Connect with us

Lajme

Osman Kadriu ul tensionet: Të mërkurën nuk ndodh asgjë!

Published

on

Anëtari i Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut, Osman Kadriu, ka deklaruar se gjykatësit shqiptarë do të bojkotojnë seancën e 11 dhjetorit, ku do të shqyrtohet Ligji për përdorimin e gjuhëve. Kadriu ka theksuar se në këtë seancë mund të vendoset vetëm për hapjen e procedurës, por nuk mund të merret vendimi final për abrogimin e ligjit apo dispozitave të tij.

“Ta informojmë opinionin se nuk ka gjasa kushtetuese që kjo gjykatë ta abrogon ligjin në tërësi,” tha Kadriu. Ai theksoi se gjuha shqipe është një gjuhë zyrtare dhe një kategori kushtetuese që garanton të drejtat kolektive të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Kadriu gjithashtu përmendi situatat e mëparshme ku gjyqtarët shqiptarë janë mbivotuar për ligje si e drejta e përcaktimit të etnitetit dhe e drejta e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat. Ai tha:
“Duke pasur parasysh këto praktika, ne gjyqtarët shqiptarë kemi marrë vendim rigoroz që më 11 dhjetor të bojkotojmë seancën e gjykatës kushtetuese. Prandaj, ashtu siç tha Mexhiti, për ligjet që Kuvendi i sjell me shumicë të dyfishtë, duhet vetëm një dispozitë të futet në Kushtetutë, që për ato ligje edhe në gjykatën kushtetuese të zbatohet parimi i Badenterit.”

Kadriu nënvizoi se pa përfshirjen e këtij mekanizmi juridik, çështjet që lidhen me të drejtat kolektive të shqiptarëve rrezikojnë të mbivotohet përsëri në të ardhmen.

Continue Reading

Lajme

Furkan Saliu pyet: Në çfarë cilësie ishte Afrim Gashi në vizitë në Beograd? (Video)

Published

on

By

Kush është me “Botën Serbe”? AKI akuzon VLEN-in, VLEN-i akuzon AKI-në, zbulohet dokument për vizitën e Afrim Gashit në Beograd.

Përplasjet politike në Maqedoninë e Veriut kanë marrë një drejtim të ri pas akuzave të ndërsjella mes koalicionit VLEN dhe AKI, lidhur me ndikimin e ashtuquajtur “Bota serbe” në vend.

Gazetari Furkan Saliu ka publikuar një dokument që, sipas tij, dëshmon se Afrim Gashi, një nga figurat kryesore të VLEN-it dhe tani kryetar parlamenti, ka qenë për vizitë në Beograd vitin e kaluar. Në postimin e tij, Saliu kërkon publikisht nga VLEN që të sqarojë në çfarë cilësie ka qenë Gashi në Beograd dhe cili ka qenë qëllimi i vizitës.

Nga ana tjetër, tensionet politike thellohen edhe më tej pasi edhe Parlamenti Evropian ka ngritur shqetësime për ndikimin e “Botës serbe” në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se ky ndikim po zgjerohet në mënyrë alarmante, përcjell TS.

Ndërkohë, vëmendje ka marrë edhe një zhvillim tjetër: me miratimin e Bujare Abazit, është lejuar hyrja e një banke serbe në tregun financiar të Maqedonisë së Veriut, gjë që ka nxitur kritika dhe debate të ashpra në opinionin publik dhe skenën politike./TS/

https://www.facebook.com/share/v/16DbyLwhzU/

Continue Reading

Lajme

Valbon Limani kujdeset për një Gostivar më të pastër – NP Komunalec me kamion të ri për mbledhjen e mbeturinave

Published

on

By

N.P “Komunalec” ka shtuar edhe një kamion të ri në parkun e saj të automjeteve për mbledhjen e mbeturinave, duke forcuar kapacitetet operacionale dhe përmirësuar ndjeshëm shërbimet për qytetarët e Gostivarit.

Ky automjet modern garanton grumbullim më të shpejtë, më të sigurt dhe më efikas të mbeturinave, duke kontribuar drejtpërdrejt në pastërtinë e qytetit dhe mbrojtjen e mjedisit. Me këtë investim, ndërmarrja publike vazhdon misionin e saj për ofrimin e shërbimeve cilësore dhe moderne për komunitetin.

Ky është kamioni i dytë i siguruar brenda një periudhe të shkurtër kohe, duke dëshmuar përkushtimin e vazhdueshëm të Komunës së Gostivarit dhe kryetarit Valbon Limani për përmirësimin e infrastrukturës komunale dhe ngritjen e cilësisë së jetës për qytetarët.

Kryetari Limani kishte paralajmëruar më herët pasurimin e parkut të automjeteve të NP Komunalec – një zotim që tashmë po realizohet në praktikë.

Continue Reading

Lajme

Dallavereve në përzgjedhjen e kandidatëve për polic në Maqedoninë e Veriut, padi ndaj dy zyrtarëve

Published

on

By

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj dy zyrtarëve shtetëror për shkak dyshimeve për keqpërdorimin e detyrës dhe autorizimit zyrtar, transmeton Portalb.mk.

“I denoncuari A.Xh., në kohën e kryerjes së veprës në vendin e punës këshilltar shtetëror për çështje ligjore në Kabinetin e zëvendësministrit në MPB, në cilësinë e anëtarit të Komisionit për zbatimin e procesit të përzgjedhjes dhe zgjedhjes së kandidatit për polic në Ministrinë e Punëve të Brendshme, me datë 15.07.2022, gjatë përzgjedhjes së kandidatëve të paraqitur, është nënshkruar në pasqyrën tabelare me dorën e vet – rubrika “plotëson kriteret” të një kandidati për polic, megjithëse sipas të dhënave të cilat ishin vënë, kandidati nuk i ka plotësuar kushtet”, sqaroi Polici.

Përveç këshilltarit shtetëror A.Xh., e dyshuar është edhe këshilltarja tjetër shtetërore V.Sh., e punësuar në kabinetin e ministrit. Ajo akuzohet se nuk ke penguar veprën penale që e ka kryer A.Xh.

Continue Reading

TOP Lajme