Connect with us

Lajme

Autostrada Shkup-Bllacë: Si zyrtarët e BDI-së bënin milionat nga shpronësimi i tokës?

Published

on

Një tjetër skandal i rëndë po trondit skenën politike në Maqedoninë e Veriut, ku zyrtarët e lartë të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) akuzohen për zhvatje të miliona eurove në një nga projektet më të promovuara të viteve të fundit – autostrada Shkup-Bllacë.

Pas viteve të zvarritjeve dhe premtimeve të pambajtura, tani po dalin në dritë fakte tronditëse: autostrada nuk u ndërtua kurrë jo për shkak të vështirësive teknike apo mungesës së fondeve, por për shkak të një skeme të mirëplanifikuar për përfitime personale.

Sipas raportimeve të ndryshme, zyrtarë të lartë të BDI-së duke pasur informacione të brendshme mbi trasenë e planifikuar të autostradës, kanë blerë truall në zonat strategjike për të përfituar miliona nga kompensimet që vijnë me shpronësimin nga shteti.

Një tjetër skandal lidhet me ish-drejtorin e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemin.

Sipas burimeve, Rustemi ka kërkuar një mendim nga ish udhëheqësia e Ministrisë së Mjedisit Jetësor për të shpallur një pjesë të trasës si zonë të mbrojtur ekologjike.

Ministria, në mënyrë të përshpejtuar, ka miratuar këtë kërkesë, duke sugjeruar zhvendosjen e trasës. Shumë ekspertë kanë shtruar dilemën A ishte kjo një lëvizje e qëllimshme për të rritur vlerën e tokës në atë zonë dhe për të përfituar financiarisht?

Nuk mund të harrohet se, para zgjedhjeve, figura kyçe si Bujar Osmani shpesh promovonin projektin si një sukses të afërt. Fotot nga terreni dhe premtimet e bujshme se “rruga po kryhet” kanë qenë të shumta, por sot, rruga është e papërfunduar. Në mars të vitit 2021, Ejup Rustemi premtoi se projekti do të përfundonte brenda mandatit aktual. Realiteti? Një tjetër dështim.

Me ndryshimin e pushtetit, shumë ekspertë pohojnë se më në fund është zbuluar arsyeja pse ky projekt kurrë nuk u realizua. Jo për mungesë parash, as për probleme teknike, por për të krijuar një mundësi për përfitime personale nga individë të lidhur me BDI-në.

Continue Reading

Lajme

Aleanca për Shqiptarët dënon ashpër sulmin ndaj gazetarit Naser Selmani

Published

on

By

Aleanca për Shqiptarët shpreh indinjatën më të thellë dhe dënon fuqishëm sulmin e fundit ndaj gazetarit Naser Selmani.

Ky akt i shëmtuar është përpjekje e drejtpërdrejtë për ta frikësuar zërin e lirë dhe për ta heshtur mendimin kritik në shoqërinë tonë.

Dita ditës po shohim rritje të presionit dhe të dhunës ndaj gazetarëve, ndërkohë që kjo qeveri vazhdon të mbyllë sytë dhe të qëndrojë pasive para këtyre fenomeneve të rrezikshme. Heshtja institucionale është e barabartë me bashkëfajësi.

Liria e shprehjes dhe e medias është themel i çdo shoqërie demokratike. Sulmet ndaj gazetarëve nuk janë vetëm kërcënim ndaj individëve, por sulm ndaj të gjithë qytetarëve dhe të drejtës së tyre për t’u informuar lirshëm e pa frikë.

Aleanca për Shqiptarët kërkon hetim të shpejtë, transparencë të plotë dhe përgjegjësi ligjore ndaj autorëve dhe urdhërdhënësve të këtij akti kriminal. Ne shprehim solidaritet të plotë me gazetarin Naser Selmani dhe do të qëndrojmë gjithmonë në mbrojtje të fjalës së lirë dhe demokracisë në vendin tonë.

Aleanca për Shqiptarët

Continue Reading

Lajme

Ambasadori Denion Meidani i jep mbështetje Naser Selmanit

Published

on

By

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni të Veriut, Denion Meidani, ka shprehur solidaritet me gazetarin Naser Selmani pas aktit të dhunës ndaj automjetit të tij në Shkup, njofton Top24

“Solidaritet me gazetarin Naser Selmani. Dhuna dhe kërcënimet ndaj gazetarëve janë sulm ndaj fjalës së lirë dhe demokracisë. Organeve hetimore u takon ta zbardhin rastin pa vonesë. Falenderoj Unionin e Gazetarëve Shqiptarë për reagimin!”, ka theksuar Meidani në reagimin e tij publik.

Continue Reading

Lajme

Taravari dënon ashpër sulmin ndaj gazetarit Naser Selmani

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka dënuar ashpër sulmin ndaj gazetarit Naser Selmani, duke e cilësuar atë si një akt që i shtohet dhunës së rritur ndaj medias së lirë në vend.

“Dënoj ashpër sulmin ndaj gazetarit Naser Selmani, sulm i cili i shtohet dhunës që është rritur ndjeshëm ndaj medias së lirë. Kjo dhunë jep dy mesazhe të qarta: së pari, jetojmë në diktaturë – fatkeqësisht; së dyti, kjo diktaturë i ka ditët e numëruara. Edhe pse pushteti merret me Naserin, prapë fiton Naseri”, ka deklaruar Taravari.

Ai ka theksuar se liria e medias është vlerë themelore e demokracisë dhe se çdo tentim për ta mbytur atë përbën sulm ndaj qytetarëve dhe së drejtës së tyre për informim.

https://www.facebook.com/share/p/16CrNZLa4j/?mibextid=wwXIfr

Continue Reading

TOP Lajme