Connect with us

Lajme

Katër rrugë të Gostivarit po rikonstruktohen njëkohësisht

Published

on

Në qytetin e Gostivarit kanë nisur njëkohësisht punimet për rikonstruktimin e katër rrugëve, si pjesë e investimeve infrastrukturore të Komunës. Sipas autoriteteve lokale, projektet synojnë përmirësimin e qarkullimit dhe rritjen e sigurisë për qytetarët.

Rrugët që po rikonstruktohen përfshijnë segmente të rëndësishme urbane, të cilat prej vitesh kanë pasur nevojë për ndërhyrje serioze për shkak të dëmtimeve dhe amortizimit. Punimet përfshijnë rregullimin e nënshtresës, asfaltimin e plotë, si dhe sanimin e trotuareve dhe infrastrukturës përcjellëse.

Nga Komuna bëhet e ditur se punimet po zhvillohen sipas planit dinamik dhe pritet të përfundojnë brenda afateve të parashikuara, duke minimizuar pengesat për qytetarët dhe trafikun.

“Kanë filluar punimet për rikonstruktimin e dy rrugëve në lagjen Lajthia, edhe atë rruga ‘Drage Todorovski’, në gjatësi prej 800 metrash nga Xhamia e Lajthisë deri në dalje te rruga ‘Beliçica’, si dhe rruga ‘Momir Markovski’, në gjatësi prej 300 metrash që lidhet me të dy rrugët kryesore. Poashtu ditë më parë filluan punimet në rrugën ‘Borçe Jovanovski’ dhe .Projekti përfshin rikonstruktimin e plotë të segmentit rrugor në gjatësi prej 250 metrash, me qëllim përmirësimin e infrastrukturës urbane, rritjen e sigurisë në komunikacion dhe krijimin e kushteve më të mira për këmbësorët dhe pjesëmarrësit në trafik. Krahas kësaj, jemi duke rregulluar edhe një rrugë tjetër në brendi të qytetit. Për shkak të realizimit të punimeve, komunikacioni në këto rrugë do të jetë pjesërisht i ndaluar dhe do të zhvillohet sipas një regjimi të përkohshëm trafiku. Kërkojmë mirëkuptim dhe apelojmë për respektim të sinjalizimit të vendosur, me qëllim mbarëvajtjen sa më efikase të punimeve”, thotë Valbon Limani, kryetar i Komunës së Gostivarit.

Autoritetet komunale të Gostivarit u bëjnë thirrje banorëve për mirëkuptim gjatë periudhës së realizimit të punimeve, duke theksuar se këto investime do të kontribuojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe zhvillimin urban të qytetit. (koha.mk)

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *