Connect with us

Lajme

Fetai: Mbështetësit e Selës janë pak, rrugëtimin politik do ta vazhdojnë në BDI

Published

on

Zv.kryeministri për politika dhe qeverisje të mirë, Arben Fetai, ka përshëndetur vendimin e Gjykatës së Apelit në Gostivar për të kthyer në rigjykim lëndën për Aleancën për Shqiptarët.

Në një intervistë për gazetën LAJM, ai tha se shumica e anëtarësisë së kësaj partie janë të pas Arben Taravarit dhe se nuk pret ndonjë përplasje mes dy taborreve pas vendimit përfundimtar për pronësinë e partisë.

“Përplasje nuk besoj se mund të ketë. Ata janë shumë pak, janë disa zyrtarë të cilët kanë vendosur të vazhdojnë rrugëtimin politik në BDI. Anëtarësia e Aleancës për Shqiptarët është me Arben Taravarin, kemi shumicë si në kongres, ashtu edhe në kuvend në kryesi dhe në çdo nivel të organeve partiake. Kjo çështje realisht, nuk është çështje që duhet të diskutohet më”, tha Fetai për gazetën LAJM.

Continue Reading

Lajme

“Ta ‘huazojmë’ Edi Ramën për kryeministër të Maqedonisë së Veriut për 5-10 vjet”, ja kush kërkon

Published

on

By

Aktivisti i shoqërisë civile dhe komentuesi në rrjetet sociale, Bobi Ilievski përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë një pyetje ironizuese në adresë të shqiptarëve, duke kërkuar që kryeministri Edi Rama të bëhet kryeministër i Maqedonisë së Veriut pasi që ta fusë Shqipërinë në BE.

“A mund të na e huazoni disi Edi Ramën që të na bëhet kryeministër, për nja 5-10 vjet, pasi ta fusë Shqipërinë në BE?”” shkroi Ilievski, i cili me këtë ka nxitur debate në opinionin maqedonas, pasi që kryeministri Rama vlerësohet për punët e kryera, procesin eurointegrues dhe prishjet e ndërtimeve pa leje në gjithë vendin.

Continue Reading

Lajme

“Kasami hesht ndaj Mickoskit – Furkan Saliu: Po i kërkon falje në kurriz të shqiptarëve”

Published

on

By

Gazetari Furkan Saliu ka kritikuar ashpër kryetarin e Tetovës, Bilall Kasamin, pasi ky i fundit heshti përballë deklaratave nacionaliste të kreut të VMRO-së, Hristijan Mickoski.

Sipas Saliut, Kasami në vend që të reagonte ndaj Mickoskit, i cili ofendoi Adnan Azizin, zgjodhi të justifikohej duke thënë se “BDI qëndron pas retorikës nacionaliste”.

“Prita që z. Kasami t’i përgjigjej Mickoskit për deklaratën e djeshme, por ai, në vend se të përgjigjej, në njëfarë mënyre i kërkoi falje duke u arsyetuar se BDI po e fut në retorikën nacionaliste. Jeni duke hyrë në grackën e Mickoskit për disa vota, ndërsa pasojat do të jenë afatgjata dhe të dhimbshme për kombin tonë”, ka shkruar Saliu.

Ai ia kujton Kasamit se:

Mickoski ka kërkuar shkarkimin e një drejtori shqiptar vetëm pse foli shqip;

Ka sulmuar ligjin për përdorimin e gjuhëve, bandenterin dhe balansuesin;

Ka zhvilluar fushatë antishqiptare në zgjedhje;

Ka bllokuar ndryshimet kushtetuese dhe ardhmërinë evropiane.

“Z. Kasami, duhet fillimisht t’ia bëni të qartë vetes se çfarë jeni dhe çfarë doni të arrini në politikë. Me këtë konfuzion, po dukeni vetëm si kryetar i degës së VMRO-së në Tetovë”, ka përfunduar Saliu.

Continue Reading

Lajme

Osmani: Ose jemi me BE-në, ose me “Botën Serbe” – zonë gri nuk ka!

Published

on

By

Kandidati për kryetar të Çairit, Bujar Osmani, theksoi se vendi tashmë i ka marrë të gjitha garancitë e nevojshme nga BE-ja dhe se tani është koha për hapa vendimtarë përpara, e jo për lojëra politike.

“​Maqedonia e Veriut i mori garancitë në momentin kur e përcaktoi kornizën negociuese. Aty janë të rregulluara të gjitha çështjet. Tani nuk duhet të keqpërdoret tema e BE-së”, tha Osmani.

Ai vuri në dukje se perspektiva evropiane e vendit është ngushtë e lidhur me sfidat historike dhe presionet nga “bota serbe”, e cila edhe sot funksionon si sistem paralel që e saboton agjendën evropiane.

“Tani ka dy opsione: ose je me BE-në ose je me botën serbe, zonë gri nuk ka. Ato janë të ndërlidhura. Çdo hap drejt BE-së është largim nga bota serbe. Dhe, a e keni vërejtur? Çdo kush që bën hap drejt BE-së, bëhet cak i sulmeve”, deklaroi Osmani.

Ai kujtoi edhe ngjarjet historike që tregojnë sa thellë është e rrënjosur kjo dilemë.

“E dini kur ndodhi atentati ndaj Gligorovit? Një ditë pasi u kthye nga Beogradi dhe shpalli se do të largohemi nga Jugosllavia. E dini pse çdo përpjekje për marrëveshje me Bullgarinë e me Greqinë, ose për afrimin e vendit drejt BE-së, has në demonizim dhe propagandë? Sepse çdo hap drejt BE-së është hap largimi nga bota serbe. Çdo hap prapa është hap drejt botës serbe”, tha Osmani.

Në fund Osmani e dënoi ashpër politikën e qeverisë aktuale, duke e akuzuar për servilizëm dhe bllokadë të perspektivës evropiane.

“Kjo qeveri e ka bllokuar perspektivën evropiane, prandaj jemi shndërruar në foshnjë të botës serbo-ruse, e cila i ka kapur të gjitha instrumentet”, përfundoi ai.

Continue Reading

TOP Lajme