Connect with us

Lajme

Aleanca për Shqiptarët: Aksioni në Bërvenicë hap pyetje serioze për sundimin e ligjit

Published

on

Aleanca për Shqiptarët e përshëndet aksionin policor të zhvilluar në Bërvenicë, por ky rast hap një sërë pyetjesh serioze që kërkojnë përgjigje të qarta nga institucionet kompetente

Së pari, cila është afërsia e personit S.Z., tek i cili u gjetën armë dhe lëndë narkotike, meqë sipas materialeve të publikuara ai shfaqet në fotografi me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe kryetarin e Komunës së Bërvenicës, Jovica Ilievski?

Pas gati dy vitesh qeverisje të koalicionit VMRO–VLEN, shtrohet pyetja thelbësore:

A ka ndikuar afërsia politike me VMRO-DPMNE-në që ky individ të gëzojë mbrojtje apo favore institucionale?

Po ashtu, pse mungon një deklaratë zyrtare dhe e detajuar nga Ministria e Punëve të Brendshme për këtë aksion policor, ndryshe nga raste të ngjashme të ditëve të fundit, për të cilat kishte njoftime të plota dhe materiale video?

Cili është raporti i këtij personi me udhëheqësinë e MPB-së në Tetovë dhe pse ende nuk ka asnjë reagim nga MPB Tetovë, ministri apo zëvendësministri i Punëve të Brendshme?

Një tjetër dilemë serioze lidhet me kompaninë e sigurimit “Praetorian Security Solution”:

A është kjo kompani në pronësi të tij, siç është raportuar nga disa media?

Në çfarë procedure dhe mbi çfarë kriteresh kjo kompani ka fituar kontratën për sigurimin e Kodrës së Diellit dhe infrastrukturës përreth?

A ka pasur ndikim politik në këtë proces për shkak të afërsisë me VMRO-DPMNE-në?

A duhet që Kodra e Diellit, respektivisht ESM, të vazhdojë kontratën me një kompani sigurimi për pronarin e së cilës pretendohet se është arrestuar për posedim armësh dhe lëndësh narkotike?

A ka një kompani e tillë kredibilitet për të siguruar objekte publike dhe infrastrukturë strategjike?

Në fund, Aleanca për Shqiptarët pyet qartë:

a do të jenë aksionet kundër grupeve kriminale dhe trafikantëve të drogës të barabarta për të gjithë, apo të ndikuara nga afërsia politike?

Sundimi i ligjit duhet të vlejë njësoj për të gjithë.

Aleanca për Shqiptarët

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *