Connect with us

Lajme

BDI po luan “xhokerin” e fundit – Edi Ramën!

Published

on

Në traditën shqiptare, zakonisht edhe “hasmi” pranohet në konak me mikpritje, e aq më tepër një mik ose një delegacion shtetëror. Por duket se ky parim nuk vlen për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, i cili po përfshihet gjithnjë e më shumë në betejat e BDI-së për mbijetesë politike.
Në konferencën për jetën dhe veprën e të ndjerit Arbën Xhaferi, organizuar në Tiranë, Rama u pozicionua hapur në mbështetje të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, dhe të bashkëpunëtorit të tij, Artan Grubi, i njohur tashmë si “banori më i ri” i listës së zezë amerikane.

Më shumë sesa përkujtim për një figurë madhore si Xhaferi, konferenca u duk si një spektakël politik i orkestruar me kujdes. Madje, burime të besueshme tregojnë se data e aktivitetit, e planifikuar fillimisht për më 6 dhjetor, u zhvendos papritur më 10 dhjetor – pikërisht një ditë para se Gjykata Kushtetuese të marrë një vendim lidhur me përdorimin e gjuhëve, vendim i cili as që pritet të ndikojë në përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe.

Ky manovër politik ka shkaktuar indinjatë jo vetëm në opinionin publik, por edhe në qarqet e tjera politike shqiptare në Maqedoni të Veriut dhe Shqipëri. Shumë e konsiderojnë këtë si një lëvizje të rrezikshme për Ramën, i cili po e lidh fatin e tij politik me një parti dhe një lidership në rënie të lirë.

Përpjekjet e BDI-së për të shpëtuar nga situata e vështirë në të cilën ndodhet, duke përdorur një figurë të nivelit të Ramës, shihen nga shumëkush si një “xhoker i djegur”. Kjo mbështetje e papërmbajtur e Ramës për Ahmetin dhe Grubin mund të kthehet në një bumerang politik për të, duke dëmtuar seriozisht besueshmërinë e tij brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Në fund të ditës, qytetarët do të kujtojnë këtë episod si momentin kur “xhokeri i fundit” u luajt në një tryezë tashmë të humbur. Dhe historia na ka mësuar që, kur loja është e humbur, as xhokeri nuk të shpëton.

Continue Reading

Lajme

Ursula von der Leyen: Rusia po përpiqet të ushtrojë ndikim në Maqedoninë e Veriut

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, porositi se vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, se do të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian vetëm mbi bazën e meritave të tyre, transmeton Flaka

Në pyetjen e gazetarit të BGNES-it, Dimitar Ruskov, nëse është e qëndrueshme arkitektura e sigurisë evropiane në kushtet e ndikimit rus në rajon dhe nëse Maqedonisë së Veriut i është thënë se nuk ka “plan B” për integrimin, von der Leyen theksoi:

“Zgjerimi është në interes të BE-së. Një Union më i madh, më konkurrues dhe më i sigurt do të thotë një Evropë me zë më të fuqishëm në botë. Sigurisht, ai mbetet një proces i bazuar në merita. Çdo kandidat do të vlerësohet sipas kushteve që i janë vendosur. Kjo krijon besim nga të dyja palët.”

Ajo theksoi se Rusia po përpiqet të ushtrojë ndikim dhe destabilizim në Ballkanin Perëndimor, përfshirë Maqedoninë e Veriut, Bosnje dhe Hercegovinën dhe Malin e Zi, por se BE-ja do të vazhdojë t’i mbështesë partnerët në rajon.

“Detyrimi ynë është të qëndrojmë pas miqve dhe partnerëve tanë, t’i ndihmojmë ata të përballen me sulmet hibride dhe ndërhyrjet që i përjetojnë. Por, në fund, ata duhet të kenë të drejtën e zgjedhjes së lirë – nëse duan apo nuk duan të jenë pjesë e BE-së,” deklaroi von der Leyen.

Ajo përsëriti se, edhe pse zgjerimi është një proces që kërkon kohë, ai është thelbësor për stabilitetin dhe sigurinë e kontinentit:

“Është e qartë se çfarë duhet të bëhet – reformat dhe përmirësimet që priten. Por është e rëndësishme të dihet se Bashkimi Evropian mbetet fuqishëm i përkushtuar ndaj zgjerimit të suksesshëm.”

Shefja e Komisionit Europian ndodhet në një tur prej shtatë vendesh të ashtuquajtura shtete të vijës së parë, për t’i siguruar ato për mbështetjen e BE-së ndaj agresionit rus. Vizita e saj përkon me përpjekjet e shtuara të presidentit amerikan Donald Trump për të ndërmjetësuar një armëpushim në luftën e Putinit kundër Ukrainës, e cila tashmë ka hyrë në vitin e katërt. Përveç Polonisë, von der Leyen do të vizitojë Finlandën, Estoninë, Lituaninë dhe Letoninë – të gjitha vende që kufizohen me Rusinë ose Bjellorusinë – si dhe Bullgarinë dhe Rumaninë, në atë që konsiderohet si nisma e saj më e madhe diplomatike mbi sigurinë dhe mbrojtjen e BE-së që nga fillimi i pushtimit të plotë rus të Ukrainës në fillim të vitit 2022.

Von der Leyen deklaroi se në javët në vijim ekzekutivi i BE-së do të përgatisë një plan se si të investohen fonde shtesë në kapacitetet mbrojtëse të Unionit, i cili do të diskutohet në Këshillin Europian në fillim të tetorit. /Flaka/

Continue Reading

Lajme

Brodeci në këmbë për Bajram Rexhepin, koha për ndryshim nuk pret sepse na haruan, katër vite si pamë!

Published

on

By

Kandidati i AKI-së për komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi në kuadër të takimeve në Malësinë e Tetovës i shoqëruar nga shefi i shtabit Blerim Osmani kanë ndaluar në fshatin Brodec ku u është bërë një pritje madhështore nga banorët e këtij fshati të cilët theksojnë se koha për ndryshim nuk pret, shkruan Top24

#Kuvendimin me banorët e Malësisë e përfunduam sot në Brodec. Banorët e Brodecit, plot energji dhe entuziazëm si gjithmonë, janë të vendosur për fitoren e madhe të Tetorit.
Por sfidat mbeten po ato që ishin edhe para katër viteve. Rrugët e hyrjes dhe daljes nga fshati, mungesa e transportit publik, rruga për në bjeshkë, si dhe mirëmbajtja dimërore e rrugëve.
Këto projekte nuk mund të mbeten më vetëm premtime. #Bashkë për Brodecin do t’i realizojmë me plan dhe me punë.
#BashkëPërTetovën ✅
#AleancaKombëtarePërIntegrim

Continue Reading

Lajme

Ramadani e Veseli të pandalshëm për fitoren e madhe të Tetorit, takim me banorët e Çajlanës

Published

on

By

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim, Blerant Ramadani së bashku me kryetarin në detyrë dhe njëherit bartës liste Iljas Veseli kanë vazhduar turin për fitoren e madhe të Tetorit duke takuar banorët e Çajlanës për të dëgjuar nga afër nevojat e tyre të cilat i paraqitën si kërkesa konkrete që janë prioritet i zhvillimit të fshatit:

– rregullimi i rrugës kryesore nga shkolla deri në Çajlanë të Epërm,
– asfaltimi i rrugicave në lagjet e Ismanit, Vajsheve, Hetemit dhe Safitit,
– përmirësimi i ujësjellësit për çdo familje etj.

Continue Reading

TOP Lajme