Lajme
Valbon Limani: Me vendim të Këshillit Organizativ, kryetar i degës së Aleancës për Shqiptarët në Dibër u emërua Shefki Lleshi
Në selinë qendrore të Aleancës për Shqiptarët në Tetovë është mbajtur mbledhja e parë e këshillit organizativ të kongresit të ASH-së, ku në këtë mbledhje me vendim të këshillit për kryetar dege është zgjedhur ryetar i degës së Aleancës për Shqiptarët në Dibër u emërua Shefki Lleshi, i cili do të marrë përsipër organizimin dhe fuqizimin e strukturës së degës në këtë komunë, shkruan Top24
Këshilli Organizativ i Aleancës për Shqiptarët sot mbajti mbledhjen e parë konstituive.
Në këtë mbledhje u shqyrtuan çështje me rëndësi për funksionalizimin e strukturës organizative dhe u morën vendime për themelimin e organeve përkatëse në kuadër të Këshillit Organizativ. Po ashtu, u vendos për themelimin e Departamentit të Informimit, i cili do të ketë rol kyç në komunikimin publik dhe koordinimin e aktiviteteve informuese.
Gjatë takimit u diskutua për procesin e konsolidimit të strukturave partiake. Fillimisht do të realizohet një analizë e strukturës aktuale organizative, ndërsa më pas do të përgatitet një raport i detajuar mbi gjendjen në terren dhe hapat e mëtejmë të veprimit.
Me vendim të Këshillit Organizativ, kryetar i degës së Aleancës për Shqiptarët në Dibër u emërua Shefki Lleshi, i cili do të marrë përsipër organizimin dhe fuqizimin e strukturës së degës në këtë komunë.
Në mbledhje mori pjesë edhe kryetari i partisë, Arben Taravari, i cili informoi anëtarët e Këshillit mbi zhvillimet aktuale politike në vend, si dhe mbi prioritetet dhe angazhimet e ardhshme të subjektit politik.
Këshilli Organizativ mbetet i përkushtuar në forcimin e strukturave, rritjen e transparencës dhe avancimin e angazhimit politik në shërbim të qytetarëve.
