Connect with us

Lajme

Mexhiti: Joseph DioGuardi ka qenë zë i fuqishëm për çështjen tonë kombëtare

Published

on

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti ka takuar sot ish kongresmenin Joseph DioGuardin.

“Sot pata nderin të marr pjesë në një pritje të përzemërt dhe vëllazërore, organizuar nga miku im dhe ish-kongresmeni shqiptar, Joseph DioGuardi, në Staten Island. Ky ishte një moment i veçantë, ku u ndjeva i rrethuar nga dashuria dhe përkrahja e fortë e komunitetit shqiptar në Amerikë”, tha mexhiti, duke shtuar se DioGuari ka qenë gjithmonë një zë i fuqishëm për çështjen tonë kombëtare.

“Joseph DioGuardi ka qenë gjithmonë një zë i fuqishëm për çështjen tonë kombëtare, dhe sot pata mundësinë ta falënderoj personalisht për të gjitha përpjekjet e tij ndër vite. Ai ka ndihmuar për të ngritur zërin e shqiptarëve në Amerikë, ka informuar opinionin publik amerikan për gjendjen politike dhe të drejtat e shqiptarëve, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Që nga mbështetja për Universitetin e Tetovës, deri te kontributi për vendosjen e përmendores së Skënderbeut në Shkup, ai ka qenë gjithmonë në ballë të kauzës sonë kombëtare”, deklaroi Mexhiti duke shtuar se DioGuardit i ka bërë ftesë që ta vizitoj Shkupin.

“E ftova me kënaqësi që, së bashku me bashkëshorten e tij, të na vizitojnë në Shkup, në shenjë mirënjohjeje për të gjitha përpjekjet dhe mbështetjen e tyre të palodhur për shqiptarët. Në një gjest simbolik dhe si urim për pozitën time të re, ai më dhuroi një libër ekskluziv mbi Skënderbeun, i shtypur në vetëm 40 kopje – një dhuratë e veçantë që më kujton përgjegjësitë tona si udhëheqës që e kemi, për çështjen kombëtare. Kjo pritje kaq e ngrohtë më bëri të ndihem krenar për kombin tim, dhe për mbështetjen e çmuar që na vjen nga vëllezërit tanë, kudo nëpër botë”, tha Mexhiti.

Continue Reading

Lajme

Nazim Taipi dhe Nuhi Neziri ndezin motorët për fitoren e madhe të Tearcës

Published

on

By

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar të Komunës së Tearcës, Nazim Taipi, së bashku me kryetarin aktual të komunës, Nuhi Neziri, kanë zhvilluar një takim me strukturat e partisë në këtë komunë.

Në takim është biseduar për hapat e ardhshëm dhe iniciativat që do të ndërmerren në shërbim të qytetarëve, duke u fokusuar tek fuqizimi i mbështetjes për zgjedhjet e ardhshme.

Njoftimi i plotë i Taipit:

“🇦🇱Bashkë për Tearcën
Sot u zhvillua një takim i përbashkët i strukturave të Aleancës Kombëtare për Integrim, ku u diskutua për hapat e radhës dhe iniciativat që do të ndërmerren në shërbim të qytetarëve tanë.”, ka përfunduar Taipi.

Continue Reading

Lajme

Blerant Ramadani dhe Muhamed Elmazi tregojnë si duhet të jetë një garë zgjedhore

Published

on

By

Sot në komunën e Sarajit, kandidatët për kryetar komune, Blerant Ramadani dhe Muhamed Elmazi, dhanë një shembull të rrallë të kulturës politike. Të dy u panë bashkë duke zhvilluar një bisedë miqësore teksa po merrnin pjesë në një varrim, duke treguar se gara politike nuk duhet të shoqërohet me fyerje dhe akuza personale.

Ky gjest i dy kandidatëve është pritur pozitivisht nga qytetarët, të cilët shpeshherë janë dëshmitarë të fushatave të mbushura me tensione, akuza dhe përplasje të ashpra, siç ndodh rëndom në skenën politike në Maqedoninë e Veriut.

Ramadani dhe Elmazi me praninë e tyre dhanë një mesazh të qartë: konkurenca politike nuk duhet të prishë respektin dhe kulturën mes kundërshtarëve, duke e kthyer garën zgjedhore në një proces demokratik të shëndetshëm.

Continue Reading

Lajme

Spitali modular, katër vjet zhgënjim: Familjarët e viktimave në Tetovë kërkojnë drejtësi

Published

on

By

Katër vjet më parë humbi nënën në tragjedinë e spitalit modular në Tetovë. Mumin Ismaili nga Nerashti, i cili natën e kobshme ishte vet prezent në hapësirat e këtij spitali, sot kërkon drejtësi. Thotë se besimi në drejtësinë është pothuajse zero.

“Neve na bëjnë përkujtimore për viktimat, por nuk bëjnë gjë për zgjidhjen e rastit që drejtësia të del në vend dhe të dënohen fajtorët. Sot po bëhen katër vite nga rasti, por për ne nuk pati në këtë shtet. Më e rëndësishme për ne do ishte shërimi i plagës më të madhe tonës, që të ishin dënuar ata që duhet, e përshëndesim Ministrin për përkujtimoren që bën, por ne e duam drejtësinë në këtë shtet ku drejtësi asnjëherë nuk pati. Me rastin e kocanit u hapën ca dyer për modularin, por u mbyllën shpejtë. Ndërmorën gjoja se diçka por asgjë s’u bë. Më habit fakti se për kocanin u bë dhe pati arrestime, ndërsa për modularin asnjë përgjegjësi aspak, përveç që dha dorëheqje zëvendës ministri i asaj kohe dhe lënda mbeti”, tha Mumin Ismaili, Familjar.

Pas insistimit të familjarëve të 14 viktimave të spitalit modular, komuna e Tetovës bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë, nisën ndërtimin e parkut memorial

Kështu do të duket parku memoraial, këtu në qytetin e Tetovës, apo tek vendi ku humbën jetët 14 persona, sot e katër vite më parë. Disa familjarë, shprehen falënderues për këtë park memorial në shenjë ndërrimi për familjarët që humbën jetët këtu, por shprehen se ende më falenderues do të ishin, sikur Qeveria dhe organet e drejtësisë të çonin drejtësinë në vend dhe katër vite më vonë, të hapje një lëndë për atë se çka ndodhi në Spitalin Modular të Tetovës./Alsat.mk

Continue Reading

TOP Lajme