Connect with us

Lajme

Ministri Taravari shpreh ngushëllime dhe kërkon hetim për vdekjen e 32-vjeçarit nga Kumanova

Published

on

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka shprehur ngushëllime për humbjen tragjike të 32-vjeçarit Vedat Ademi nga Kumanova. Në një postim në rrjetet sociale, ai e cilësoi këtë një tjetër goditje të rëndë, teksa ende po përballet me pasojat e tragjedisë në Koçan.

“Në këto orë të trishta për të gjithë ne, një lajm i tmerrshëm më erdhi nga Kumanova.
Një djalit të ri i është ndërprerë jeta në kulmin e saj.
32-vjeçari quhej Vedat Ademi.
Jam në front të tragjedisë së Koçanit dhe zemra më është copëtuar këto ditë, dhe kjo e Vedatit ishte një goditje tjetër…
I shpreh ngushëllimet e mia familjes!
Ndjej dhimbjen e babës së tij, që e ka çuar djalin me këmbët e veta në spital!
Kuptoj revoltën e tij ndaj mjekut që dyshon se ka bërë lëshim mjekësor!
Kam udhëzuar një ekip ekspertësh nga Ministria e Shëndetësisë që të shqyrtojë faktet dhe, nëse kjo vërtetohet, kërkoj me insistim nga organet e drejtësisë të zbatojnë ligjin rreptësisht!
Pa asnjë lëshim, sepse gabimet po na marrin më të shtrenjtët tanë…” – ka shkruar Taravari.

Ministri siguroi se hetimet do të kryhen me seriozitet të plotë dhe theksoi rëndësinë e llogaridhënies në sistemin shëndetësor për të shmangur raste të tilla tragjike në të ardhmen.

Continue Reading

Lajme

Nazim Taipi dhe Nuhi Neziri ndezin motorët për fitoren e madhe të Tearcës

Published

on

By

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar të Komunës së Tearcës, Nazim Taipi, së bashku me kryetarin aktual të komunës, Nuhi Neziri, kanë zhvilluar një takim me strukturat e partisë në këtë komunë.

Në takim është biseduar për hapat e ardhshëm dhe iniciativat që do të ndërmerren në shërbim të qytetarëve, duke u fokusuar tek fuqizimi i mbështetjes për zgjedhjet e ardhshme.

Njoftimi i plotë i Taipit:

“🇦🇱Bashkë për Tearcën
Sot u zhvillua një takim i përbashkët i strukturave të Aleancës Kombëtare për Integrim, ku u diskutua për hapat e radhës dhe iniciativat që do të ndërmerren në shërbim të qytetarëve tanë.”, ka përfunduar Taipi.

Continue Reading

Lajme

Blerant Ramadani dhe Muhamed Elmazi tregojnë si duhet të jetë një garë zgjedhore

Published

on

By

Sot në komunën e Sarajit, kandidatët për kryetar komune, Blerant Ramadani dhe Muhamed Elmazi, dhanë një shembull të rrallë të kulturës politike. Të dy u panë bashkë duke zhvilluar një bisedë miqësore teksa po merrnin pjesë në një varrim, duke treguar se gara politike nuk duhet të shoqërohet me fyerje dhe akuza personale.

Ky gjest i dy kandidatëve është pritur pozitivisht nga qytetarët, të cilët shpeshherë janë dëshmitarë të fushatave të mbushura me tensione, akuza dhe përplasje të ashpra, siç ndodh rëndom në skenën politike në Maqedoninë e Veriut.

Ramadani dhe Elmazi me praninë e tyre dhanë një mesazh të qartë: konkurenca politike nuk duhet të prishë respektin dhe kulturën mes kundërshtarëve, duke e kthyer garën zgjedhore në një proces demokratik të shëndetshëm.

Continue Reading

Lajme

Spitali modular, katër vjet zhgënjim: Familjarët e viktimave në Tetovë kërkojnë drejtësi

Published

on

By

Katër vjet më parë humbi nënën në tragjedinë e spitalit modular në Tetovë. Mumin Ismaili nga Nerashti, i cili natën e kobshme ishte vet prezent në hapësirat e këtij spitali, sot kërkon drejtësi. Thotë se besimi në drejtësinë është pothuajse zero.

“Neve na bëjnë përkujtimore për viktimat, por nuk bëjnë gjë për zgjidhjen e rastit që drejtësia të del në vend dhe të dënohen fajtorët. Sot po bëhen katër vite nga rasti, por për ne nuk pati në këtë shtet. Më e rëndësishme për ne do ishte shërimi i plagës më të madhe tonës, që të ishin dënuar ata që duhet, e përshëndesim Ministrin për përkujtimoren që bën, por ne e duam drejtësinë në këtë shtet ku drejtësi asnjëherë nuk pati. Me rastin e kocanit u hapën ca dyer për modularin, por u mbyllën shpejtë. Ndërmorën gjoja se diçka por asgjë s’u bë. Më habit fakti se për kocanin u bë dhe pati arrestime, ndërsa për modularin asnjë përgjegjësi aspak, përveç që dha dorëheqje zëvendës ministri i asaj kohe dhe lënda mbeti”, tha Mumin Ismaili, Familjar.

Pas insistimit të familjarëve të 14 viktimave të spitalit modular, komuna e Tetovës bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë, nisën ndërtimin e parkut memorial

Kështu do të duket parku memoraial, këtu në qytetin e Tetovës, apo tek vendi ku humbën jetët 14 persona, sot e katër vite më parë. Disa familjarë, shprehen falënderues për këtë park memorial në shenjë ndërrimi për familjarët që humbën jetët këtu, por shprehen se ende më falenderues do të ishin, sikur Qeveria dhe organet e drejtësisë të çonin drejtësinë në vend dhe katër vite më vonë, të hapje një lëndë për atë se çka ndodhi në Spitalin Modular të Tetovës./Alsat.mk

Continue Reading

TOP Lajme