Connect with us

Lajme

Limani: Si kryetar komune jam bërë më i pasur në aspektin njerëzor dhe moral, ende vozis të njëjtën Ford Fiesta dhe jetoj në banesë

Published

on

Kryetari i Gostivari, Valbon Limani, në një intervistë për emisionin “Dialog në Lajm”, është pyetur nëse pas marrjes së detyrës si kryetar komune është bërë më i pasur.

Me përgjigjen e tij, Limani ka tërhequr vëmendje, duke theksuar se ndihet më i pasur jo në aspektin material, por në atë njerëzor dhe moral.

“Jam bërë më i pasur si kryetar i komunës, sepse sot gëzoj atë që do ta dëshironte secili – respektin dhe përshëndetjet e bashkëqytetarëve të mi, të cilët na mbështesin dhe na përgëzojnë për çdo punë të mirë që bëjmë për Gostivarin”, është shprehur Limani.

Ai shtoi se sa i përket pasurisë materiale, asgjë nuk ka ndryshuar në jetën e tij.

“Sot kam të njëjtin buxhet, të njëjtat obligime, të njëjtën veturë Ford Fiesta dhe vazhdoj të jetoj me prindërit e mi në Gostivar”, deklaroi kryetari Limani.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *