Lajme
Arben Taravari sfidon Arben Fetaun: Dil tregoi opinionit kush është polici me dosje “kaq” që është propozuar nga unë dhe që punon ende në polici (VIDEO)
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari është pyetur rreth akuzave të zëvendëskryeministrit Arben Fetai se për shkak të propozimit të një polici me dosje të madhe për gjashtë muaj nuk ka mundur të zgjidhet kryeshefi i policisë në Ohër që sipas Fetaut ka qenë propozim i Taravarit. Ndaj kësaj deklarate kryetari Taravari u përgjigj duke e sfiduar Arben Fetaun për të marrë guximin dhe të del publikisht të tregoj opinionit emrin e policit që është propozuar nga ai me dosje “kaq” dhe që ende punon në polici. Sipas Tarvarit kjo është paradoks në vete dhe nuk ka kuptim, por ja le ta tregon kush është, shkruan Top24
