Connect with us

Lajme

Fetai: Gjykata Kushtetuese është produkt i BDI-së dhe LSDM-së, por gjuhën shqipe s’mund ta zhbëjë!

Published

on

Zëvendës Kryeministri për Qeverisje të mirë dhe sundim të mirë, Arben Fetai në lidhjen direkte për “Intervista” në MCN TV të Repubulikës së Shqipërisë në pyetjen se cila është arsyeja e bllokimit të Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt Bashkimit Evropjan nga ana e Bullgarisë? Pasi BE –ja ka vendosur që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të vijojnë rrugën e ndarë nga njëra tjetra.

Fetai tha se teksa flasim ne si Qeveri e Maqedonisë së Veriut nuk kemi ende konfirmim vendimi zyrtarë nga ana e Bashkimit Evropian andej dhe nuk mund të jap qëndrim të prerë në këtë drejtim. Neve natyrisht na vjen keq që rrugëtimi ynë Evropian është ngadalësuar dhe mund të ngadalësohet sërisht për shkak të çështjeve bilateral. Natyrisht që do ishim shumë të lumtur nëse vendimi final i ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së për hapjen formale të negociatave do të përfshinte të dy vendet tona pra Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në pyetjen e gazetares se në ndërkohë në 2 Tetor pritet të mbahet në Bashkimin Evropian mbledhja e dytë ndërqeveritare. Çfarë pret Maqedonia në këtë aspekt?
Fetai theksoi se po nëse vërtetë konfirmohet kjo gjë ne presim që vendimi i komisionit evropjan për hapjen e negociatave me Republikën e Shqipërisë të shërbej si një stimul si një nxitës për të gjetur një zgjidhje të përshtatshme në kohën më të shkurtër të mundëshme për hapjen e negociatave edhe nga ana e Maqedonisë së Veriut. Kjo zgjidhje vlerësojm ne si Qeveri duhet të ofroj garancitë e duhura për miratimin e amandamenteve kushtetuese që janë parakushti final për hapjen e kapitullit të parë të negocitave.

Në pyetjen se në çfarë pike janë bisedimet dhe a mendoni se do të ketë një vendim më të shpejtë për Shqipërinë krahasuar kjo me Republikën e Maqedonisë së Veriut?
Zv.Kryeministri Fetai tha se për momentin nuk kemi konfirmim zyrtarë nga ana e Bashkimit Evropian andaj nuk dua të lëshohem në hipoteza në këtë drejtim.
Fetai më tej theksoi se siç e thatë ju nga fillimi vite me rradhë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë qenë në pako në proçesin e integrimit ka patur vazhdimisht thashetheme, hipoteza se dy vendet duhet të ndahen një herë në kohën kur ishte e bllokuar Shqipëria ku pastaj kur u bllokua Maqedonia e Veriut dhe ne në këtë rafsh e falemdërojmë qeverinë e Republikës së Shqipërisë për solidaritetin e vazhdueshëm të treguar ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut për udhëtim të përbashkët drejtë Bashkimit Evropian, natyrisht ne si vend aleat dhe vend mik i gëzohemi sukseseve të Shqipërisë dhe ne si përfaqësues shqiptarë në qeverinë e Maqedonisë së Veriut po edhe si popull shqiptarë në Maqedoninë e Veriut gëzohemi kur ndegjojmë për lajme të mira që vijnë nga Tirana dhe Brukseli në lidhje me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ky është padyshim një konfirmim i punës së shkëlqyer të bërë nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe poashtu është një lajm shumë i mirë edhe për vetë politikën e zgjerimit dhe perspektivën evropiane të gjitha vendeve të rajonit tonë.

