Connect with us

Lajme

Fetai: VLEN po i sanon lëshimet në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

Published

on

Zv.kryeministri për qeverisje të mirë dhe transparencë, Arben Fetai, ka shkruar se Marrëveshja e Ohrit nuk ishte marrëveshje paqeje por marrëveshje për një rend të ri kushtetues dhe juridik, me demokracinë konsociale dhe ndarjen e pushtetit në qendër. Qeveria aktuale do të sjell ligj për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, që fryma e Marrëveshjes së Ohrit të kthehet në detyrim ligjor e jo më të ngel në nivel të folklorit, me kryeministër teknik shqiptar por asnjë shqiptar në akademinë e shkencave dhe arteve apo në njësitë speciale të sigurisë.

Postimi i plotë i Fetait:

“Marrëveshja e Ohrit nuk ishte marrëveshje paqeje por marrëveshje për një rend të ri kushtetues dhe juridik, me demokracinë konsociale dhe ndarjen e pushtetit në qendër. Etërit e saj, Arbën Xhaferi dhe Imer Imeri kishin ideuar një kornizë të re për më shumë të drejta kolektive për bashkësitë jo-shumicë, më shumë përfshirje dhe autonomi vendimmarrëse, duke eliminuar në të njëjtën kohë edhe diktatin e shumicës apo majorizimin e përfaqësuesve politikë të grupeve jo-shumicë.

23 vite më vonë, Marrëveshja e Ohrit ngelet e pakompletuar në shumë segmente për shkak të zgjidhjeve gjysmake dhe lëshimëve në zbatim, që e kanë tjetërsuar frymën dhe germën menduar nga etërit e saj. Koalicioni VLEN, qysh në javët e para ka filluar t’i sanojë disa nga këto lëshime, si decentralizimin fiskal, duke mobilizuar nivele të papara deri më tani të financimit komunal. VLEN poashtu do të sjell ligj për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, që fryma e Marrëveshjes së Ohrit të kthehet në detyrim ligjor e jo më të ngel në nivel të folklorit, me kryeministër teknik shqiptar por asnjë shqiptar në akademinë e shkencave dhe arteve apo në njësitë speciale të sigurisë. Vazhdojmë rrugës së Arbrit!”, ka përfunduar zv. Kryeministri Fetai.

Continue Reading

Lajme

Ibrahim Deharin nuk e shpëtuan as presionet ndaj Bordit, shkarkohet nga pozita e Drejtorit

Published

on

By

Pavarësisht presioneve të shumta, Bordi i Parkut Kombëtar “Mali Sharr” ka vendosur të shkarkojë nga detyra Ibrahim Deharin, kuadër i Bashkimit Demokratik për Integrim , i cili ushtronte funksionin e drejtorit të këtij institucioni që nga emërimi i tij më 30 korrik 2021. Edhe përskaj lutjeve të Deharit ndaj kryeministrit Hristijan Mickovski për mos largim nga pozita, ai u shkarkua sot nga Bordi udhëheqës.

Në vend të tij, pritet të emërohet Emir Huseini, një afarist i dalluar dhe sipërmarrës i ri nga Tetova, i njohur për menaxhimin e suksesshëm të projekteve dhe sekretar i degës së Tetovës i Aleancës për Shqiptarët. Huseini ka një përvojë të gjerë në sektorin privat dhe është vlerësuar për aftësitë e tij menaxheriale dhe vizionin për zhvillimin e qëndrueshëm të zonave të mbrojtura. Emërimi i tij shihet si një hap drejt përmirësimit të menaxhimit dhe mbrojtjes së pasurive natyrore të Parkut Kombëtar “Mali Sharr”.

Continue Reading

Lajme

Bujare Abazi menaxhoi suksesshëm postat duke ulur humbjet nga 3.7 në 2.2 milionë euro

Published

on

By

Bujare Abazi dëshmoi se kur ke vullnet pozitiv për t’i ndryshuar gjërat e pamundura nuk ekziston. Prandaj, Abazi me gjithë kapacitetin intelektual, me një ekip pune të përsosur arriti të bëjë ndryshime drastike në Postat e Maqedonisë së Veriut.

