Connect with us

Lajme

Gjykata në Koçan po përgatitë vendimet për paraburgim 48 orë për 14 persona mes tyre Bekteshi dhe Trajkovski

Published

on

Nga Gjykata Themelore e Koçanit për SAKAMDAKAZAM.MK deklaruan se tashmë po shkruhen vendimet për paraburgimin e shkurtër të 8 plus 6 të dyshuarve për zjarrin katastrofik në diskotekën “Puls” në Koçan, ku humbën jetën 59 persona. Kjo do të bëhet në mënyrë që të arrestuarit të mbahen në marrje në pyetje për më shumë se 24 orë. Pas skadimit të këtyre 48 orëve, do të dihet për cilët nga të dyshuarit prokurorët do të kërkojnë paraburgim 30-ditor.

Në Gjykatën e Koçanit, përpara një gjyqtari të procedurës paraprake, me një furgon policor dhe me pranga në duar, u sollën ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, dhe ish-drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Goran Trajkovski. Më herët, për t’u marrë në pyetje nga prokurori, por jo përpara gjyqtarit të procedurës paraprake, u paraqit edhe kryetari i Komunës së Koçanit, Ljupço Papazov. Pas marrjes në pyetje, ai u largua në shtëpi dhe nuk u soll në gjykatë.
Mësohet se kjo gjykatë me kapacitet të vogël është tërësisht e angazhuar sonte. Gjyqtarit të procedurës paraprake po i ndihmojnë kolegët e tij, si dhe kryetari i gjykatës. Kështu do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Deri më tani, mbi 20 persona janë të dyshuar për zjarrin katastrofik në diskotekën që funksiononte pa licencë, pa dyer daljeje për evakuim, pa aparate kundër zjarrit dhe e mbuluar nga brenda me materiale jashtëzakonisht të djegshme.

 

Continue Reading

Lajme

Komuna e Gostivarit pjesë e aksionit “Fundjavë Gjenrale- Limani: Një qytet i pastër është një detyrim dhe një shërbim i domosdoshëm për shëndetin tonë

Published

on

By

 

Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me shoqatën “Men and Mountain”, Kryqin e Kuq, EVN, shoqatën “Pozitiva B2”, realizoni aksionin ekologjik “Pastrimi gjeneral në fundjavë”.

Aksioni kishte për qëllim ngritjen e vetëdijes publike për nevojën e grumbullimit dhe riciklimit të mbetjeve dhe u pastruan pjesët qendrore të qytetit.

“Komuna e Gostivarit realizoi një bashkëpunim të rëndësishëm me “Men and Mountain”, Kryqin e Kuq, EVN-në dhe shoqatën “Pozitiva B2” për pastrimin e qytetit. Një qytet i pastër është një detyrim dhe një shërbim i domosdoshëm për shëndetin tonë.”- u shpreh Limani.

Continue Reading

Lajme

Zëvendësministrat Ismaili dhe Bexheti nderojnë sakrificën për lirinë në Ditën e Evropës dhe Fitores mbi Fashizmin

Published

on

By

Me rastin e 9 Majit, Ditës së Fitores mbi Fashizmin dhe Ditës së Evropës, zëvendësministrat Elfete Ismaili dhe Flakron Bexheti morën pjesë në një ngjarje përkujtimore të organizuar në Varrezat Partizane në Butel. Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të institucioneve shtetërore, trupi diplomatik dhe figura të tjera të larta politike.

Në këtë ditë me rëndësi të veçantë historike, u bë homazh për të rënët që sakrifikuan gjithçka për lirinë dhe të ardhmen e vendit. Përmes këtij akti simbolik, u shpreh mirënjohje e thellë për qëndresën dhe guximin e atyre që luftuan kundër fashizmit, duke u riafirmuar përkushtimi i përbashkët ndaj vlerave të lirisë, paqes dhe bashkëjetesës.

9 Maji është një kujtesë e fuqishme se mbi të kaluarën ndërtojmë një të ardhme më të drejtë, demokratike dhe evropiane për të gjithë qytetarët.

Continue Reading

Lajme

Ramadani: Nëse anëtarësia dhe kryesia vendosin, jam i gatshëm të ofrohem si kandidat në Saraj

Published

on

By

Sekretari i përgjithshëm i ASH-Taravari, Blerant Ramadani, në emisionin “Daily Click”, u pyet nëse ai mund të jetë kandidat i mundshëm për komunën e Sarajit. Ramadani theksoi se nëse anëtarësia e ASH-së në atë komunë e kërkon këtë dhe nëse kryesia e partisë vendos, atëherë është i gatshëm t’u ofrohet qytetarëve që ata të vlerësojnë nëse kandidatura e tij është e mirëpritur për ta.

Continue Reading

TOP Lajme