Lajme
Snopçe: Të punësuarit nga Gostivari e andej vetëm për pagesa rrugore paguajnë më shumë se 100euro
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe në fjalën e tij në parlamentin e Maqedonisë së Veriut ka theksuar se për një të punësuar nga Gostivari e andej që vjen në punë në Shkup paguajnë 280 den në ditë për pagesa rrugore ndërsa mbi njëqind euro në muaj, ndërsa në vit 1200 euro vetëm pagesa rrugore. Snopçe ka numëruar disa vende europiane kiu pagesat rrugore për një vit paguajn 50euro si, Rumania, Bullgaria, Zvicra ku pagesa vjetore është 50euro, ndërsa në Hungari është pak më shtrenjtë 150euro për një vit. Sipas Snopçes qytetarët e Maqedonisë së Veriut harxhojnë 12 herë më shumë se vendet e zhvilluara.
“Një qytetar nga Gostivari që punon në Shkup, çdo ditë paguan 280 denarë pagesë rrugore. Në muaj kjo i bie afërsisht 100 euro, ndërsa në vit rreth 1.200 euro.
Ndërkohë, në Bullgari, Rumani dhe Zvicër, për shembull, ekzistojnë pagesa vjetore në vlerë prej 50 euro. Në Austri pagesa vjetore është 100 euro, ndërsa në Hungari 150 euro. Nga ana tjetër, ka shtete si Gjermania, Danimarka, Holanda dhe Belgjika, ku nuk bëhet asnjë pagesë fare. Madje edhe në Kosovë nuk ka pagesa rrugore, ndërsa në Shqipëri paguhet vetëm në disa segmente të caktuara.
Pra, një qytetar që jeton në Gostivar, për vetëm një muaj paguan dyfishin e vlerës së pagesës vjetore në Bullgari, Rumani apo Zvicër. Ndërsa për një vit, qytetari nga Gostivari që punon në Shkup paguan për “patarina” minimumi 12 herë më shumë sesa qytetarët në vendet e zhvilluara evropiane”, thekson Snopçe.
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe në fjalën e tij në parlamentin e Maqedonisë së Veriut ka theksuar se për një të punësuar nga Gostivari e andej që vjen në punë në Shkup paguajnë 280 den në ditë për pagesa rrugore ndërsa mbi njëqind euro në muaj, ndërsa në vit 1200 euro vetëm pagesa rrugore. Snopçe ka numëruar disa vende europiane kiu pagesat rrugore për një vit paguajn 50euro si, Rumania, Bullgaria, Zvicra ku pagesa vjetore është 50euro, ndërsa në Hungari është pak më shtrenjtë 150euro për një vit. Sipas Snopçes qytetarët e Maqedonisë së Veriut harxhojnë 12 herë më shumë se vendet e zhvilluara, shkruan Top24
Një qytetar nga Gostivari që punon në Shkup, çdo ditë paguan 280 denarë pagesë rrugore. Në muaj kjo i bie afërsisht 100 euro, ndërsa në vit rreth 1.200 euro.
Ndërkohë, në Bullgari, Rumani dhe Zvicër, për shembull, ekzistojnë pagesa vjetore në vlerë prej 50 euro. Në Austri pagesa vjetore është 100 euro, ndërsa në Hungari 150 euro. Nga ana tjetër, ka shtete si Gjermania, Danimarka, Holanda dhe Belgjika, ku nuk bëhet asnjë pagesë fare. Madje edhe në Kosovë nuk ka pagesa rrugore, ndërsa në Shqipëri paguhet vetëm në disa segmente të caktuara.
Pra, një qytetar që jeton në Gostivar, për vetëm një muaj paguan dyfishin e vlerës së pagesës vjetore në Bullgari, Rumani apo Zvicër. Ndërsa për një vit, qytetari nga Gostivari që punon në Shkup paguan për “patarina” minimumi 12 herë më shumë sesa qytetarët në vendet e zhvilluara evropiane.
