Connect with us

Lajme

Ambasadori Meidani takon Valbon Limanin dhe Isen Shabanin

Published

on

Ambasadori i Shqipërisë në Republikëne Maqedonisë së Veriut, shkëleqesia e tij Denion Meidani sot ka takuar kryetarin e komunës së Gostivarit, Valbon Limani dhe kryetarin e komunës së Vrapçishtit Isen Shabani, shkruan Top24

Ambasadori Meidani uroi dy kryetarët e komunave duke falënderouar për përkushtimin, punën e palodhur dhe përfaqësimin dinjitoz të qytetarëve që përfaqësojnë. Meidani së bashku me Limanin dhe Shabanin mes tjerash diskutuan edhe për rëndësinë e strategjike të Korridorit VIII — nevojën, ndikimin afatgjatë dhe potencialin e tij për zhvillim ekonomik — veçanërisht duke qenë se këto komuna janë pjesë e gjurmës së këtij korridori. Diskutuam gjithashtu vazhdimësinë e projekteve të përbashkëta dhe nisma të reja që kontribuojnë në zhvillimin lokal dhe forcimin e lidhjeve ndërinstitucionale.Top24

“I urova suksese në mandatin e ri dhe i falënderova për përkushtimin, punën e palodhur dhe përfaqësimin dinjitoz të qytetarëve që përfaqësojnë”, ka shkruar Meidani.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *