Connect with us

Lajme

VLEN i’a merr kompetencat komunës së Strugës në f. Podgorcë dhe e emëron drejtor Valon Mamudin

Published

on

Ministria e Arsimit ka emëruar Valon Mamudin si drejtor të ri të Shkollës Fillore “Goce Dellçev” në Podgorcë. Mamudi do të marrë drejtimin e institucionit arsimor, duke sjellë përvojën dhe vizionin e tij si një kuadër që edhe më herët ka drejtuar disa shkolla fillore.

Ky emërim vjen në një kohë kur Ministria e Arsimit ka marrë kompetencat në fushën e arsimit nga Komuna e Strugës për këtë shkollë.

(Burimi i lajmit Strugalajm.com)

Continue Reading

Lajme

Muhadin Brava kundër akuzave të BDI-së: “Nuk mbulohet dielli me shoshë”!

Published

on

By

Kryetari i degës së Aleancës për Shqiptarët në Çair, Muhadin Brava, ka reaguar ndaj një deklarate të degës së BDI-së në Çair, e cila ka akuzuar drejtoreshën e Spitalit Gjinekologjik të Çairit, Pranvera Izairi, për gjoja kërcënime ndaj stafit për të marrë pjesë në një tubim të VLEN-it.

Në reagimin e tij, Brava i ka cilësuar këto akuza si të pabaza, duke i quajtur një përpjekje të dëshpëruar të BDI-së për të kamufluar largimet e shumta nga radhët e saj drejt VLEN-it. Ai theksoi se VLEN nuk ndjek metodat e presionit që, sipas tij, ishin praktikë e zakonshme e BDI-së në të kaluarën. “Dega e BDI-së në Çair është ngutur me një reagim shpifës dhe ofendues nga frika që po e ndjen në palcë. Ata po përpiqen të mjegullojnë realitetin me trillime të ulëta, ndërkohë që simpatizantët e tyre po largohen masivisht për t’iu bashkuar VLEN-it”, tha Brava.

Ai gjithashtu vlerësoi punën e Pranvera Izairit si drejtoreshë e Spitalit Gjinekologjik të Çairit, duke e cilësuar atë si një prej menaxhereve më të suksesshme në shëndetësi, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit dhe mitëmarrjes. “Tashmë është e qartë për të gjithë se BDI nuk mund të pajtohet me suksesin e shqiptarëve që nuk janë pjesë e saj. Me Pranverën në krye të këtij spitali, vërtet ka ardhur një pranverë e re në menaxhimin e këtij institucioni”, shtoi ai.

Në fund, Brava theksoi se tubimet e VLEN-it janë aktivitete publike ku pjesëmarrja është e lirë dhe se përpjekjet e BDI-së për t’i paraqitur ndryshe janë të kota. “VLEN nuk ka ndërmend të heqë dorë nga shpalosja e arritjeve të saj dhe ekspozimi i dështimeve të pushtetit të mëparshëm”, përfundoi ai.

Continue Reading

Lajme

FRASH-Gostivar takon Ambasadorin e Shqipërisë në RMV, Denion Meidani, diskutojnë për rolin e rinisë në politikë dhe bashkëpunimin rajonal

Published

on

By

Anëtarët e Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët, dega Gostivar, zhvilluan një takim me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani.

Gjatë takimit, meAmbasadorin Meidani u diskutua mbi rolin e rinisë në zhvillimin e komunitetit si dhe mundësitë e bashkëpunimit për të forcuar angazhimin e të rinjve në proceset shoqërore dhe kulturore theksojnë nga FRASH-Gostivar.

Gjitashtu bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e krijimit të platformave të reja që do të mbështesin të rinjtë në nismat e tyre dhe do të forcojnë lidhjet ndërmjet të rinjve shqiptarë në rajon.

Continue Reading

Lajme

Valbon Limani në Sarajevë pritet nga kryetari i qytetit Predrag Puharić

Published

on

By

Kryetari i komunës së Gostivarit, Valbon Limani po qëndron në një vizitë zyrtare në Sarajevë ku është pritur nga kryetari i qytetit të Sarajevës, Predrag Puharić me të shkëmbyen përvoja dhe ide që mund t’i zbatojnë edhe në qytetin e Gostivarit për zhvillimin e turizmit, duke pasur parasysh se Sarajeva këtë vit është shpallur “Top Destinacion 2025” nga prestigjiozja National Geographic.

“Në kuadër të vizitës disaditore në Bosnje e Hercegovinë, i shoqëruar nga ambasadori i RMV-së në Sarajevë, z. Jakup Rexhepi dhe disa bashkatdhetarë dhe humanistë nga Gostivari, pata nderin të takoj kryetarin e Qytetit të Sarajevës, z. Predrag Puharić.
Me kreun e këtij qyteti, simbol të qëndrueshmërisë dhe diversitetit, shkëmbyem përvoja dhe ide që mund t’i zbatojmë edhe në qytetin e Gostivarit për zhvillimin e turizmit, duke pasur parasysh se Sarajeva këtë vit u shpall “Top Destinacion 2025” nga prestigjiozja National Geographic.
Me Sarajevën ndajmë shumë vlera të përbashkëta, ashtu siç ndajmë edhe një të ardhme të përbashkët evropiane”, ka nënvizuar Limani.

Continue Reading

TOP Lajme