Connect with us

Lajme

Komuna e Tetovës ndan 1.200.000 denarë për familjet e viktimave në tragjedinë e Koçanit

Published

on

 

Këshilli i Komunës së Tetovës, në një seancë të jashtëzakonshme të mbajtur online, ka miratuar Propozim-Vendimin për ndarjen e ndihmës financiare për familjet e viktimave dhe të lënduarve nga zjarri tragjik që ndodhi më 16 mars në Koçan.
Si shenjë solidariteti dhe mbështetjeje, Komuna e Tetovës ka ndarë një fond prej 1.200.000 denarësh, duke dëshmuar rëndësinë e ndihmës së ndërsjellë në momente të vështira.
Ky akt nuk është vetëm një ndihmë materiale, por edhe një mesazh shprese dhe humanizmi për të prekurit nga kjo fatkeqësi. Komuna e Tetovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe u uron shërim të shpejtë të lënduarve.

Continue Reading

Lajme

Alarm i rremë për bombë në Aeroportin e Shkupit

Published

on

By

Sot (16.08.2025), në orën 02:41, në numrin e urgjencës 112 është marrë një njoftim për një bombë të vendosur në një aeroplan që nga “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit” duhej të nisej për në Turqi. Menjëherë pas marrjes së njoftimit u ndërmorën veprimet e duhura dhe u kryen kontrollet e nevojshme nga njësia antiterror e MPB-së, ku u konstatua se bëhej fjalë për një alarm të rremë dhe se nuk kishte asnjë mjet shpërthyes.

Rreth orës 06:00, aeroporti rifilloi punën e rregullt.

Continue Reading

Lajme

Blerant Ramadani në Radushë: Kërkoj ide që nesër t’i kthej në vepra

Published

on

By

Kandidati për kryetar të Sarajit, Blerant Ramadani ka njoftuar se sot ka qëndruar në Radushë ku ka takuar banorët në këtë fshat, njofton Top24

“Në Radush, në një takim vëllazëror me aktivin politik. Dëgjuam me respekt çdo sugjerim e ide, sepse nesër ato duhet t’i kthejmë në vepra, bashkë. Vetëm të bashkuar , mund ta bëjmë Radushën dhe Sarajin më të fortë, më të bukur dhe më të zhvilluar.

Continue Reading

Lajme

Nga Batinca në Kumanovë: Zërat e revoltës sfidojnë Izet Mexhitin

Published

on

By

Lëvizja Demokratike e udhëhequr nga Izet Mexhiti po përballet me një valë të re pakënaqësish dhe largimesh në radhët e saj, vetëm pak ditë pas përvjetorit të dytë të themelimit, shkruan Flaka.

Pas reagimeve të figurave të njohura në parti, një tjetër përplasje ka shpërthyer në Studeniçan, ku një grup aktivistësh të nëndegës së Batincës ka dalë publikisht kundër kandidatit të propozuar për kryetar komune nga koalicioni VLEN, duke e cilësuar atë si “anonim” dhe “të imponuar”.

Emir Ismaili, aktivist i njohur i VLEN-it dhe pjesë e nëndegës së Lëvizjes Demokratike në Batincë, reagoi ashpër:

“Unë, Emir Ismaili, aktivist i flakt i VLEN-it, nuk pajtohem që një person anonim të paraqitet si kandidat për kryetar të komunës së Studeniçanit, kur atë nuk e njeh askush. Si është e mundur që unë, që kam qenë gjithmonë në vijën e kuqe, në kohët kur rrallëkush dilte kundër zullumit, të mos e njoh fare këtë person?”

Ai pyeti se “ku ishte ky kandidat deri dje” dhe nëse ka qenë ndonjëherë pjesë e aktiviteteve të VLEN-it:

“A ka qenë ndonjëherë në radhët e VLEN-it? Sepse unë, me të vërtetë, nuk e njoh! Tetori është afër – populli nuk harron dhe nuk pranon lojëra me kandidatë anonimë!”

Ismaili theksoi se nuk është i vetëm në këtë qëndrim:

“Nëndega Batinc nuk e përkrah një kandidat që nuk ka marrë pjesë asnjëherë në asnjë mbledhje apo tubim të VLEN-it. Bashkë me mua, edhe 33 anëtarë të nëndegës jemi kundër këtij vendimi.”

Ai e krahason vendosjen e kandidatit me praktikat autoritare të së kaluarës:

“Ky është kandidat i imponuar si në kohë të komunizmit – nga një person në kryesi të VLEN-it, jashtë normave të demokracisë, duke nënçmuar aktivistin e VLEN-it dhe kundër dëshirës së popullit të Karshiakës për ndryshime!”

Dorëheqje dhe rikthim në BDI

Në të njëjtën kohë, një nga figurat themeluese të Lëvizjes Demokratike, Naim Salihu – anëtar i Këshillit Themelues dhe i Kryesisë Qendrore – ka njoftuar publikisht dorëheqjen nga partia dhe rikthimin në Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI).

Në një deklaratë të ashpër, Salihu akuzoi drejtimin aktual se pas hyrjes në qeveri me VMRO-DPMNE, nuk ka sjellë avancim të pozitës së shqiptarëve, por “degradim të plotë” dhe “fshirje të arritjeve të 20 viteve”:

“Unë nuk mund të jem pjesë e kësaj faqeje të errët të historisë. Kthehemi aty ku duhet të jemi, në radhët e BDI-së, për të ndalur përdhosjen e arritjeve tona. Vendimi im është i menduar thellë dhe i ndershëm ndaj vetes dhe kombit.”

Zëra kritikë nga brenda dhe nga rrethi i ngushtë i Mexhitit

Atmosfera e tensionuar brenda LD-së është pasqyruar edhe në deklaratat e figurave të tjera. Bashkim Saiti, anëtar nga Kumanova, kritikoi mungesën e strukturave funksionale, pavarësisht dy viteve nga themelimi:

“Dy vjet nuk janë pak – e hala pa struktura, pa organe që punojnë, pa drejtim të kjartë ku po shkojmë. Rinia ka prit me durim, por pritja e gjatë kthehet në zhgënjim. O veprojmë sot burrnisht, o e mbyllim me faqe të bardhë.”

Në të njëjtën linjë reagoi edhe Muhamet Ameti, një tjetër themelues i Lëvizjes, i cili përvjetorin e dytë e quajti “përvjetorin e fundit pa organe, pa llogaridhënie dhe vetëm me fjalë por pa vepra”. Mesazhin e tij e mbështeti publikisht edhe Fejzulla Kovaçi, kushëri i vetë liderit Mexhiti:

“Shumë e vërtetë, po kur mundin që e dham mos ju qoftë hallall.”

Reagimet, që vijnë si nga baza ashtu edhe nga rrethi i afërt i drejtimit të partisë, po e thellojnë perceptimin e një krize të brendshme serioze në Lëvizjen Demokratike – krizë që mund të ketë pasoja të dukshme në skenën politike shqiptare në vend në prag të zgjedhjeve lokale të tetorit. /Flaka Media/

Continue Reading

TOP Lajme