Connect with us

Lajme

Ademi takon Ambasadorin italian në Shkup, kërkon mbështetje për provimin e jurisprudencës në shqip

Published

on

Mevlan Ademi nga iniciativa e studentëve shqiptarë të Juridikut ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim në Shkup me Ambasadorin e Italisë, Paolo Palminteri, ku në fokus ishte nisma për mbajtjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Sipas Ademit, në takim – ku morën pjesë edhe kolegët Jon dhe Besa – është diskutuar hapur për kërkesën që, siç thekson ai, lidhet me barazinë, dinjitetin dhe të drejtat e studentëve shqiptarë.

Ai ka bërë të ditur se ambasadori italian ka shprehur mbështetje për këtë çështje dhe ka theksuar se do ta adresojë atë edhe në një nivel më të gjerë me ambasadorët evropianë.

Postimi i plotë i Ademit:

“Takim i rëndësishëm në Shkup me Ambasadorin e Italisë, z. Paolo Palminteri 🇮🇹, së bashku me kolegët Jon dhe Besa.

Diskutuam hapur për nismën tonë për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe; një kërkesë e drejtë që lidhet me barazinë, dinjitetin dhe të drejtat që na takojnë.

Ambasadori Palminteri shprehu mbështetjen dhe theksoi se do ta adresojë këtë çështje edhe në nivel më të gjerë me ambasadorët evropianë 🇪🇺

Sa më shumë zëra, aq më e fortë kauza. 📢✊📚

#BashkohuDheTi”, ka shkruar Ademi.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *