Connect with us

Lajme

Vazhdon familjarizim në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve

Published

on

Drejtori i Institutit për Trashëgimi Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, Skender Asani, edhe përkundër faktit që Komisioni Shtetërorë për Parandalimin e Korrupsionit ka hapur lëndë për nepotizëm, vazhdon me avazin e vjetër. Ai këtë herë pranon në punë bashkëshorten e bashkëpunëtorit të tij të ngushtë, njëherit sekretar i Institutit, Blerim Qailit me transferim nga Inspektorati Shtetërorë për Pylltari dhe Gjueti.

Ky është një tjerët akt jo etik e jo ligjor (nepotizëm) që bëjnë dyshja Asani.

Për më tepër ndiqeni video materialin e përgaditur nga portali Almakos.

VIDEO

Continue Reading

Lajme

Uzairi mobilizon FRASH në Tetovë, takime intensive me të rinjtë

Published

on

By

Sekretari organizativ i Aleancës për Shqiptarët, Gadaf Uzairi ka vazhduar aktivitetin e tij në ngritjen dhe përforcimin e strukturave të ASH-së në të gjitha nivelet duke ju kushtuar vëmendje dhe kohë çdo anëtari të ASH-së në veçanti. Sekretari Uzairi gjatë ditës së djeshme i shoqëruar nga kryetari i degës Arif Selami dhe nga Sekretarin e Përgjithshëm të FRASH-it, Muhamed Lala, Kryetarin e FRASH-Tetovë, Ujkan Rahmani dhe Sekretarin Administrativ, Albin Musa kanë takuar anëtarët e FRASH në Drenovec.

“Së bashku me Sekretarin Organizativ të ASH-së, z. Gadaf Uzairi, Kryetarin e Degës së ASH-së në Tetovë, z. Arif Selami, Sekretarin e Përgjithshëm të FRASH-it, z. Muhamed Lala dhe Sekretarin Administrativ, Z. Albin Musa zhvilluam takim joformal dhe bashkëbisedim me disa nga anëtarët e FRASH-it, nëndega Drenovec.
Strukturave të FRASH-it në Tetovë çdo ditë u bashkohen djem dhe vajza, duke e fuqizuar më tej strukturën tonë rinore”’ ka përfunduar njoftimin e tij kryetari i FRASH-Tetovë,
Ujkan Rahmani.

Continue Reading

Lajme

Sulejmani ndan lajmin e madh: Për herë të parë kujdestarët do t’i marrin licencat në gjuhën shqipe

Published

on

By

Deputeti i koalicionit VLEN, Sadik Sulejmani përmes një statusi në Facebook ka njoftuar se kujdestarët e fëmijëve për herë të parë pas dy dekadave licencat do ti marrin në gjuhën shqipe.

“Problemi dy dekadësh i kandidatëve shqiptarë I lënë nga BDI, që hasnin gjatë provimit për KUJDESTAR TË FËMIJËVE dhe të cilin provim duheshte ta japin veç në Gjuhën Maqedone e nga ana tjetër studimet në Gjuhën Shqipe. Nga sot të gjithë kandidatët shqiptarë për KUJDESTAR TË FËMIJËVE kanë mundësinë ti nënshtrohen provimit në Gjuhën Shqipe dhe licencat t’i kenë edhe në Gjuhën Shqipe”, ka shkruar Sulejmani.

Continue Reading

Lajme

Snopçe: Për herë të parë pas 22 vitesh, shqiptarët do të marrin licencat në gjuhën shqipe

Published

on

By

Koalicioni VLEN çështjet kyçe për shqiptarët po arrin t’i bëjë brenda vitit të parë të qeverisjes. Sot ligji për mbrojtjen e fëmijëve për herë ty dytë është sërish para deputetëve. VLEN arriti që nga tani e tutje, t’ua mundësoj kandidatëve shqiptarë për kujdestarë të fëmijëve t’i nënshtrohen provimit në Gjuhën Shqipe dhe licencat t’i kenë edhe në Gjuhën Shqipe. Dhe për këtë në foltoren e Parlamentit, foli deputeti i koalicionit VLEN, Halil Snopçe. Ai tha se BDI nuk mund të duron që ne arritëm ta bëjmë atë që këta nuk arritën ta bëjnë për 22 vite.

“Një gjë që BDI nuk e bëri për 22 vite, tash po bëhet. Pra edhe njëherë them shqiptarët në Maqedoni, provimet edhe me shkrim edhe në formë elektronike, do të mund t’i japin në gjuhën shqipe. Licencat do të mund ti marrin në gjuhën shqipe dhe pikë. Por ju aq zor keni tash, sot hajde zonja Arbana tregona si votove ti versionin e parë të cilën nuk e nënshkruajti presidentja Siljanovska, si votove edhe ti edhe tjerët. Pra, kjo është hipokrizia juaj, e kritikoni tash, kërkoni versionin e parë për të cilën nuk e keni votuar. Injoranca nuk është argument. Pra shqiptarët do të marrin provimin në gjuhën shqipe qoftë me shkrim qoftë në formë elektronike dhe do të marrin licencën në gjuhën shqipe. E kjo që bën BDI, normalisht nuk e bënë për 22 vite dhe tani kanë inati dhe nuk mund të durojnë”

Continue Reading

TOP Lajme