Connect with us

Lajme

Taravari: Ditët e zisë mbarojnë, por dhimbja mbetet e thellë, të përkushtuar për çdo jetë që vazhdon të luftojë

Published

on

 

Edhe pse ditët zyrtare të zisë shtetërore përfundojnë sot, dhimbja mbetet e thellë dhe personale. Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka reaguar përmes një statusi në Facebook lidhur me tragjedinë e fundit, duke theksuar se kjo ngjarje ka vënë në provë të gjithë shoqërinë, institucionet dhe sistemin shëndetësor.

Ai ka informuar se gjendja e pacientëve që po trajtohen në spitalet e Maqedonisë së Veriut është stabile, falë reagimit të shpejtë dhe përkushtimit të profesionistëve shëndetësorë. “Mbetemi në koordinim të vazhdueshëm me klinikat në shtetet fqinje dhe mike, ku po trajtohen disa nga të lënduarit më rëndë. Shpresojmë që çdo ditë të mund të njoftojmë për kthimin e tyre në shtëpi”, ka shkruar Taravari.

Ai ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që kanë ndihmuar në këtë periudhë të vështirë, përfshirë qytetarët, institucionet dhe punonjësit e shëndetësisë, duke theksuar se çdo ndihmë është e vlefshme. “Ne do të vazhdojmë të jemi aty ku duhet më shumë, pranë pacientëve, me gjithë dijen, vëmendjen dhe përgjegjësinë që meritojnë”, ka përfunduar ministri Taravari.

Continue Reading

Lajme

Skandal në Tetovë: Bilall Kasami shihet në shoqërinë e udhëheqësit të “Vojvodëve” Boban Misevski!

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, është fotografuar sot në shoqërinë e Boban Misevskit – udhëheqësit të tifo-grupit “Vojvodi”, i njohur për dhunë, incidente të shumta dhe përplasje brutale me “Ballistët”.

Ky takim ngre pyetje serioze: Çfarë e lidh Kasamin me një figurë që simbolizon dhunën dhe provokimet ndëretnike?

Ndërkohë që qyteti ende nuk është shëruar nga incidenti i fundit, ku dy të rinj shqiptarë u rrahën brutalisht nga pjesëtarë të tifo-grupit, pamjet me Misevskin shtojnë dyshimet se këto akte nuk janë thjesht rastësore, por të orkestruara për qëllime politike.

Në vend që të dënojë dhunën dhe të marrë masa për sigurinë e qytetarëve, Kasami shihet krah për krah me njeriun që përfaqëson vetë kulturën e dhunës. Ky është një sinjal alarmant se politika në Tetovë po bëhet një me rrugën dhe dhunën, në kurriz të qytetarëve të pafajshëm.

Continue Reading

Lajme

Ish drejtori i burgut nga VLEN-i i, Afrim Idrizi i bashkohet Bujar Osmanit

Published

on

By

Mbështetja për kandidatin e AKI-së për Komunën e Çairit, Bujar Osmani, po rritet çdo ditë me figura të reja nga subjekte të ndryshme politike. Ish-drejtori i burgut dhe anëtari i VLEN-it, Afrim Idrizi, i është bashkuar Osmanit, duke e cilësuar atë si shpresën për ndryshim dhe zhvillim në Çair informon Tetovasot .

Sipas përfaqësuesve të AKI-së, afrimi i figurave të tilla tregon ndikimin e madh që Osmani ka jo vetëm në politikën shqiptare brenda Maqedonisë së Veriut, por edhe në arenën ndërkombëtare, ku ai ka mbajtur funksione të rëndësishme dhe gëzon mbështetje nga personalitete të njohura ndërkombëtare.

Këto kalime nga partitë tjera, sidomos nga kundërshtari politik VLEN, konsiderohen një sinjal i qartë për fuqinë dhe figurën e Bujar Osmanit si kandidat për Çairin, i cili po shihet nga qytetarët si alternativë e besueshme për tejkalimin e sfidave të komunës.TS

Continue Reading

Lajme

Rexhepi: Arsyetimi i Gjykatës Kushtetuese ishte i skandaloz, sidomos i gjykatëses Kacarska

Published

on

By

Koordinatori i grupit parlamentar të Frontit Evropian, Zejd Rexhepi në një konferencë për media në Kuvend, tha se Maqedonia është shtet i paradokseve, ku gjykata kushtetuese voton kundër gjykatës kushtetuese, ku qeveria është kundër kushtetutës dhe ligjeve.

“Sot apo dje e kuptuam edhe deklaratën e Kryeministrit i cili para disa ditëve deklaroi se disa gjykatës dhe prokurorë janë të kapur nga zyrat e “Bihaçkës” dhe “Reçicës së Vogël”. Shumë e qartë! Por këtë do e komentoj ndryshe.

Nëse disa qenkan të kapur nga këto dy qendrat atëherë i bie se të gjithë tjerët prokurorë dhe gjykatës janë të kapur nga “Pallati i Bardhë” i VMRO-DPMNE-së”, tha Rexhepi.

Ai tha se arsyetimi i gjykatësve ishte skandaloz, mbi gjitha arsyetimi i gjykatëses Kacarska.

“Ky arsyetim i tyre, më të vërtet le t’ju qëndroje në turpin e tyre sepse kjo qeveri po vazhdon të dëshmojë se intencën e ka de-shqiptarizimin e vendit, intencën e ka uljen e fuqisë politike të shqiptarëve, përbuzjen e mërgatës shqiptare, intenca e tyre është që me çdo kusht ky shtet të jetë monoetnik maqedonas dhe pastaj mund të vijnë të tjerët me radhë”, shtoi Rexhepi.

Continue Reading

TOP Lajme