Lajme
Taravari: Aleanca për Shqiptarët u përket aktivistëve që sakrifikuan, mbështetësve që besuan dhe qytetarëve që e votuan- u përket Shqiptarëve
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke theksuar se partitë politike nuk mund të konsiderohen si pronë personale.
Sipas tij, pavarësisht vendimeve juridike, një e vërtetë mbetet e pandryshueshme: partitë u përkasin atyre që i ndërtojnë dhe i mbështesin çdo ditë.
“Partitë NUK janë prona personale. Ato nuk u përkasin individëve, por njerëzve që i ndërtojnë, kontribuojnë dhe i mbajnë gjallë çdo ditë,” ka shkruar Taravari.
Ai shtoi se Aleanca për Shqiptarët është fryt i sakrificës së aktivistëve dhe besimit të qytetarëve.
“Aleanca për Shqiptarët u përket aktivistëve që sakrifikuan, mbështetësve që besuan dhe qytetarëve që e votuan. Aleanca u përket Shqiptarëve,” ka theksuar ai.
