Connect with us

Lajme

Saranda Imeri, akuza të forta ndaj BDI-së: Për ju s’kanë rëndësi viktimat, vetëm pushteti!

Published

on

Deputetja e koalicionit VLEN, Saranda Imeri, ka drejtuar akuza të ashpra ndaj Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), tashmë në opozitë, duke i akuzuar për hipokrizi dhe keqpërdorim të pushtetit për dy dekada. Në një status të publikuar në rrjetet sociale, ajo ka kritikuar qasjen e kësaj partie ndaj tragjedive dhe krizave të ndodhura gjatë qeverisjes së saj.

Sipas Imerit, BDI ka heshtur për incidentet e rënda kur ishte në pushtet, ndërsa tani përpiqet të paraqitet si mbrojtëse e drejtësisë dhe interesave kombëtare. “Derisa vriten ish-ushtarë të UÇK-së në incidente të inskenuara, por ju jeni në pushtet, s’ka problem – brohoritni ‘UÇK!’ nëpër tubime dhe populli harron! Derisa digjen njerëz nëpër spitale e transport publik, por ju jeni në funksione, s’prish punë – ju i kontrolloni gjykatat! Kur rrokullisen autobusët që qarkullojnë me defekte dhe vriten udhëtarë, por ju jeni nëpër kolltukë, s’ka gjë – pushteti i amortizon goditjet!”, shkruan deputetja.

Ajo vë në dukje se BDI, e cila ka qeverisur për 20 vjet, tani po e quan përndjekje politike arrestimin e të dyshuarve për zjarrin tragjik në një diskotekë, ndonëse vetë kishte mbyllur sytë ndaj shumë tragjedive gjatë pushtetit të saj. “Sjelljet tuaja dhe reagimet e ditëve të fundit shpjegojnë më së miri si e keni keqpërdorur pushtetin për 20 vite: për ju nuk kanë rëndësi as numri i viktimave, as natyra e incidenteve, as arsyet për tragjeditë, as dhembja e njerëzve, për sa kohë që ju jeni në pushtet dhe bëni qejfet tuaja. Dhe tani që ky realitet ka ndryshuar, jeni kujtuar të bëheni edhe patriotë, edhe humanistë, edhe juristë, edhe shqiptaromëdhenj. Turp”, përfundoi ajo.

Continue Reading

Lajme

Të gjithë sytë ka Taravari, rekord shikueshmërie në TV21

Published

on

By

Sonte rikthehet ClickPlus dhe si mysafir i parë është kryetari i Aleancës për Shqiptarët, pjesë e koalicionit VLEN, Arben Taravari, shkruan Top24.

Të gjithë sytë sonte janë tek Taravari,  ku për momentin ka rekord shikueshmërie në TV21 me 4.5K shikues live. Top24

Continue Reading

Lajme

Taravari: Ultimatumet nuk i dua, jemi të gatshëm të bisedojmë për unitetin e VLEN-it

Published

on

By

“Ultimatumet nuk i dua, asnjëherë në jetë nuk kam funksionuar me ultimatume përkundrazi ajo krijon ndjesi të keqe. Sepse ose pranohem, ose merre ose shko. Nëse vjen ashtu, unë lë hapësirë për të biseduar nëse mundemi të gjejmë gjuhë të përbashkët, sepse fuzionimi aspak nuk është përmend këto 4-5 muaj”.

Kështu ka deklaruar lideri i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari në emisionin “Click Plus” në Tv21, duke komentuar zhvillimet e fundit brenda koalicionit VLEN, ku diskutohet për bashkim në një parti politike.

“Jemi të gatshëm të bisedojmë, po të na thuhet për një javë, për javën e ardhshme, kemi vendosur të bashkohemi, a unë nuk e di këtë! Ky koordinim është moti që të bëhet bashkimi. Atëherë unë vetëm mund t’i inkurajoj dhe t’u them nëse bashkoheni këtu jemi si Aleancë për Shqiptarët për të bashkëpunuar me ju për zgjedhjet lokale. Nëse mendoni se nuk duhet Aleanca për Shqiptarët për zgjedhjet lokale ne dalim edhe vetë. Më mirë ndershmërisht e provojmë kërkojmë përkrahje aty ku mendojmë dhe kujt mendojmë t’i kërkojmë përkrahje. Qëllimi ynë do të jetë që si parti politike të dalim fitues në disa komuna”, u shpreh Taravari.

Continue Reading

Lajme

Taravari: Spektakël nuk mund të bëhet për 9 muaj, asnjëherë nuk ka pasur Qeveri pa shqiptarët

Published

on

By

Lideri i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari i ftuar në emisionin “Click plus” në TV 21 tha se formimi i koalicionit VLEN, paraqet një moment historik për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, informon PressOnline.al

“VLEN ishte mrekullia që u krijua para këtij viti. Ishte kombinimi që nuk është krijuar asnjëherë që të gjitha partitë opozitare të bëhen bashkë dhe ta sjellim ndryshimin te shqiptarët në Maqedoni. Katër subjekte plus LVV, do të thotë pesë organizime politike që arritën të marrin 107 mijë vota”, tha Taravari.

Pasi arritën të marrin 14 deputetë, VLEN tha Taravari u bë pjesë e Qeverisë dhe siç tha ai, “arritëm të efektojmë shumë projekte infrastrukturore te shqiptarët”.

Ai shtoi se edhe sikur BDI të ishte në pushtet, do të ishte më keq.

“Këto 9 muaj arritëm plot projekte infrastrukturore te shqiptarët të cilat parashohin kanalizime, ujësjellës… Arritëm t’i rrisim rrogat, ta zgjerojmë listën pozitive të ilaçeve, projekti i Universitetit të Tetovës, zgjerimi i sheshit “Skënderbe”. Por, për 9 muaj nuk mund të presim të bëhet spektakël. Hipotetikisht, edhe sikur VLEN të mos ishte në Qeveri dhe të ishte BDI, jam i sigurt se do të ishte më keq, por më mirë nuk do të ishte”, theksoi Taravari.

Sipas tij, spektakël nuk mund të bëhet për 9 muaj qeverisje, por askush nuk mund të thotë se asgjë nuk është realizuar.

“Janë bërë lëvizje, por se përballë kanë pasur një VMRO dhe ZNAM që kanë 64 deputetë dhe vlerësoi se asnjëherë nuk ka pasur dhe nuk do të ketë Qeveri pa shqiptarët. Askush nuk mund të thotë se asgjë nuk është realizuar. Janë bërë projekte. Të gjithë jemi munduar në Ministritë të cilat i udhëheqim, ta japim maksimumin dhe mendoj se disa lëvizje janë bërë, por e kemi pasur përballë një VMRO me numër të madh të deputetëve dhe them ZNAM dhe VMRO me 64 deputetë. Asnjëherë nuk ka pasur Qeveri pa shqiptarët. Edhe Qeveria e ekspertëve në vitin 1992 në vete ka pasur disa shqiptarë të përzgjedhur, por ka pasur përfaqësues shqiptarë”, tha Taravari.(PressOnline.al)

Continue Reading

TOP Lajme