Lajme
Hafizi më i ri nga Gostivari merr titullin me sukses të lartë
Komisioni për Hifz pranë Muftinisë së BFI-së në Gostivar, i konvokuar nga Muftiu H. Sabahudin ef. Zendeli, ka përfunduar me sukses dëgjimin e tri seancave të kandidatit për hafiz, Mizan Bajramali Lush.
Seanca e parë u mbajt më 9 janar 2026 (e premte), e dyta më 12 janar 2026 (e hënë), ndërsa seanca e tretë dhe përfundimtare u zhvillua më 16 janar 2026 (e premte). Pas përfundimit të të gjitha seancave, komisioni e vlerësoi lart hifzin e kandidatit, duke i dhënë notën maksimale.
Komisioni përbëhej nga Hfz. Jusuf ef. Xheladini, kryetar, si dhe anëtarët Hfz. Jakup ef. Jakupi, Hfz. Tahir ef. Halimi dhe Hfz. Mahmut ef. Boleci.
Hafizi më i ri në Gostivar, Mizan Bajramali Lush, hifzin e ka ndjekur nën mbikëqyrjen e muhafizit Mr. Eljesa ef. Asani, drejtor i Institutit për Hifz dhe Bukurlexim të Kur’anit Famëlartë “Hfz. Hasan ef. Zendeli” në Gostivar.
