Connect with us

Lajme

Taravari sfidon pushtetin: “Provoni akuzat, mos shpifni”

Published

on

Sa i përket akuzave për kriminalitet, ryshfet dhe pasuri në Selanik, lideri i ASH, Arben Taravari i bëri “sfidë” partisë në pushtet që të përdorë institucionet që kontrollon dhe të ofrojë prova në vend të spekulimeve.

“Urdhëroni, le ta dëshmojnë se unë jam i përfshirë në çfarëdo krimi. Ata i kanë të gjitha institucionet: MPB-në, prokurorinë, policinë financiare. Hajde, shtet jeni. Dëshmoni se një denar është marrë nga kushdo”, theksoi ai, duke shtuar se këto afera janë vetëm përpjekje për diskreditimin e tij.

Në fund, ai hodhi poshtë etiketimet se është “vegël” apo “mesazhbartës” i liderëve rajonalë, duke theksuar se Aleanca e ndërton në mënyrë të pavarur pozicionin e saj përmes punës së vazhdueshme në terren që nga viti 2017.

Ai i bëri këto komente në emisionin “Win Win” në Tv Telma.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *