Zv.kryeministri për politika dhe sundim të mirë, Arben Fetai, në një intervistë për Euronews Albania, ka komentuar lidhur me debatin e ngritur së fundmi për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut.
Fetai sqaroi se Ligji për gjuhët është sjellur në disa faza, verzioni i fundit me të cilin punojmë është ai janarit të vitit 2018 në kohën kur Aleanca për Shqiptarët kishte kushtëzuar me sjelljen e një ligji të ri për përdorimin e gjuhëve. Në atë kohë u bë një hile nga partitë në pushtet pas miratimit të ligjit respektivisht LSDM dhe BDI të cilët e dërguan ligjin në komisionin e Venecias krejtësisht pa nevojë.
Komisioni i Venecias dha një opinion prej 25 faqesh në lidhje me ligjin ku në vija të trasha thuhet se: Komisioni i Venecias nuk është i thirur për të vlerësuar kushtetushmërinë e ligjit. Aty jepen një sërë mendimesh të natyrës politike rreth mënyrave të zbatimit të ligjit të cilat natyrisht në disa segmente kanë edhe implikime finansiare dhe implikime në nivel të burimeve njerëzore por që nuk janë çështje të cilat arsyetojnë mos zbatimin e ligjit.
Në lidhje me këtë ligj ishin dorëzuar në atë kohë rreth 15 lëndë, ankesa të ndryshme nga parti politike nga shoqata dhe nga qytetarë maqedonas kundër ligjit për gjuhën shqipe duke u thirur në shkelje të supozuara të kushtetutës të cilat komisioni i Venecias nuk i ka shqyrtuar dhe ka thënë që nuk është i thirur që ti vlerësoj.
Fetai më tej tha se tani 6-të vite më vonë çuditërisht riaktivizohen lëndët në gjykatën Kushtetuese dhe kryetari i gjykatës kushtetuese njofton se do të shikohen këto lëndë pas gjashtë viteve, dmth 6 vite lëndët janë mbajt në sirtar sa ishte në pushtet BDI me LSDM-në dhe tani që ka ndodhur një rotacion demokratikë i pushtetit çuditërisht Gjykata Kushtetuese për herë të parë i hap këto lëndë.
Fetai theksoi se kjo përbërje e Gjykatës Kushtetuese është produkt i një qeverisje tetë vjeçare LSDM-BDI dhe se për gjashtë vite me rradh lëndët në lidhje me ligjin për gjuhën shqipe kanë ndejtur në sirtar dhe në momentin kur LSDM dhe BDI shkojnë në opozitë reaktivizohet lënda. E kemi thënë dhe po e përsërisë kjo lëvizje është një ndër lëvizjet e shumta që i kemi pa prej ndryshimit të pushtetit prej rotacionit demokratikë të pushtetit për të destabilizuar situatën në vend.
Kishim tranzitin e presidentes të Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani e cila bëri bujë me tensione në Aeroportin e Shkupit, e kishim arrestimin e ish ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadanit në pikën kufitare në Jazhincë dhe përpjekja për ta mbajtur në burg dhe dorëzuar në Serbi kemi tash këtë lëndë në gjykatë kushtetuese kemi tabelat që u shfaqën në kufirin me Kosovën dhe këto janë përprekje të dështuara të ish pushtetit të regjimit të BDI-së dhe LSDM-së për të tensionuar situatën dhe për të tensionuar marrëdhëniet ndërmjet bashkësive këtu.
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka përcjellë një mesazh të qartë dhe të vendosur në prag të zgjedhjeve lokale të tetorit. Gjatë një takimi me strukturat partiake në Vrapçisht shef i shtabit zgjedhor u zgjodh prof. Bejtulla Kamberi, i cili do të udhëheqë fushatën e kandidatit për kryetar komune, Isen Shabani.
Taravari theksoi se kjo garë do të jetë momenti i së vërtetës për të gjitha forcat politike në vend.
“Fitorja do të vijë në tetor dhe atëherë do të shihet fuqia reale e secilit,” deklaroi Taravari, duke lënë të kuptohet se Aleanca është e bindur në mbështetjen që gëzon në terren.
Ai shtoi se përgatitjet janë në fazë të avancuar dhe se strukturat janë më të konsoliduara se kurrë më parë, duke theksuar se Aleanca për Shqiptarët hyn në këtë garë me program, vizion dhe përfaqësues të denjë për besimin qytetar.
Një sulm izraelit shënjestroi depon e naftës Shahran të Iranit dhe një rezervuar karburanti, por situata është “nën kontroll”, raportoi media shtetërore iraniane IRNA, duke cituar ministrinë e naftës së vendit.
Depoja e naftës Shahran ndodhet në veriperëndim të Teheranit, ndërsa rezervuari ndodhet në jug të Teheranit. Ekipet operative dhe të reagimit ndaj emergjencave iu përgjigjën vendit të ngjarjes, raportoi IRNA.
“Sipas raporteve fillestare, nivelet e karburantit në të dy rezervuarët nuk ishin të larta dhe situata është plotësisht nën kontroll”, raportoi IRNA.
Kjo vjen pasi media shtetërore raportoi se një sulm me dron izraelit goditi fushën e gazit South Pars të Iranit – fusha më e madhe e gazit natyror në botë. Pamjet video që qarkulluan në mediat sociale treguan një flakë të madhe dhe re tymi që ngriheshin nga fusha e gazit në provincën jugore Bushehr të Iranit.
Kryetari i komunës së Vrapçishtit njëherit kandidat edhe për një mandat nga radhët e ASH-Taravari nga takimi i sotëm në haojen e shtabit në fshatin Negotinë ka theksuar se nga Vrapçishti sonte fillon fitorja e madhe e ASH-së ndërsa argatëve të Adnan Azizit ju bëj të fala se Tetori është afër, shkruan Top24