Connect with us

Lajme

Arben Fetai i kujton Ali Ahmetit poshtërimin 22 vjeçar ndaj shqiptarëve

Published

on

Shqiptarët nuk ndjehen të poshtëruar pasi BDI u largua nga Qeveria. Kjo është përgjigja nga zv.kryeministri Arben Fetai për liderin e BDI-së, Ali Ahemti i cili sot ftoi VLEN-in ta lëshojë qeverinë, pasi siç ai theksonte, shqiptarët janë të poshtëruar nga VMRO-DPMEN.

“Ali Ahmeti na paska bërë thirrje ta lëshojmë qeverinë dhe të bëhemi bashkë me të për ta ndalur gjoja poshtërim që po u bëhet shqiptarëve. Jo ore zotëri, shqiptarët nuk ndjehën të poshtëruar sepse ju jeni larguar. Ata ju larguan me votë dhe sot ndjehen të çliruar nga presionet dhe shantazhet e juaja”, shkruan Fetai në rrjetet sociale.

Poshtërimin e nëpërkëmbjen, shton Fetai, shqiptarët e kanë provuar në lëkurën e tyre nën qeverisjen tuaj 22 vjeçare që do mbahet mend si periudha më e errët e tranzicionit. Ai thekson se ajo kohë nuk do kthehet më kurrë.

Fetai i numëron disa nga poshtërimit siç thotë ai, që u kanë ndodhur shqiptarëve kur ata i përfaqësonte BDI:

Rasti Sopoti
Rasti Monstra
Vrasja e Harun Aliut me shokë
Vrasja e Nuri Mazarit – Komandant Struga
Rasti Alfa
Rasti i Almirit
Lagja e Trimave
Vrasja e komandant Shqiponjës
Burgosja e Fetah Alimit
Sulmi terrorist i 27 prillit kur ministër i brendshëm ishte kuadër i BDI-së dhe amnistimi i sulmuesve
Arratisja e Nikolla Gruevskit përmes Zajazit
Mos rregullimi i statusit të ish luftëtarëve të UÇK-së
Ligji për “Branitellat”
Përkulja para “branitellave” të deputetëve të BDI-së
Qindra mijëra euro për Johan Tarçullovskin
Fushatë të përbashkët me kriminelin e luftës Lube Boshkovskin
Enciklopedia që ofendoi shqiptarët
Tekstet shkollore me përmbajtje anti-shqiptare.
Shkupi 2014
Car Dushani
Rrahja në Kala dhe burgosja e të rinjve shqiptarë
Kisha në Kala të Shkupit
Kushtëzimi i administratorëve për mbledhje votash
Politizimi i arsimit dhe degradimi i universiteteve
Dështimi dhe pastaj kurdisja e regjistrimit të popullsisë
Emrat maqedon të shkollave shqipe dhe rrugëve ku jetojnë shqiptarët
Imponimi i stemës me luan si simbol gjoja shqiptar
Republika Ilinditase e Artan Grubit
Sharja e 700 mijë nënave shqiptare
Llotaria dhe licensat e paligjshme të bixhozit të Artan Grubit
Soravia dhe pasurimi i familjes së Ali Ahmetit
Migrimi i mbi 300 mijë shqiptarëve.

Continue Reading

Lajme

Skandal në Tetovë: Restoranti “Primavera” i lidhur me Albi Qamilin përfiton mijëra euro nga komuna (Dokument)

Published

on

By

Restoranti “Primavera” në Tetovë, që dyshohet se është nën menaxhimin e Albi Qamilit kandidat për bartës liste të koalicionit VLEN ka përfituar mijëra euro nga buxheti i Komunës së Tetovës, nën udhëheqjen e Bilall Kasamit.

Ky dyshim për keqpërdorim të fondeve publike ka shkaktuar pakënaqësi të thellë dhe revoltë brenda vetë strukturave të VLEN-it, të cilat kërkojnë sqarime dhe transparencë.

Sipas të dhënave nga platforma Open Finance, vetëm në disa muajt e fundit, restoranti “Primavera Kafe Restorant” ka përfituar mbi 416 mijë denarë, nga komuna fonde që janë përdorur për dreka dhe darka zyrtare.

Përfitimet e restorantit që lidhet me Albi Qamilin vënë në pikëpyetje integritetin e administratës së Bilall Kasamit dhe ngrejnë shqetësime të mëdha për mënyrën se si menaxhohen fondet publike në Tetovë.

Ende nuk dihet me çfarë arsyetimi apo dokumentacioni janë lëshuar këto pagesa, apo nëse bëhet fjalë për një abuzim të qëllimshëm për interesa personale dhe politike.

Në rrjetet sociale kanë shpërthyer menjëherë paknaqësitë për Albi Qamilin dhe Bilall Kasamin se dyshja a do ta rrjepin komunën e Tetovës edhe katër vitet e ardhëshme.

Continue Reading

Lajme

AKI: Garojmë me 23 kandidatë për kryetar komune dhe 34 lista për këshilltarë komunalë

Published

on

By

Aleanca Kombëtare për Integrim dorëzoi dje zyrtarisht kandidaturat për zgjedhjet lokale të tetorit.

Sipas AKI-së, ky proces nuk është vetëm një garë elektorale, por një referendum gjithëpopullor për rikthimin e dinjitetit, barazisë dhe të ardhmes evropiane të vendit tonë.

“Aleanca Kombëtare për Integrim garon me 23 kandidatë për kryetar komune (përfshirë Qytetin e Shkupit) dhe me 34 lista për këshilltarë komunalë në gjithë vendin”.Tetori është momenti i së vërtetës. Është ora e mobilizimit kombëtar. Është koha që çdo qytetar, çdo i ri dhe e re, çdo familje që beson në barazi dhe të ardhme evropiane, të ngrihet në këmbë në mbështetje të Aleancës Kombëtare për Integrim. Ky është referendumi i dinjitetit. Ky është vullneti i popullit”, thuhet në njoftimin e AKI-së. Lista e plotë e kandidatëve për Kryetar Komune dhe Bartësve të listave për Këshilla Komunalë:

Qyteti i Shkupit – Kryetar: Skender Rexhepi – Zejdi, Bartës: Abdul-Selam Selami

Dollnen – Kryetar: Flamur Gjoleka, Bartës: Ramiz Aliu

Çair – Kryetar: Bujar Osmani, Bartës: Kemal Matoshi

Tetovë – Kryetar: Bajram Rexhepi, Bartës: Asaf Abdurahmani

Continue Reading

Lajme

Profesoresha Belinda Amiti nga AKI, do të jetë zëri që do të fuqizojë arsimin cilësor dhe inovativ në Këshillin Komunal të Tetovës

Published

on

By

Aleanca për Shqiptarët – Dega Tetovë, gjatë ditës së sotme ka prezantuar para opinionit katër kandidatët për këshilltarë në Komunën e Tetovës nga Besëlidhja – Aleanca Kombëtare për Integrim, të cilët kanë marrë konfirmimin nga Kuvendi i Aleancës për Shqiptarët dhe nga kryetari Arben Taravari si dhe gëzojnë mbështetjen e kandidatit për kryetar të ardhshëm të Tetovës, Bajram Rexhepi, në zgjedhjet lokale të 19 tetorit, përcjell SmartNews.

Në mesin e tyre është edhe profesoresha e njohur universitare, e specializuar në inxhinieri kimike, Belinda Amiti, e cila do të jetë e treta në listën e kandidatëve për Këshillin Komunal të Tetovës.

Belinda Amiti është e njohur për profesionalizmin dhe përkushtimin e saj në arsim dhe shkencë, ndërsa aktualisht është edhe anëtare e departamentit për arsim të Aleancës për Shqiptarët, ku kontribuon me ekspertizën dhe vizionin e saj për një sistem arsimor modern dhe cilësor.

Belinda përmes një postimi ka falënderuar kryetarin e ASH-së, Arben Taravari, si dhe degën e ASH-së Tetovë për besimin e dhënë dhe mbështetjen për kandidaturën e saj.

Postimi i plotë:

“Të nderuar Tetovarë,

Me shumë respekt dhe mirënjohje dua t’ju njoftoj se zyrtarisht jam kandidate për këshilltare komunale në komunën e Tetovës. Falënderoj degën e Aleancës për Shqiptarët Tetovë dhe kryetarin Arben Taravari për mbështetjen.

Tetova meriton më shumë dhe #bashkë do ia dalim!
#Aleanca_Kombëtare_për_Integrim” – ka përfunduar Amiti.

Kujtojm që lista nga radhët e AKI-së për komunën e Tetovës kryesohet nga mjeku i njohur Asaf Abduramani./SmartNews.mk/

Continue Reading

TOP Lajme