Connect with us

Lajme

Taravari: Arben Fetai ekspert që la Belgjikën për të luftuar korrupsionin tek ne, kur të kritikon LEVICA atëherë je në rrugë të drejtë

Published

on

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari është i ftuar në emisionin Daily Click. Taravari për emërimin e Arben Fetait në postin e zëvendëskryeministrit për Qeverisje të Mirë dhe Transparencë e cilësoi si një më të duhurin, duke marrë parasysh ekspertizën e Fetait dhe veprën e tij që la një jetesë më të mirë në Belgjikë vetëm për të kontribuar në vend në luftën ndaj korrupsionit.

“Në qoftë se e merrni CV-në e Arben Fetait, e shihni se rrallë njerëz ka në Maqedoni, por jo vetëm në Maqedoni por në gjithë pjesët tona. Në njeri i cili e la një rrogë shumë të madhe në Bruksel, dhe erdhi për të ndihmuar që të jepet maksimumi që të zbardhen çështjet e korrupsionit. LEVICA le të merret sa më shumë me ne, kur të kritikon LEVICA atëherë jemi në rrugë të drejtë” – theksoi Taravari.

Continue Reading

Lajme

Faton Ahmeti: Që nga 15 Shtatori i vitit 2002 BDI me Ali Ahmetin janë forca kryesore politike në vend

Published

on

By

Më 15 shtator 2002, saktësisht 23 vite më parë, u shënua një ngjarje historike për shqiptarët në Maqedoni. Në këtë datë, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), i udhëhequr nga Komandanti i Përgjithshëm i UÇK-së, z. Ali Ahmeti, mori pjesë për herë të parë në zgjedhjet parlamentare, të cilat u zhvilluan menjëherë pas përfundimit të luftës së vitit 2001. Në ato zgjedhje, BDI mori një mbështetje plebishitare nga populli shqiptar, duke u shndërruar në forcën kryesore politike dhe duke u bërë pjesë e qeverisë së vendit. Kjo mbështetje e gjerë ishte shenjë e besimit të shqiptarëve tek një subjekt politik që lindi si fryt i rezistencës dhe sakrificës.

Me hyrjen në qeveri, BDI hapi rrugën për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, dokumenti i cili përmbysi dekada të tëra diskriminimi dhe i bëri shqiptarët zot në vendin e vet. Filloi procesi i barazisë politike, përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe, integrimit në institucionet shtetërore dhe hapja e perspektivës së re për të drejtat kolektive dhe individuale.

15 shtatori i vitit 2002 mbetet një datë e skalitur në kujtesën politike të shqiptarëve, si fillimi i një epoke të re të përfaqësimit dinjitoz dhe të fuqizimit politik.

#BDI
#AA

Continue Reading

Lajme

Bujar Osmani: Na e hoqën gjuhën, e braktisën rrugën drejt BE-së, zgjedhjet janë referendum për fatin tonë

Published

on

By

Bujar Osmani, kandidat për kryetar të komunës së Çairit, dje kritikoi ashpër Qeverinë e VMRO-DPMNE dhe VLEN, duke theksuar se sot shqiptarët nuk i zgjedhin vetë liderët e tyre, por ata u “caktohen” në Pallatin e Bardhë të VMRO-së.

“Neve shqiptarëve sot na i caktojnë liderët në Pallatin e Bardhë të VMRO-së. Dhe pyetja është: a do të lejojmë që për një eskavator që vjen nga kreditë hungareze, nga Kina, Budapesti apo Beogradi, e përfundon këtu, ta shesim të drejtën tonë për të vendosur mbi fatin tonë?”, filloi Osmani.

Ai akuzoi qeverinë se po shuan gjithçka që është shqiptare në institucione, nga gjuha deri te tabelat, dokumentet dhe formularët.

“Dhe gjëja më e rëndësishme, na e hoqën gjuhën. Gjuhën me të cilën jam mburrur aq shumë, saqë çdo dokument që e nënshkruaja si ministër i Punëve të Jashtme e dërgoja në Uashington në dy kolona, në maqedonisht dhe në shqip. E dini çfarë bënë tani në Ministri? E hoqën gjuhën. E hoqën memorandum-in ku ishte shkruar emri i ministrisë në shqip. I hoqën formularët zyrtarë. I hoqën tabelat nga institucionet”, tha Osmani.

Ai theksoi se kjo nuk është vetëm betejë për pushtet lokal, por zgjedhje mes dy të ardhmesh krejtësisht të ndryshme, njëra evropiane, tjetra ballkanike, nacionaliste dhe destruktive.

“Ne nuk jemi popull që e shet sovranitetin e vet. Sot Maqedonia e Veriut e humbi rrugën drejt Bashkimit Evropian. Mali i Zi, me 40% serbë, ende qëndron. ‘Bota serbe’ po përpiqet ta pengojë Malin e Zi që të mos i bashkohet BE-së. Dhe ata, vetëm 300 mijë banorë, po luftojnë me gjithçka që kanë për të vazhduar në rrugën evropiane, sepse e dinë se nëse ndalen, do të përfundojnë në përqafimin e botës serbe”, tha Osmani.

Osmani vuri në dukje edhe kthesën e rrezikshme në politikën e jashtme të shtetit, e cila sipas tij nënkupton heqjen dorë nga pozicionet demokratike të deritanishme.

“Maqedonia e Veriut e ndryshoi kursin e politikës së jashtme. Kur unë isha ministër i punëve të jashtme, vendosëm që qëndrimi shtetëror i Maqedonisë për konfliktin Izrael–Palestinë është zgjidhja me dy shtete, që të jetojnë si fqinj në paqe dhe miqësi. Ky ishte pozicioni zyrtar i Maqedonisë së Veriut. Dje, Maqedonia e Veriut votoi kundër zgjidhjes me dy shtete”, tha Osmani.

Në fund, Osmani theksoi se këto zgjedhje janë më shumë se një zgjedhje lokale, ato janë një test thelbësor për të ardhmen:.

“Prandaj, ajo që po ndodh nuk është vetëm një votim. Ky është referendum. A do të ecim drejt BE-së apo do të mbetemi në botën serbe? A do të jemi zot në shtëpinë tonë apo qiraxhinj në të? A do të kemi Çair me dinjitet për fëmijët tanë apo Çair që do të kolapsojë për disa vite?”, përfundoi ai.

Continue Reading

Lajme

Rruga Tetovë – Prizren: RMV-ja ende nuk e ka hapur tenderin për fazën e projektimit

Published

on

By

Përderisa në Kosovë vijojnë punimet, në Maqedoninë e Veriut ende nuk është hapur tenderi për fazën e projektimit të rrugës Tetovë – Prizren, shkruan Portalb.mk.

Të pyetur për ecurinë e projektit, nga kabineti i zëvendës-ministres së Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqirit, për Portalb.mk theksuan se në kohë rekord është siguruar detyrë projektuese nga Fakulteti i Ndërtimtarisë në Shkup.

“Pikat referuese të kësaj detyre projektuese tashmë janë pranuar si nga pala kosovare, ashtu edhe nga pala jonë. Sipas procedurave të nevojshme, mbetet edhe nënshkrimi final nga Fakulteti i Ndërtimtarisë, i cili pritet të sigurohet shumë shpejt”, thanë nga kabineti i Kaltrina Zekolli Shaqirit.

Nga aty shtuan se janë në bisedime të vazhdueshme me Ndërmarrjen Publike për Rrugët Shtetërore, në mënyrë që menjëherë pas përfundimit të këtyre hapave të hapet tenderimi për fazën e projektimit.

“Presim që ky proces të finalizohet së shpejti, duke hapur rrugën drejt realizimit konkret të projektit strategjik që lidh Tetovën me Prizrenin”, thanë nga kabineti i zëvendës-ministres.

Nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e Kosovës nuk u përgjigjën në pyetjet gazetareske të Portalb.mk për këtë projekt.

Pas shumë zvarritjeve, në prill 2025 u formua grupi i përbashkët i punës midis RMV-së dhe Kosovës për këtë projekt, ndërsa takimi i parë u mbajt dy muaj më pas në qershor, ku u theksua përshpejtimi i procedurave burokratike.

Paraprakisht, nga Ministria e Transportit të RMV-së kanë bërë të ditur se është ndarë buxheti për fazën e projektimit të tunelit.

Ndryshe nga RMV-ja, në Kosovë me 13 gusht 2024 filluan punimet për rrugën Prizren – Tetovë. Paraprakisht me 2 gusht 2024 Kosova nënshkroi kontratat për realizimin e punimeve për këtë projekt. Ndërsa më 23 maj 2024 në Kuvendin e Republikës së Kosovës u miratua propozimi për ratifikimin e marrëveshjes për bashkëfinancimin e punimeve në rrugën Tetovë – Prizren.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar në Shkup në janar 2024 , vetëm për finalizimin e dokumenteve për projektimin e tunelit që do ta lidh këtë rrugë do të duhen një vjet e gjysmë, që do të thotë deri në mes të vitit 2026.

18 muaj është afati për kompletimin e dokumentacionit të projektit për ndërtimin e tunelit për rrugën Tetovë – Prizren, ndërkaq financimi i ndërtimit të tunelit do të bëhet në vlerë proporcionale, sipas gjatësisë së tunelit në territorin e secilës anë. Kjo mes tjerash është e përfshirë në marrëveshjen mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës për ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizren, të cilën Portalb.mk e publikoi ekskluzivisht.

Aktualisht prej Tetovës në Prizren, rruga është 109 kilometra, ndërkaq me rrugën e re parashikohet të shkurtohet për 69 kilometra, gjegjësisht kjo rrugë do të jetë e gjatë 40.6 kilometra.

Kjo rrugë në të kaluarën është premtuar në shumë cikle zgjedhore në RMV, por pa realizim deri më tani.

Continue Reading

TOP Lajme