Connect with us

Lajme

Mbyllen votimet në Gostivar, Vrapçisht dhe Mavrovë e Rostushë

Published

on

Janë mbyllur zyrtarisht qendrat e votimit në komunat Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë dhe Rostushë, ku procesi zgjedhor u zhvillua gjatë ditës së sotme.

Sipas informatave fillestare nga komisionet zgjedhore lokale, votimi ka përfunduar në orarin e paraparë, ndërsa procesi është zhvilluar kryesisht i qetë dhe pa incidente serioze që do të cenonin mbarëvajtjen e tij, njofton TS.

Pas mbylljes së vendvotimeve, ka nisur numërimi i votave, ndërsa rezultatet paraprake pritet të publikohen pas përfundimit të procedurave përkatëse nga autoritetet zgjedhore./TS

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *