Connect with us

Lajme

Enverizmi i Ali Ahmeti dhe poshtërimi i “Xhaferistëve” brenda DUI-t

Published

on

Shkruan: Arben Fetai, Kryetar i Kuvendit të Aleancës për Shqiptarët

Deklarata e Ali Ahmetit, sipas së cilës Maqedonia u gjet “pa asgjë” dhe u la me një kryeministër shqiptar, është një përpjekje e ulët për të përvetësuar të gjitha arritjet e shqiptarëve dhe për të mohuar kontributin e figurave kyçe që ndërtuan rrugën e emancipimit politik dhe kombëtar. Një pretendim i tillë është jo vetëm shpërfillje e historisë, por edhe fyerje për të gjithë ata që sakrifikuan për të drejtat e shqiptarëve shumë kohë para vitit 2001.

Tani, si do ta përtypin këtë poshtërim “Arbën Xhaferistët” që ndodhen brenda koalicionit me Ali Ahmetin, e dinë ata vetë. Të tillër që sot ndodhen brenda DUI-t duhet të kuptojnë se me këtë deklaratë, historia e tyre është mohuar, trashëgimia e tyre është zhvlerësuar dhe sakrificat e tyre janë shkelur me këmbë. Një qasje e tillë e Ali Ahmetit ngjan me atë të Enver Hoxhës, i cili pretendonte se historia fillonte me të. Por historia nuk fillon me një njeri të vetëm, dhe shqiptarët nuk do ta lejojnë përvetësimin e sakrificave të brezave të tërë për hir të një narrative të sajuar të momentit.

T’ia tregojë ndokush Alisë që Maqedoninë e gjetën me plot shqiptarë, por e lanë me gjysmën e tyre në diasporë. Më keq akoma, diasporës ia mveshën etiketën e qytetarëve jorezidentë. Maqedoninë e gjeti me shqiptarë të lirë dhe e la me shumë shqiptarë në burgje si pasojë e rasteve të montuara nga pazaret e tij me Gruevskin. E kryeministri teknik, ai që Ahmeti e shet si “trashëgimi”, do të mbahet mend vetëm për qortimin e shqiptarëve në Tetovë me skena të çorroditura që i ngjanin një shpellari me kollare.

Nëse sot shqiptarët kanë më shumë të drejta, kjo nuk është meritë e një partie apo një individi, por rezultat i një procesi të gjatë politik ku kontributi i Arbën Xhaferit ishte thelbësor. Ishte Arbën Xhaferi ai që krijoi një platformë të qartë politike për shqiptarët, ndërtoi ura komunikimi me faktorët ndërkombëtarë dhe institucionalizoi kërkesat e shqiptarëve në një formë të pranueshme për të gjithë.

Ali, Maqedoninë nuk e le me më shumë, por me shumë më pak! Shqiptarët në burgje, gjuhën me përqindje, ekonominë buzë greminës, arsimin pa cilësi, shëndetësinë për kurim, kulturën për karikaturë mjerimi, e mbi të gjitha, shumë shtëpi shqiptare të boshatisura nga politikat tua. Dhe në fund, ta kujtojmë një gjë: ti nuk e le Maqedoninë, argati yt po – Artani. Ti je akoma këtu, aty ku e ke vendin, në opozitë. Mos ia bëni qejfin vetes duke menduar se e latë pushtetin me dëshirë. Jo, ju dëboi populli! Edhe pak muaj ju kanë ngelur për t’iu shporrur me rrënjë edhe nga pushteti lokal.

Continue Reading

Lajme

Aleanca për Shqiptarët dënon ashpër sulmin ndaj gazetarit Naser Selmani

Published

on

By

Aleanca për Shqiptarët shpreh indinjatën më të thellë dhe dënon fuqishëm sulmin e fundit ndaj gazetarit Naser Selmani.

Ky akt i shëmtuar është përpjekje e drejtpërdrejtë për ta frikësuar zërin e lirë dhe për ta heshtur mendimin kritik në shoqërinë tonë.

Dita ditës po shohim rritje të presionit dhe të dhunës ndaj gazetarëve, ndërkohë që kjo qeveri vazhdon të mbyllë sytë dhe të qëndrojë pasive para këtyre fenomeneve të rrezikshme. Heshtja institucionale është e barabartë me bashkëfajësi.

Liria e shprehjes dhe e medias është themel i çdo shoqërie demokratike. Sulmet ndaj gazetarëve nuk janë vetëm kërcënim ndaj individëve, por sulm ndaj të gjithë qytetarëve dhe të drejtës së tyre për t’u informuar lirshëm e pa frikë.

Aleanca për Shqiptarët kërkon hetim të shpejtë, transparencë të plotë dhe përgjegjësi ligjore ndaj autorëve dhe urdhërdhënësve të këtij akti kriminal. Ne shprehim solidaritet të plotë me gazetarin Naser Selmani dhe do të qëndrojmë gjithmonë në mbrojtje të fjalës së lirë dhe demokracisë në vendin tonë.

Aleanca për Shqiptarët

Continue Reading

Lajme

Ambasadori Denion Meidani i jep mbështetje Naser Selmanit

Published

on

By

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni të Veriut, Denion Meidani, ka shprehur solidaritet me gazetarin Naser Selmani pas aktit të dhunës ndaj automjetit të tij në Shkup, njofton Top24

“Solidaritet me gazetarin Naser Selmani. Dhuna dhe kërcënimet ndaj gazetarëve janë sulm ndaj fjalës së lirë dhe demokracisë. Organeve hetimore u takon ta zbardhin rastin pa vonesë. Falenderoj Unionin e Gazetarëve Shqiptarë për reagimin!”, ka theksuar Meidani në reagimin e tij publik.

Continue Reading

Lajme

Taravari dënon ashpër sulmin ndaj gazetarit Naser Selmani

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka dënuar ashpër sulmin ndaj gazetarit Naser Selmani, duke e cilësuar atë si një akt që i shtohet dhunës së rritur ndaj medias së lirë në vend.

“Dënoj ashpër sulmin ndaj gazetarit Naser Selmani, sulm i cili i shtohet dhunës që është rritur ndjeshëm ndaj medias së lirë. Kjo dhunë jep dy mesazhe të qarta: së pari, jetojmë në diktaturë – fatkeqësisht; së dyti, kjo diktaturë i ka ditët e numëruara. Edhe pse pushteti merret me Naserin, prapë fiton Naseri”, ka deklaruar Taravari.

Ai ka theksuar se liria e medias është vlerë themelore e demokracisë dhe se çdo tentim për ta mbytur atë përbën sulm ndaj qytetarëve dhe së drejtës së tyre për informim.

https://www.facebook.com/share/p/16CrNZLa4j/?mibextid=wwXIfr

Continue Reading

TOP Lajme