Connect with us

Lajme

Zv. Ministrja Elfete Ismaili merr pjesë në mbledhjen e kontakt grupit të Ukrainës, pjesëmarrës dhe Zelensky

Published

on

Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Elfete Idmaili ka marr pjesë në mbledhjen e Kontakt Grupit të Ukrainës që u mbajt në Ramstein të Gjermanisë, një ngjarje shumë e rëndësishme në kuadër të angazhimit ndërkombëtar për mbështetje të paqes dhe sigurisë globale.

Ismaili thotë se kjo mbledhje, e kryesuar nga Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, z. Lloyd Austin, ishte një mundësi e jashtëzakonshme për të forcuar partneritetet strategjike dhe për të kontribuar në fuqizimin e përpjekjeve të përbashkëta për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial. “Në këtë takim, mori pjesë gjithashtu Presidenti i Ukrainës, z. Volodymyr Zelenskyy, i cili falënderoi shtetet e koalicionit për ndihmat e dhëna përmes Grupit të Kontaktit. Ky grup, i formuar nga shtete të ndryshme, ka qenë një platformë kyçe për mbështetje të vazhdueshme për Ukrainën që nga fillimi i agresionit rus.

Poashtu gjatë qëndrimit tim zyrtar, pata mundësinë të bashkëbisedoj me sekretarin e Mbrojtjes te SHBA-ve z.Austin, ku diskutuam për përpjekjet e përbashkëta ndërkombëtare për të mbështetur Ukrainën në këtë periudhë të vështirë, si dhe për nevojën e forcimit të bashkëpunimit dhe koordinimit të aleatëve për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme dhe paqësore. Maqedonia e Veriut gjithashtu ka kontribuar me donacione dhe angazhim të vazhdueshëm për ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë, duke luajtur një rol të rëndësishëm në Grupin e Kontaktit, një format ministror që mbështet Ukrainën dhe do të vazhdoj të kontribuoj në përpjekjet globale për stabilitet dhe paqe”, ka shkruar zëvendësministrja Elfete Ismaili.

Continue Reading

Lajme

Ramadani: Populli e njeh mirë “Frontin me dezertorë”!

Published

on

By

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Blerant Ramadani, përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka shkruar se populli tanimë i njeh mirë figurat dhe të bëmat e “Front me dezertorë”. Sipas tij, opozita shqiptare sa më shumë që tentojnë të inskenojnë skenarë, aq më shumë po iu shtohen “non gratat”.

“Mashtrimi i radhës i të ashtuquajturit ‘Front me dezertorë’ nuk kalon! Populli i njeh mirë figurat dhe të bëmat e tyre – loja e tyre është zbuluar prej kohësh. Sa më shumë që tentojnë të inskenojnë skenare të rreme, aq më shumë po shtohen ‘non gratat’. Për pushtet nuk kanë turp as të koalicionojnë me “Levicën” në qytetin e Shkupit, një parti që deri dje e shpallnin si të papranueshme dhe të dëmshme për shqiptarët! Ne nuk do të lejojmë që lojërat e vjetra të vazhdojnë. E vërteta është e qartë dhe asnjë shpifje nuk mund ta mbulojë atë. Shkarkimet pa baza dhe manipulimet ishin mjeti i tyre për të mbajtur pushtetin, por ajo epokë ka mbaruar! Zëri i drejtësisë dhe i së vërtetës do të triumfojë mbi këtë mjegull të shpifjeve politike! Kjo është ora e fundit e mashtrimeve! Koha për përgjegjësi dhe përballje me të vërtetën çdo ditë e më shumë po afron!”, ka shkruar Blerant Ramadani.

Continue Reading

Lajme

Snopçe: Ilire Dauti vazhdon të jetë kryetare e Komisionit

Published

on

By

Deputeti i koalicionit VLEN, Halil Snopçe, në seancën plenare në Kuvend ka deklaruar që Ilire Dauti nuk është shkarkuar, vazhdon të mbetet kryetare e Komisionit për Punë Sociale dhe Demografi dhe Rini. Pra, nga aty thuhet që deputetët e VLEN-it kanë votuar kundër shkarkimit të Dautit nga pozita e lartpërmendur.

“Zonja, Ilire Dauti, nuk është shkarkuar nga pozita e kryetares së Komisionit. Pra, duhet të pastrojmë këtë çështje pasi në mediat në gjuhën shqipe kishte deziniformim, pasi Ilire Dauti do të vazhdojë të ushtrojë pozitën e njëjtë. Prandaj, kjo që u plasua në media është e pavërtetë. Gjithashtu, koalicioni VLEN votoi kundër shkarkimit të Dautit”, tha deputeti Halil Snopçe.

Continue Reading

Lajme

Fetai: Ligji për branitellat – Një sqarim i domosdoshëm rreth pafytyrësisë së BDI-së dhe patericave

Published

on

By

Zëvendëskryeministri Arben Fetai përmes një postimi në profilin e tij ka dhënë një sqarim për ligjin e “branitellave” pasi Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka nisur sot seancën e parë të këtij viti, me dhe diskutuimin edhe këtë ligj.

Zv.Kryeministri Fetai shkruan se ky ligj, i cili u miratua për herë të parë më 2002 me mbështetjen e turpshme të PDSH-së, u amandamentua disa herë me votat e DUI-t për të zgjeruar benefitet e branitellave, duke u kthyer në një shembull flagrant të tradhtisë politike ndaj interesave të popullit shqiptar.

Fetai më tej thekson se ligji u amandamentua në vitet 2003, 2004, 2007 dhe 2021. Natyrisht, DUI asnjëherë nuk bëri asgjë për ish-pjesëtarët e UÇK-së dhe familjet e dëshmorëve, por vetëm thelloi diskriminimin ndaj tyre duke rritur benefitet për branitellat.

“Ligji për branitellat është lajm i vjetër, por që vazhdimisht e dëshmon karakterin manipulues të DUI-t dhe mungesën e plotë të ndërgjegjes morale të përfaqësuesve të saj.

Ky ligj, i cili u miratua për herë të parë më 2002 me mbështetjen e turpshme të PDSH-së, u amandamentua disa herë me votat e DUI-t për të zgjeruar benefitet e branitellave, duke u kthyer në një shembull flagrant të tradhtisë politike ndaj interesave të popullit shqiptar.
Ligji u amandamentua në vitet 2003, 2004, 2007 dhe 2021. Natyrisht, DUI asnjëherë nuk bëri asgjë për ish-pjesëtarët e UÇK-së dhe familjet e dëshmorëve, por vetëm thelloi diskriminimin ndaj tyre duke rritur benefitet për branitellat.
Sa i përket deputetes së DUI-t, Ilire Dauti, e cila sot shitet si patriote dhe luan rolin e viktimës, është e rëndësishme të kujtojmë se e njëjta, bashkë me deputetët e tjerë të DUI-t, votoi në janar të vitit 2024 për të futur këtë ligj në procedurë parlamentare. Hipokrizia e tyre është dëshmi e qartë se interesi shqiptar është gjithnjë i fundit në rendin e tyre të prioriteteve. Prioritet i tyre ishin Llotaria dhe Soravia. Halli i tyre është drejtësia”, ka përfunduar Fetai.

Continue Reading

TOP Lajme