Connect with us

Lajme

Kujt i pengon figura e doktor Arben Taravarit?

Published

on

 

Arbeni si ministër i Shëndetësisë në Qeverinë e Zaevit ishte me rejting më të lartë se i gjithë kabineti qeveritar madje edhe se vetë kryeministri. Si kryetar komune sfidoi kundër kandidatët e tij edhe pse në kushte jo të barabarta dhe shumë të padrejta përsëri triumfoi edhe atë dy herë radhazi me fitore spektakolare .

Në zgjedhjet e 2024 dëgjoi zërin e qytetarëve dhe strukturës dhe sërish sakrifikoi vetveten dhe bëmë Vlenin fitues dhe solli Ndryshimin e shumëpritur.

Sot si ministër i Shëndetësisë çdo ditë po dëshmon profesionalizëm dhe arritje, marr shkas edhe nga menaxhimi i fundit me tragjedinë në Koçan, ku u arrit të shpëtohen jetët e të gjithë të mbijetuarve.

Por ditëve të fundit shohim një sulm të paskrupullt ndaj Arbenit. A thua kujt po ja turbullon ujin, që ata që deri dje e kishin hero sot brenda natës ndërruan mendim?

Personi që bëri ndryshimin e madh ishte doktori dhe çelësi i të gjitha proceseve politike mbetet Arbeni. Kushdo që mendon ndryshe nuk e sheh realitetin. Prandaj them se reflektimi duhet të jetë i gjithanshëm.

Për në fund po e mbyll me disa vargje të Rilindësit tone Naim Frashëri

Kur të jesh i zemëruar,
mendja është e turbulluar
bëj durim sa të kullohet
se njeriu pastaj pendohet

N.P.

Continue Reading

Lajme

Taravari për Vox Media: Shqiptarët nuk kanë qenë kurrë më keq se me Qeverinë VMRO–VLEN

Published

on

By

Kryetari i Alencës për Shqiptarët dhe ish-ministër i Shëndetësisë, Arben Taravari, e cilëson gjendjen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut si më të rëndën historike nën qeverisjen aktuale.

“Nuk e konsideroj, e di, dhe bashkë me mua e di shumica dërrmuese,” deklaroi Taravari për VOX Kosova.

Ai theksoi se shqiptarët janë jo vetëm të anashkaluar, por të nëpërkëmbur – nga gjuha, te punësimi dhe deri tek orientimi evropian i vendit.

Sipas tij, “fryma sllavo-serbe” po e kthen vendin pas në kohë dhe po e zhbën orientimin euro-atlantik.

Continue Reading

Lajme

Blerim Bexheti: Sot e ndalum një ligj kundër shqiptarëve

Published

on

By

“Sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, tentativa për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, e bërë pa konsultim me OSBE-ODIHR dhe pa përfshirjen e deputetëve të Aleancës Kombëtare për Integrim në një proces të hapur e gjithëpërfshirës, nuk kaloi falë shumicës së dyfishtë – Badenterit.

Ky rezultat është një fitore e parimeve demokratike dhe e respektimit të zërit të qytetarëve, sepse ligjet që prekin drejtpërdrejt të ardhmen e vendit dhe proceset zgjedhore duhet të hartohen me transparencë, konsensus dhe respekt për standardet ndërkombëtare. Përpjekjet e partive të VLEN, të cilat sot mbajnë pushtet pa legjitimitet etnik në një qeveri antishqiptare, nuk mund të cenojnë të drejtat dhe përfaqësimin e barabartë të shqiptarëve.
Ne do të mbetemi të vendosur që çdo ndryshim ligjor të jetë në funksion të demokracisë, barazisë dhe përfaqësimit të drejtë të të gjithë komuniteteve në vend” ka shkruar Blerim Bexheti.

Continue Reading

Lajme

Ramadani: VLEN në Likovë pa pritje, kandidati i tyre po garon për postin e drejtorit, jo për kryetar komune

Published

on

By

Aktivisti i Aleancës për Shqiptarët, Liridon Ramadani, ka reaguar pas vizitës së koalicionit VLEN në komunën e Likovës, duke thënë se aktiviteti i tyre nuk është pritur nga qytetarët.

“Sot zbarkoi VLEN në Likovë, ama si paska prit askush, ndoshta sepse janë mësuar me sallat e mbushura nga Taravari,” ka shkruar Ramadani.

Ai është ndalur edhe te kandidati i VLEN-it për Likovë, të cilin e ka vlerësuar në aspektin profesional si profesor, por jo si menaxher dhe politikan.

“Nuk ka aftësi menaxheriale dhe nuk njeh as strukturën e as aktivistin. Aktivizohet vetëm kur ka përfitime personale, dhe në mbledhjen e fundit ishte nga të vetmit që duartrokisnin koalicionin me BDI, me ‘interes kombëtar’ si justifikim,” thekson Ramadani.

Sipas tij, kandidati në fjalë kishte kërkuar mbështetjen e BDI-së për të garuar për kryetar komune, por pasi i ishte refuzuar, vendosi të mbajë postin aktual dhe të luajë rolin e “anti-BDI”.

“Me sa e njoh unë, ai nuk po bën garë për kryetar komune, në fakt gara e tij është ta ruajë postin e drejtorit,” përfundon reagimi i Ramadanit.

Ramadani: VLEN në Likovë pa pritje, kandidati i tyre po garon për postin e drejtorit, jo për kryetar komune

Continue Reading

TOP Lajme