Ndërkaq, kryeministri Rama ka artikuluar se Shqipëria do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian në vitin 2030 në pyetjen a mendon Zv.Kryeministri Fetai se kjo është një perspective reale për Shqipërinë?, Fetai tha se ai vlerëson se kjo është perspektivë reale pra kjo është horizonti 2030 me të cilin punon Bashkimi Evropian, ka patur edhe deklarata të zyrtarëve të Bashkimit Evropian në këtë drejtim, përfshirë edhe kryetaren e komisionit dhe ky realisht duhet të jetë horizonti apo perspektiva me të cilën punojnë të gjitha vendet e rajonit. Ky duhet të jetë caku ynë i përbashkët dhe për këtë cak duhet të punojmë të gjithë sëbashku si shtete kandidate nga Ballkani Perëndimor.

Më tej Fetai shtoi se kjo është pjesa më e vështirë realisht siç e thatë në fillim në kronikën tuaj vetë metoda e zgjerimit të Bashkimit Evropian është e bazuar në një proces meritorë pra kuvendet lëvizin drejtë cakut të anëtarsimit në Bashkimin Evropian sipas progresit dhe rezultateve që i dëshmojnë veç e veç. Për momentin vendet e Ballkanit Perëndmor gjashtë vendet kandidate janë në stade të ndryshme të procesit të integrimit. Kemi pra Serbinë dhe Malin e Zi të cilat e kanë filluar dhe janë duke negociuar me vite me rradhë, kemi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të cilat pritet të hapin negociatat për anëtarsim në BE formalisht dhe kemi Republikën e Kosovës dhe Bosnje Hercegovinën që janë dy vende që pak më mbrapa me procesin e integrimit për shkak të çështjeve të pa zgjidhura bilaterale që ato i kanë si vende me rolin problematikë me Serbinë në disa rafshe, veçanërisht sa i përket njohjes së Pavarsisë së Kosovës dhe andaj më duket e vështirë në momentin kurë flasim që vendet e Ballkanit Perëndimor do të mund të anëtarësohen në të njejtën kohë. Marë parasyshë këtë çështjen më problematike në rajon që është njohja e domosdoshme nga ana e Serbisë të Pavarsisë së Republikës së Kosovës para anëtarsimit të saj në Bashkimin Evropian. Pra futja në paketë e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të ishte fantastike sepse kjo do të pamundësonte që vendet të kushtëzojnë njëra tjetrën në kuadër të procesit integrues por me gjithatë për shkak të dinamikave aktuale dhe mos vullnetit për të zgjidhur disa çështje e veçanërisht çështjen e Pavarsisë së Republikës së Kosovës, ky duket një realitet i vështirë i aritshëm.

Në pyetje se si mund ti zgjidh problemet me Bullgarinë Maqedonia Veriut çka do krijonte pastaj lehtësi për tu afruar më shumë me Bashkimin Evropian, Zv. Kryeministri Qeverisje të mirë dhe sundim të mire të RMV-së, Arben Fetai theksoi se për momentin në Bullgarinë kemi një Qeveri teknike do të ketë zgjedhje për të satën herë. Zgjedhjet e rradhës do të jenë me 27 Tetorë ne si Qeveri e Maqedonisë së Veriut ku urojmë që këto zgjedhje të prodhojnë një Qeveri politike me të cilën do të mund të hyjmë në dialog politik për të diskutuar çështjet bilateral. Në këtë rrafsh dua të përmend se trupet të cilat janë themeluar për zbatimin e traktatit të miqësisë midis dy vendeve do vazhdojnë punën do vazhdoj punën komisioni i përbashkët për çështje historike dhe dua të uroj që shumë shpejtë shumë çështje të qartësohen dhe të zgjidhen në mënyrë që ecim në rrugëtimin tonë evropian.

Zv.Kryesministri Fetai në pyetjen se çfarë pritet nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese për gjuhën shqipe tha se para se të komentoj vendimin hipotetik të Gjykatës Kushtetuese dua pak të jap informata për publikun e Shqipërisë. E keni parasyshë se ligji për gjuhët është sjell në shumë faza. Është amandamentuar në shumë faza pas Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe se verzioni aktual i ligjit është ai i vitit 2018 të cilën partia ime Aleanca për Shqiptarët e solli si kushtëzim për pjesëmarrjen tonë në qeverinë pas rënies së regjimit Gruevski në vitin 2017. Që nga ajo kohë ka patur shumë lëndë në Gjykatën Kushtetuese diku rreth 18-të lëndë të cilat janë mbajtur në sirtar nga viti 2018 e deri më sot. Pse e them deri më sot sepse siç e dini më pak se njëqind ditësh për herë të pare në Maqedoninë e Veriut ka ndodhur një rotacion demokratik i pushtetit ku rotacioni ka prekur dy taboret. Taborin maqedon dhe taborin shqiptarë për herë të parë për 22 vite. Keni parasyshë se gjyqësori jonë është i kapur, thellësisht i politizuar dhe se gjykata kushtetuese në asnjë rast nuk ka dëshmuar se është më e besueshme se gjykatat tjera të vendit, të cilat vazhdimisht i kemi kritikuar për anshmërin e tyre, për mungesën e pavarsisë dhe për ndikimin politik në to.

Fetai më tej tha se kjo gjykatë që e mban një lëndë në sirtar për vite e vite me rradhë e aktivizon menjëherë pas rotacionit politik në qeverisje dhe këtu dua të theksoj se kjo Gjykatë Kushtetuese është produkt i një qeverisje që tani më është larguar pra qeverisjes SDSM-BDI sepse anëtarët e gjykatës kushtetuese janë të emëruar në këtë periudhë kur ata ishin në pushtet. Pra unë dhe ne si koalicion VLEN si koalicion shqiptarë në Qeveri, kemi dyshime të bazuara se kjo që lëvizje është lëvizje politike për të tensionuar situatën dhe për të krijuar destabilitet në Maqedoninë e Veriut. Por dua të kujtoj se Gjykata Kushtetuese si organ prej më të lartave në nivel vendi ka edhe përgjegjësi politike për vendimet që sjell sepse siç e dini pas Marrëveshjes së Ohrit me Kushtetutën që e kemi në fuqi si Maqedoni e Veriut dy gjuhësia pra shqipja si gjuhë zyrtare është e etabluar me Kushtetutë dhe nuk ka asnjë vendim që mundet ta zhbëjë karakterin zyrtarë të gjuhës shqipe edhe dy gjuhësinë në nivel vendi. Nuk shohë arësyje për tu shqetësuar tejmase dua të uroj se gjykata kushtetuese është e vetëdishme për përgjegjësinë e saj politike në rujtjen e modelit të Marrëveshjes së Ohrit e karakterit konsensual të demokracisë sonë dhe të drejtave kushtetuese që i gëzojnë shqiptarët dhe bashkësitë tjera bazuar në kushtetutën tone.
Ajo që është në tërësi sistemi gjyqësot, sistemi prokurorial është i politizuar në çdo gjykatë të vendik ka njerës që janë ish zyrtarë të Bashkimit Demokratik për Integrim apo të SDSM-së të mapuar politikisht, llojesh, profilesh si ish ministra, ish deptetë, shefe kabinetesh, shefe shtabesh zgjedhorë e kështu me rradhë dhe këtë e kemi faktuar për deri sa ishim në opozitë me emra dhe mbiemra dhe në Gjykatën Kushtetuese kishim njerëz të cilët ishin të etiketuar politikisht, përfundo Fetai.

Continue Reading

Lajme

Për 245 mijë nxënës, sot fillon viti i ri shkollor 2025/2026

Published

on

By

Viti i ri shkollor fillon sot për 245.000 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme, i cili do të zgjasë deri më 10 qershor. Nga këta, 177.800 janë nxënës të shkollave fillore dhe 67,200 janë nxënës të shkollave të mesme. Sipas të dhënave nga Ministria e Arsimit, 17.250 nxënës të klasës së parë janë regjistruar në klasën e parë, dhe 17.230 nxënës do të fillojnë arsimin e mesëm, megjithëse këto shifra nuk janë ende përfundimtare, transmeton Portalb.mk.

Viti shkollor për të gjithë nxënësit si në arsimin fillor ashtu edhe në atë të mesëm do të zgjasë deri më 10 qershor, me përjashtim të nxënësve në vitet e fundit të arsimit të mesëm, të cilët do të kenë mësime deri më 15 maj.

Sipas njoftimeve, nxënësit do ta fillojnë këtë vit shkollor me tekste shkollore të dorëzuara në kohë.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, tha se tekstet shkollore janë siguruar për të gjithë nxënësit, dhe për herë të parë në shtatë vjet, janë shtypur tekste të reja shkollore në gjuhë të huaja – anglisht, frëngjisht, gjermanisht dhe italisht. Gjithashtu, nxënësit e klasës së shtatë dhe vitit të parë të shkollave të mesme do të marrin tekste të reja shkollore për shkak të kurrikulave të ndryshuara.

Për të përmirësuar përfshirjen, Janevska thotë se është siguruar një numër më i madh asistentësh arsimorë për arsimin fillor, por për herë të parë edhe për arsimin e mesëm.

Këtë vit shkollor, inteligjenca artificiale po futet në mësimdhënie. Për këtë qëllim, Janevska thotë se është përgatitur manual për arsimimin e mësuesve dhe nxënësve, i cili ka udhëzime të qarta për përdorimin etik dhe efikas të teknologjive të reja.

Përveç kësaj, po përdoret një ditar i ri elektronik me performancë më të mirë, i cili do ta bëjë më të lehtë për mësuesit të futin dhe përditësojnë të dhënat në çdo kohë.

Continue Reading

Lajme

VLEN i shndërroi shkollat në skena politike, shkelën ligjet për arsim

Published

on

By

Koalicioni VLEN dy net me radhë ka organizuar ngjarje partiake në shkollat e Tetovës edhe pse ligji për arsim fillor dhe ai për arsim të mesëm e ndalon një gjë të tillë, shkruan Portalb.mk.

Çfarë ndodhi?

Më 30 gusht 2025 në hapsirat e shkollës së mesme “Nikolla Shtenj”, koalicioni VLEN ka organizuar miting partiak me të rinjtë e partive politike.

Në këtë miting morën pjesë edhe kryetari i Komunës së Tetovës – Bilall Kasami, ministri i Ekonomisë dhe Punës – Besar Durmishi, deputeti – Adnan Azizi dhe të tjerë.

Në ditë më pas, më 31 gusht 2025, në hapsirat e shkollës fillore “Liria”, koalicioni VLEN organizoi miting tjetër partiak, ku u promovua kandidimi për mandatin të dytë e kryetarit aktual të Komunës së Tetovës – Bilall Kasamit, në zgjedhjet lokale të tetorit.

Në këtë ngjarje pati përfaqësues si nga qeveria, kuvendi, pushteti lokal dhe partitë politike, mes të cilëve: Izet Mexhiti – zëvendëskryeministër dhe ministër i Mjedisit, Arben Fetai – zëvendëskryeministër, Zekirija Ibraimi – kryetar i Alternativës, Besar Durmishi – ministër i Ekonomisë dhe Punës dhe të tjerë.

Ligjet janë të qarta: Ndalohen organizimet partiake në shkolla

Ligji për arsim fillor ndalon organizimet partiake në shkolla.

Neni 9 i Ligjit për arsim fillor thotë:

Në shkollë fillore ndalohet organizimi dhe veprimi partiak dhe fetar, si dhe vendosja e shenjave.
Organizimet e tilla i ndalon edhe Ligji për arsim të mesëm.

Neni 7 i Ligjit për Arsim të mesëm thotë:

Në shkollën e mesme ndalohet çfarëdo lloj i organizimit dhe veprimit politik dhe fetar. Në shkollën e mesme nuk lejohet organizimi i arsimit fetar. Në shkollën e mesme ndalohet vendosja e shenjave partiake dhe fetare.
Pushteti shkel ligjet

Por një gjë e tillë u shkel nga koalicioni VLEN i cili është pjesë e Qeverisë aktuale të RMV-së.

I pyetur nga Portalb.mk për këto shkelje, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami tha se kjo ka ndodhur pasi shkollat deri dje nuk kanë qenë në shërbim të nxënësve, por prej sot që ka filluar viti shkollor, ai tha se kjo nuk do të përsëritet.

“Sigurisht që shkollat derisa janë në shërbim të nxënësve nuk do të ketë keqpërdorime të këtyre objekteve. E dimë që deri dje në shkolla nuk ka pasur proces mësimor. Sot nisi procesi mësimor dhe ne do të respektojmë ligjin dhe nuk do të ketë aspak keqpërdorim të objekteve shkollore”, deklaroi Kasami.

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk u përgjigjen në pyetjet gazetareske nëse do të ndërmarrin masa ndaj këtyre shkeljeve.

Tubime të partiake të ngjashme nëpër shkolla së fundmi ka pasur edhe në komuna tjera të vendit, si nga VLEN-i në pushtet ashtu edhe nga AKI në opozitë.

Përndryshe, zgjedhjet lokale do të të mbahen më 19 tetor – rrethi i parë dhe 2 nëntor – rrethi i dytë.

Fushata zgjedhore për raundin e parë fillon më 29 shtator dhe do të zgjasë vazhdimisht deri më 17 tetor, ndërsa fushata për raundin e dytë zgjedhor do të zgjasë deri më 31 tetor.

Megjithatë, partitë dhe koalicionet kanë filluar që tani aktivitetet e tyre në terren,

Continue Reading

Lajme

Skandal në Likovë: Sherif Rramani tentoi të mashtrojë shqiptarët duke e sulmuar Osmanin – kërkohet dorëheqja e tij nga Alternativa

Published

on

By

Një skandal i turpshëm shpërtheu brenda kampit të koalicionit VLEN, pasi Sherif Rramani, kryetar i nëndegës së Alternatives në Likovë, doli publikisht me një postim ku pretendonte se fotografia e nënës së tij me Bujar Osmanin ishte “manipulim” dhe “fushatë mashtrimi”, transmeton Flaka

“Më vjen keq që Bujar Osmani po vazhdon ta bëjë fushatën me shpifje dhe mashtrime. Personi në foto është nëna ime dhe ka qenë mysafir në Çair, ajo është nga Likova dhe as që e njeh Bujarin e as që voton në Çair.”, shkroi Rramani, duke shtuar se familja e tij dhe ai vetë janë mbështetës të VLEN-it.

Por realiteti rezultoi krejt ndryshe. Nga kampi i Bujar Osmanit u publikuan video-dëshmi të qarta, ku shihet se zonja Liria vetë, vullnetarisht, afrohet dhe dëshiron të fotografohet me Osmanin. Jo vetëm kaq – në video shihet edhe vetë Sherif Rramani, i cili po ashtu shpreh dëshirë dhe insiston të fotografohet me Osmanin.

Ky zbulim e ka kthyer gjithë rastin në një skandal politik, duke nxjerrë zbuluar tentativën e një funksionari partiak për të manipuluar opinionin shqiptar.

“Në një vend demokratik, me vlera, dinjitet dhe moral politik, një rast i tillë nuk mund të mbyllet me heshtje. Ose duhet dorëheqja, ose shkarkimi i menjëhershëm i Sherif Rramanit nga Alternativa. Çdo tjetër veprim do të thotë tolerim të mashtrimit dhe të manipulimit publik.”, reagoi në rrjetet sociale, Saqip Beadini, banor i Likovës.

Ky episod ka shkaktuar tronditje në opinion, pasi tregon se si edhe vetë figura të përfshira në fushatë janë të gatshme të përdorin shpifje për të fituar pikë politike, duke rrezikuar besimin e qytetarëve. /Flaka/

Continue Reading

TOP Lajme