Parimi bazë i udhëheqjes së Abazit në Postat e Maqedonisë së Veriut ka qenë, ullja e humbjeve, vlerësimi i punës të secilit punëtorë, pastrimi i grumbullimit të paketave me vite, me fjalë të tjera vendosja në binarë të funksionimit. Sepse, deri në atë kohë gjithçka kishte funksionuar jashtë sistemit e për qëllime tjera.

Kujtojmë që, për dallim nga drejtori paraprak i cili në vitin 2022 ka rezultuar me humbje 3.7 milion euro, në vitin 2023 edhe pse behet rritja e pagave humbja bie ne 2.2 milion euro, kjo falë menaxhimit të suksesshëm të ish drejtoreshës, Bujare Abazi.

Se Abazi ka pasur qeverisje të suksesshme e të përgjegjshme në Postë dëshmojnë faktet si në vijim:

– Para Bujare Abazit Postat ishin në humbje 3.7milion euro , me Abazin humbja bie në 2.2 milionë euro
– Rritje e pagave për 10%
– Rritje e të hyrave për 500 mijë euro
– Mbi 300 milionë euro larje të borxheve ndaj komintëntëve
– Stabilizim i Ndërrmarrjes pas kaosit
– Paga të rregullta K15
– Sigurimi i uniformave për postierët që ishin lënë në harresë për 15 vite

Kujtojmë që, rritja e pagës së drejtorit gjeneral të postave është bërë në atë nivel si rritja më e ulët që ka ndodhur nga viti 2008 e këndej. Publiku është dëshmitarë i funksionimit të Postës gjatë mandatit të Bujare Abazit dhe para kësaj periudhe.

Figura e Bujare Abazit mbetet model e identifikimi të një personi që dha gjithçka prej vetes për ta menaxhuar atë institucion ashtu siç duhet dhe ashtu siç i ka hije.

Continue Reading

Lajme

Nënkryetari i degës së BDI Tetovë, Mickoskit: Të lutem ma mundëso të mbetem drejtor, nuk jam anëtar i ndonjë partie politike

Published

on

By

U.d. Drejtori i Institucionit Publik Parku Kombëtar Sharr, Ibrahim Dehari tha se, në mbledhjen e Bordit që pritet të mbahet sot, do të bëhet edhe largimi i tij, që për këtë, iu drejtua edhe me një letër kryeministrit të vendit, Hristijn Mickoskit, përcjell TV21. Dehari tha se edhe pse është emëruar në pozitën e tij nga qeveria e kaluar, ai nuk është pjesë e ndonjë partie dhe për këtë, i kërkoi kryeministrit që t’ia mundësoj siç thotë, të vazhdoj me sukseset në këtë institucion.

Dehri numëroi një numër të arriturash që nga emërimi i tij dhe shtoi se është i gatshëm ta pranoj sfidën duke shpresuar që do t’i mundësohet të vazhdoj pa pengesa angazhimin e tij “që të ndalen të gjitha “dhunimet” e Malit Sharr në interes të njerëzve dhe natyrës në Maqedoni”.

“Po iu drejtohem juve dhe gjithë publikut me informacionin se nesër është caktuar mbledhja e parë konstituive e Bordit të ri Drejtues, i cili do të udhëheq me Institucionin Publik Parku Kombëtar Mali Sharr, ku pritet të ndodhë edhe ndërrimi im.

Me gjithë respektin e duhur ndaj Qeverisë, si një mundësi e fundit për të vazhduar punën e suksesshme, sot iu drejtova me shkrim Kryeministrit. Letrën po e ndaj me ju në mënyrë të plotë”, ka shkruar Dehari./TV21/

Continue Reading

TOP Lajme