Connect with us

Lajme

Ministri Durmishi po fuqizon kompanitë vendore, interesim i jashtëzakonshëm për thirrjet publike

Published

on

Ministria e Ekonomisë tashmë ka publikuar një numër të konsiderueshëm të thirrjeve për sipërmarrësit, shoqatat dhe bizneset e gjitha për ti ndihmuar kompanitë dhe për të nxitur zhvillimin ekonomik. Këtë vit ka një interesim të jashtëzakonshëm për aplikim dhe e gjitha kjo vjen si rezultat i transparencës, informimit në kohë dhe shërbimit profesional të kësaj ministrie të drejtuar nga Besar Durmishi ministër.

Puna dhe përkushtimi i ministrit shihet që në ditët e para ku ka një interesim të jashtëzakonshëm në thirrjet e publikuara tani. Vetëm në thirrjen e parë ka mbi 40 aplikime që në krahasim me periudhën kur këtë ministri e ka drejtuar Kreshnik Bekteshi diferenca është shumë e lartë. Vetëm 24 aplikime janë regjistruar në vitin 2019 dhe kjo si pasojë e mungesës së transparencës dhe keq menaxhimit. Neglizhenca e ish ministrit dëshmohet edhe me fakte pasi në vitin 2020/21/22 nuk ka pasur asnjë mbështetje financiare, ndërsa në disa raste janë keqpërdorur edhe mjetet financiare. Në vitin 2023 ka patur vetëm 19 të interesuar pra vetëm për 2 muaj Durmishi ka barazuar vlerat me 5 vite të BDIsë.

Sot ministri i ekonomisë Besar Durmishi ka hapur mundësi të reja për bizneset, për sipërmarrësit, shoqatat dhe mbështetja do të jetë e fuqishme dhe së bashku do të përmirësojmë situatën ekonomike dhe klimën biznesore. Ne jemi të përkushtuar dhe punojmë në drejtim të zhvillimit të sipërmarrësve, shoqatave dhe të gjitha bizneseve.

Continue Reading

Lajme

Poliklinika në Saraj, Taravari: Është punësuar vetëm gjysma e stafit, pas vitit të ri do të ketë punësime të reja

Published

on

By

Minsitri i Shëndetësisë, Arben Taravari i kontakuar nga TV21 për shqetësimin e u.d kryetar i Sarajit, Ilas Veseli për Poliklinikën në Saraj, ku ky i fundit tha se poliklinika nuk është në funksion të plotë, për këtë Taravari i tha TV21 se në Poliklinikën në Saraj për momentin është punësuar vetëm gjysma e stafit, por premtoi se pas vitit të ri do të ketë punësime të reja.

“Për momentin aty është punësuar vetëm gjysma e stafit që duhet ta mbulon komplet punën. Pas vitit të ri do të ketë punësime të reja dhe besoj se Poliklinika në Saraj do të mund të punojë në dy ndërrime. Për momentin funksionon vetëm ndërrimi i parë”, deklaroi për TV21, ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari./tv21.tv

Continue Reading

Lajme

Kryetari Valbon Limani flet ekskluzivisht për Lideri.mk: Do të ndërtojmë pishina në Gostivar, rrugë dhe shumë projekte tjera (Video)

Published

on

By

Kryetari Valbon Limani në një deklaratë flet ekskluzivisht për Lideri.mk. Ai kujton se në thirrjen e parë të qeverisë kjo komunë fitoi 2.7 milionë euro për projekte të ndryshme, kurse paralajmëron se në thirrjen e dytë në fillim të vitit të ardhshëm do të aplikon me shumë më shumë projekte.

“Do të ndërtojmë pishina shkollore në Gostivar, rrugë dhe shumë projekte tjera”, ka paralajmëruar Limani.

Deklaratën e plotë të tij mund ta përcillni në videon më poshtë:

Continue Reading

Lajme

Zv.Kryeministri Arben Fetai paralajmëron mbledhjen e përbashkët ndërqeveritare Kosovë-Maqedoni e Veriut me vendime historike!

Published

on

By

Maqedonia e Kosova me një pikë të përbashkët kufitare
 
Të hënën Qeveria e re Maqedonisë mbledhjen e parë jashtë kufijve do ta mbajë në Prishtinë, përkatësisht mbledhje ndërqeveritare me Qeverinë e Kosovës të drejtuar nga Albin Kurti. Siç informoan zëvendëskryeministri Arben Fetai, kjo mbledhje mes dy qeverive është një hap historik drejt forcimit të marrëdhënieve tona të shkëlqyera bilaterale dhe thellimit të bashkëpunimit rajonal!

“Në përgatitje për këtë ngjarje të rëndësishme, sot Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi informacionet për tre marrëveshje që do të nënshkruhen me Republikën e Kosovës: Protokolli për pika të përbashkëta kufitare (one stop shop) në Bllacë-Hani i Elezit dhe Jazhincë-Glloboçicë, për të lehtësuar qarkullimin midis popujve dhe bizneseve tona. Marrëveshje energjetike, për shfrytëzimin racional të resurseve natyrore dhe forcimin e sigurisë energjetike, si përgjigje ndaj sfidave të tranzicionit energjetik dhe krizës energjetike në rajon. Memorandum për arsim, shkencë dhe inovacion, që fokusohet në arsimin profesional dhe trajnimin për të rriturit, si dhe këmbim përvojash, literaturash dhe projekte arsimore mes dy vendeve”, ka njoftuar Fetai.

Edhe zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti në një paraqitje televizive tha se mbledhja e përbashkët do të jetë e frytshme ku si pikë e parë e mbledhjes do të jetë rregullimi i sistemit në kufijtë Bllacë dhe Jazhincë, Shkup-Tetovë, të cilat sipas tij janë pika tejet të rëndësishme për lëvizjen e qytetarëve në dy shtete.Kurse pika e dytë e diskutimit sipas tij do jetë për bashkëpunimin në sferën e energjetikës për të ndihmuar njëri tjetrin në rastet kur ka nevojë. Ndërsa pika e tretë Mexhiti tha se ka të bëjë me rrugën Tetovë – Prizren. “Së shpejti do të hapet tenderi i tunelit i cili është 6.2 kilometra pak më i gjatë se tuneli i Kalimashit në Shqipëri dhe më i gjati në rajon. Përveç këtyre tre pikave do të ketë edhe pika të tjera të cilat në interes të dy shteteve dhe qytetarëve”, tha Mexhiti.

Përndryshe, këto vendime janë edhe një dëshmi se Maqedonia e Veriut dëshiron të thellojë edhe më shumë bashkëpunimin me Republikën e Kosovës në shumë fusha, por edhe lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë.  Kosova dhe Maqedonia janë shembull se si dy shtete fqinje tregojnë marrëdhënie të mira dhe partneritet të mirë ekonomik dhe politik dhe ky shembull duhet të shërbejë edhe për vendet tjera të rajonit, në mënyrë që në Ballkan të ketë paqe të qëndrueshme.

https://www.facebook.com/share/p/SZMKgbhyx3MSxg8j/?mibextid=WC7FNe

Continue Reading

TOP Lajme