Lajme
Mbishkrimet në Tearcë, Uzairi: Kur shteti dështon për të defokusuar opinionin rikthen tensionet ndëretnike
Ish sekretari organizativ i Aleancës për Shqiptarët, Gadaf Uzairi përmes një postimi në profilin e tij ka reaguar ndaj ngjarjeve të fundit në komunën komunën e Tearcës ku mëngjesin e sotëm u panë mbishkrime nacionaliste në muret e stadiumit të Tearcës ku shkruhej „Смрт за Шиптари„. Këto provokime Uzairi i quan si dështim të shtetit në ë ekonomi, drejtësi dhe standard jetese, dhe që po i rikthehen provokimet etnike si alibi politike për të defokusuar opinionin nga problemet reale.
“Kur shteti dështon në ekonomi, drejtësi dhe standard jetese, rikthehen provokimet etnike si alibi politike për të defokusuar opinionin nga problemet reale.
Këto shkrime nuk janë vandalizëm i rastësishëm, por mjete të qëllimshme për të mbuluar dështimet që qytetarët i paguajnë çdo ditë.
Kjo lojë e vjetër duhet të marrë fund.
Tani është koha të shtrëngojmë dorën
njëri-tjetrit dhe ta ndalojmë këtë regjim, i cili në fund të ditës do të na fundosë të gjithëve”, ka shkruar Uzairi.
