Ibrahimi: VLEN-i tani më është një brend cili e ka mbledhur fuqinë elektorale shqiptare

Published

on

By

Kryetari i Alternativës dhe një nga liderët e VLEN-it, Zeqirija Ibrahimi, në intervistën e tij në RTM2, ka folur rreth pritshmërive nga zgjedhjet lokale. Ai tha se si Alternativë dëshiron që VLEN-i t’i fitoj zgjedhjet lokale, ndërsa si VLEN është i bindur se VLEN-i do t’i fitoj zgjedhjet lokale.

“Pavarësisht se kush do të jemi brenda koalicionit, VLEN-i tani më është bërë një brend politik i cili tani më e ka mbledhur fuqinë elektorale shqiptare që i beson një koncepti të ri politik dhe është ndërtuar mbi premisa të reja politike. VLEN-i përfaqëson një klasë të re politike që është ndërtuar mbi anti-podin e një klase politike që është identifikuar me elemente të larta të korrupsionit dhe listave të zeza”, tha Ibrahimi.

Kryetari Ibrahimi, shtoi se në momentin kur përmendet Spravia apo lista e zezë e SHBA-së është sinonim i BDI-së dhe VLEN-i është antipod e kësaj.

Continue Reading

Lajme

Ibrahimi: Ne e duam ASH-në brenda koalicionit VLEN

Published

on

By

Kryetari i Alternativës dhe një nga liderët e VLEN-it, Zeqirija Ibrahimi, në intervistën e tij në RTM2, ka folur rreth atmosferës dhe bisedimeve mes VLEN-it për ndarjen e komunave. Ibrahimi tha se ata i kanë bërë një ofertë ASH-së, dhe ka qenë në funksion të asaj që ASH të mbetet në kuadër të Koalicionit VLEN.

“Ne duam që ASH të merr vendim që të mbetet brenda VLEN-it, dhe ne të tjerët jemi të vendosur që të gjejmë zgjidhje qoftë nëse edhe duhet njëri nga ne të tolerojmë një komunë të caktuar apo një listë zgjedhore. Gjithnjë duke u prirë nga ajo që VLEN-i duhet të mbetet unik për zgjedhje lokale dhe nëse ne jemi të bashkuar rreth këtij ideali, çështjet tjera janë temë sekundare”, u shpreh Ibrahimi.

Ai shtoi se nëse ndodhë shkrirja e VLEN-it para zgjedhjeve lokale, atëherë bëhet edhe më e lehtë, pasi çdo kryetar Komune është funksionar i VLEN-it dhe nuk është me rëndësi i cilës parti specifike është.

Continue Reading

Lajme

Limani: Nder i veçantë pjesëmarrja në Konferencën Rajonale nga UN, UNFPA dhe UNDP!

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka njoftuar që sot ka marrë pjesë në Konferencën e organizuar nga UNDP e të tjera organizata. Këtë pjesëmarrje ai e cilëson si përvojë që ndihmon dukshëm Gadishullin Ballkanik.

“Isha i nderuar të merrja pjesë sot në Konferencën Rajonale të organizuar në Ohër nga UN, UNFPA dhe UNDP.

Aty diskutuam për çështje të rëndësishme si Shtigjet e Rinisë, Paqja dhe Siguria për Gratë, Paqja dhe Siguria në Rajon dhe Prespektivat tona”, ka shkruar Limani.

Ai ka shtuar se në këtë Konferencë ka qenë bashkë me shumë pjesëmarrës tjerë nga i tërë Ballkani Perëndimor.

“Me shumë të ftuar nga Ballkani Perendimor kjo ishte një përvojë që ndihmon shumë Gadishullin tonë”, ka përfunduar Limani.

Continue Reading

TOP Lajme