Connect with us

Lajme

Policia ngrit padi penale ndaj gjykatësit Gjoko Ristov, rrezikon deri në 10 vjet burg dhe konfiskim i pasurisë

Published

on

MPB njofton se më datë 20.01.2026, Njësia për Korrupsion pranë Departamentit për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PTHP KOK) kundër personit Gj.R. (53) nga Negotina, me vendbanim në Shkup, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale “përfitim i kundërligjshëm dhe fshehje e pasurisë” sipas nenit 359-a paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 dhe “pastrim parash dhe të ardhurash të tjera nga vepra penale” sipas nenit 273 paragrafi 1 të Kodit Penal.

Gj.R., në cilësinë e personit zyrtar – gjykatës në Gjykatën e Apelit në Shkup, në periudhën kohore nga 10.02.2020 e deri më sot, në kundërshtim me detyrimin ligjor për deklarimin e gjendjes pasurore ose ndryshimeve të saj, ka dhënë të dhëna të rreme për pasurinë e tij dhe të familjes së tij, pasuri e cila në përmasa të mëdha i tejkalon të ardhurat e tij ligjore.
Me këtë rast, më 18.01.2026, në bazë të urdhrit të lëshuar nga gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore Penale Shkup, në koordinim me prokurorin publik kompetent, është kryer bastisje në shtëpinë e prindërve të tij në Negotinë. Në katin e parë, konkretisht në hapësirën e kuzhinës, janë vërejtur rrethana të dyshimta për kryerje të punimeve ndërtimore (korrigjim i pllakave të murit). Pas heqjes së një pllake qeramike muri, është konstatuar një vrimë në të cilën ndodheshin rula alumini në formë cilindri, të paketuara në gjithsej 13 paketime të veçanta, ku janë gjetur 610 kartëmonedha me prerje nga 500 euro dhe 225 kartëmonedha me prerje nga 200 euro, ose gjithsej 350.000 euro.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *